Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Stimul jotradicional për prodhuesit e ushqimeve në bashkinë Vrëbnica

Foto: Rosica Stajkova

Në Vrëbnica do të krijojnë një restorant që do të ofrojë kuzhinë “gourmet”. Qëllimi është që të sigurohet treg për prodhuesit vendas dhe të tërhiqet vëmendja e turistëve. Banuesit e qytezës së vogël në malin Stara Pllanina krenohen me traditat kulinare që ruhen në rajon brez pas brezit. Një nga specialitetet e tyre është “fasule me pastërma”.

Restoranti i ri do të ndërtohet mbi sipërfaqe prej 250 metrash katrorë dhe do të kushtojë 300 mijë leva. Mjetet janë të parashikuara në programin financiar të bashkisë dhe vijnë nga të ardhurat e saj, shpjegoi kryetari i baskisë inxhinier Merdin Bajrjam.

Sipas planeve të kryetarit të baskisë restoranti do të presë miqtë gjatë vjeshtës me gjella tradicionale prej mishi, bulmetrash, kërpudhash, erëzash dhe mjalti. Të gjitha produktet për to do t’i sigurojnë prodhuesit vendas. Restoranti i ri do të ndodhet në sheshin e pazarit, ku çdo të vjeshtë mblidhen dhjetëra vizitues dhe tregtarë për panairin tradicional të Vrëbnicës. Objektiva kryesore është pikërisht të stimulohen turizmi dhe prodhuesit më të vegjël të baskisë, shpjegoi zoti Bajrjam.


Më shumë nga rubrika

Njerëzit nga sheshi dhe politikanët – pika kryqëzimi apo jo

Me ose pa votën e pritur të mosbesimit, të kërkuar nga Partia Socialiste Bullgare, protestuesit po mbeten nëpër sheshet me qëllime të cilat nuk përfundojnë me dorëheqjen e qeverisë dhe të kryeprokurorit. Pakënaqësia mbipartiake popullore me kërkesa për..

botuar më 20-07-23 2.47.MD

Nxënës bullgarë fituan medalje në Olimpiadën Ndërkombëtare të Mendeleevit

Në Olimpiadën Ndërkombëtare të Mendeleevit që u zhvillua online më 14 dhe 15 korrik u prezantuan më se 100 pjesëmarrës nga 27 shtete. Në këtë garë prestigjioze të kimisë Damjan Francov nga Gjimnazi Matematikor në Sofje dhe Pavell Nikollov nga..

botuar më 20-07-22 4.23.MD

Për zanatin e rrobaqepëses me dashuri

Prej viteve të shumta Gjonjull Ali nxjerr bukën e gojës duke u marrë me rrobaqepësi dhe rregullimin e rrobave në qytetin Razgrad (Bullgari Verilindore). Në një kohë kur rrobaqepësit, por dhe zanatet e tjera janë duke u zhdukur, ajo vazhdon të mbahet fortë..

botuar më 20-07-22 11.23.PD