Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Stimul jotradicional për prodhuesit e ushqimeve në bashkinë Vrëbnica

Foto: Rosica Stajkova

Në Vrëbnica do të krijojnë një restorant që do të ofrojë kuzhinë “gourmet”. Qëllimi është që të sigurohet treg për prodhuesit vendas dhe të tërhiqet vëmendja e turistëve. Banuesit e qytezës së vogël në malin Stara Pllanina krenohen me traditat kulinare që ruhen në rajon brez pas brezit. Një nga specialitetet e tyre është “fasule me pastërma”.

Restoranti i ri do të ndërtohet mbi sipërfaqe prej 250 metrash katrorë dhe do të kushtojë 300 mijë leva. Mjetet janë të parashikuara në programin financiar të bashkisë dhe vijnë nga të ardhurat e saj, shpjegoi kryetari i baskisë inxhinier Merdin Bajrjam.

Sipas planeve të kryetarit të baskisë restoranti do të presë miqtë gjatë vjeshtës me gjella tradicionale prej mishi, bulmetrash, kërpudhash, erëzash dhe mjalti. Të gjitha produktet për to do t’i sigurojnë prodhuesit vendas. Restoranti i ri do të ndodhet në sheshin e pazarit, ku çdo të vjeshtë mblidhen dhjetëra vizitues dhe tregtarë për panairin tradicional të Vrëbnicës. Objektiva kryesore është pikërisht të stimulohen turizmi dhe prodhuesit më të vegjël të baskisë, shpjegoi zoti Bajrjam.