Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Stimul jotradicional për prodhuesit e ushqimeve në bashkinë Vrëbnica

Foto: Rosica Stajkova

Në Vrëbnica do të krijojnë një restorant që do të ofrojë kuzhinë “gourmet”. Qëllimi është që të sigurohet treg për prodhuesit vendas dhe të tërhiqet vëmendja e turistëve. Banuesit e qytezës së vogël në malin Stara Pllanina krenohen me traditat kulinare që ruhen në rajon brez pas brezit. Një nga specialitetet e tyre është “fasule me pastërma”.

Restoranti i ri do të ndërtohet mbi sipërfaqe prej 250 metrash katrorë dhe do të kushtojë 300 mijë leva. Mjetet janë të parashikuara në programin financiar të bashkisë dhe vijnë nga të ardhurat e saj, shpjegoi kryetari i baskisë inxhinier Merdin Bajrjam.

Sipas planeve të kryetarit të baskisë restoranti do të presë miqtë gjatë vjeshtës me gjella tradicionale prej mishi, bulmetrash, kërpudhash, erëzash dhe mjalti. Të gjitha produktet për to do t’i sigurojnë prodhuesit vendas. Restoranti i ri do të ndodhet në sheshin e pazarit, ku çdo të vjeshtë mblidhen dhjetëra vizitues dhe tregtarë për panairin tradicional të Vrëbnicës. Objektiva kryesore është pikërisht të stimulohen turizmi dhe prodhuesit më të vegjël të baskisë, shpjegoi zoti Bajrjam.


Më shumë nga rubrika

Svetllozar Zhelev: Jetesa në mënyrë të ngadaltë nuk është një shpejtësi, por një shijim i çastit

Pas një fundjave me karakter maratonë, në të cilën i nevojitet të lexojë 6 libra, Svetllozar Zhelev i shkarkon emocionet e tij në facebook. “Krijoj një lëvizje për ngadalësi - për një lexim të ngadaltë, për një ngrënie të ngadaltë, për një pirje..

botuar më 20-07-13 9.27.PD
Universiteti

Specialistë të bullgarishtes nga Evropa dhe Azia mblidhen në Veliko Tërnovo

Përfaqësues të nëntë shteteve do të marrin pjesë në Seminarin veror të gjugës, letërsisë dhe kulturës bullgare në Universitetin e Veliko Tërnovos. Takimi tradicional shkencor do të zhvillohet për herë të 43-të.  30 pjesëmarrës do të përsosin..

botuar më 20-07-12 3.09.MD

Ekspozita jubile “Bullgaria ime, unë të dhashë ty çdo gjë...” përpara Teatrit Popullor “Ivan Vazov”

Ekspozita e organizuar nga Bashkia e Kryeqytetit dhe nga Muzeu Letrar Kombëtar është në lidhje me 170 vjetorin e lindjes së patriarkut të letërsisë bullgare Ivan Vazov (ai ka lindur më 9 korrik 1850). Deri më 26 korrik në Galeri në të hapur përpara..

botuar më 20-07-12 7.00.PD