Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 80

Foto: Ilustrimi është i Georgi Cvetkovit

Sallat e vallëzimit, teatrot dhe operat mund të punojnë në të mbyllur

Pas një takimi të përfaqësuesve të lidhjeve artistike krijuese me ministrat e shëndetësisë Kirill Ananiev dhe të kulturës Boill Banov u bë e qartë se sallat e vallëzimit, teatrot dhe operat mund të punojnë në të mbyllur. Në sallat e vallëzimit mund të mblidhen jo më shumë se 20 veta në distancë 4 metra nga njeri tjetri, sallat e teatrove në të mbyllur do të punojnë me 50 për qind nga kapaciteti i tyre.

Kopshtet e fëmijëve hapin dyert

Kopshtet dhe çerdhet e fëmijëve në vend që nga 26 maji rifillojnë punën e tyre. 26 për qind prej prindërve kanë dëshirë që fëmijët e tyre të frekuentojnë kopshtet, ndërsa ata të cilët dëshirojnë që fëmijët e tyre të frekuentojnë çerdhet janë 43 për qind. Sipas rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhomat duhet të dezinfektohen katër herë në ditë. Do të dezinfektohen edhe sipërfaqet e oborreve dhe shesheve, sepse sipas rekomandimit fëmijët duhet të kalojnë më shumë kohë përjashta.

Janë lejuar edhe aktivitetet sportive për fëmijët në të hapur dhe në të mbyllur

Që nga data 26 maj 2020 lejohen aktivitetet sportive për fëmijët e moshës deri në 18 vjeç, si individuale, ashtu dhe kolektive. Aktivitetet nuk duhet të kenë karakter garues dhe të zhvillohen para publikut.

Vazhdon tendenca që numri i të shëruarve të tejkalojë numrin e të infektuarve nga Covid-19

Testet e reja pozitive me Covid-19 janë 10 dhe me to numri i të infektuarve në Bullgari arriti 2443 veta. Këtë e njoftoi docenti Angell Kunçev nga Shtabi Operativ Kombëtar më 26 maj në mëngjes. Rritja është 0.2 për qind mbi bazë të 295 të testuarve gjatë 24 orëve të fundit. 4 nga të infektuarit u pranuan në spitale, 6 vetat e tjera mjekohen në shtëpi. 2 prej rasteve të reja janë të fëmijëve – 4 vjeç dhe 13 vjeç. Nga të gjitha rastet pozitive burrat përbëjnë 49 për qind, ndërsa gratë – 51 për qind. Më i riu me koronavirus të zbuluar është një bebe në mujore, ndërsa më i moshuari – një njeri 95 vjeç. Nuk ka raste të reja të të infektuarve ndër personelin mjekësor. Numri i të shëruarve arriti 880. Nuk ka të vdekur brenda këtyre 24 orëve.

Epidemia mund të shuhet në se tendenca e tanishme mbetet

“Në se nuk doni epidemi, përgatituni për të dhe merrni masa për likuidimin e saj që në vetë fillimin”. Kështu prof. dr. Todor Kantarxhiev, drejtor i Qendrës Kombëtare të Sëmundjeve Ngjitëse dhe Parazitare parafrazoi proverbin e njohur latin “Në se dëshiron paqe përgatitu për luftë”. Para Radios “Fokus” ai tha se brenda disa ditëve do të bëhet e qartë në se epidemia po zhduket, me kusht se vazhdojmë të respektojmë masat kryesore mbrojtëse. Gjatë vjeshtës, në se ka raste të reja si rezultat i kthimit të bullgarëve nga shtetet në rrezik, skenari me masat e karantinës nga muaji mars do të përsëritet.

Një akademik bullgar dyshon se do të ketë valë të dytë të Covid-19

Nuk mendoj se do të ketë valë të dytë të koronavirusit. Është me rëndësi se virusi dobëson. Është i gëzueshëm fakti se krijohen antitrupa pas vaksinimit, komentoi para BNR-së akad. Angell Gëllëbov.

Virusologu tha se nuk dihet se çfarë e ndihmon trupin për t’u mbrojtur – antitrupat, ose imuniteti i qelizave. Nuk duhet të shpejtojmë me përfundimet, ka shumë paqartësi, sidomos sa i përket imunitetit ndaj koronavirusit.

Sipas akad. Gëllbov çdonjëri duhet të mbajë përgjegjësi personale për mbrojtjen e vet, sepse virusi po vazhdon të qarkullojë.

Masa urgjente për rimëkëmbjen e sektorit të peshkimit dhe të akuakulturave

Ministria e Bujqësisë, Ushqimeve dhe Pyjeve shpalli masa urgjente në kuadrin e Programit Detar dhe të Peshkimit 2014-2020. Për sektorin “Peshkim dhe akuakultura” sigurohen më se 8 milion euro ndihmë falas për luftimin e tendencave negative nga pandemia. Pritet që nga masat të përfitojnë 720 pronarë të anijeve dhe ekuipazhet e tyre, pronarë të ekonomive për akuakultura dhe të ndërmarrjeve përpunuese në Bullgari.

Bullgaria mund të përfitojë nga Fondi i Rimëkëmbjes

Bullgaria është ndër vendet të cilat mund të përfitojnë nga Fondi i Rimëkëmbjes pas pandemisë së Covid-19, megjithë numrin e ulët të të infektuarve. Këtë e tha në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare kryetari i grupit të Partisë Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian Manfred Weber. Ai shtoi se ekonomia e Bullgarisë gjithashtu u prek nga kriza për shkak të pandemisë dhe prandaj duhet të ketë qasje me këtë fond.

Një platformë online do të ndihmojë artistët në gjendje të vështirë

Një platformë do të prezantojë artistë nga mbarë bota në skenën virtuale Derida Stage onLINE. Në partneritet me Bashkinë e Kryeqytetit në kuadrin e programit “Solidaritet në kulturë” në të do të prezantohen shfaqje bullgare dhe të huaja me temë sociale. Një pjesë e mjeteve të grumbulluara do të jenë në ndihmë të artistëve në gjendje të vështirë për shkak të pandemisë.


Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.


Përpiloi: Elena Karkallanova dhe ekipi  “Lajme” i Radio Bullgarisë




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbledhja e veçantë e mbeturinave në Bullgari ende nuk është në nivelin e kërkuar

Në lidhje me miratimin e ardhshëm të Rregullores për paketimin dhe mbetjet e ambalazhimit, Shoqata Profesionale “Polimerë” organizon një diskutim për rolin e riciklimit. Sipas Cvetanka Todorova, kryetare e Shoqatës bullgare "Polimerë", grumbullimi..

botuar më 24-03-28 10.36.PD

Një ekspozitë paraqet historinë 20-vjeçare të Bullgarisë në NATO

Në Muzeun Historik Ushtarak Kombëtar në Sofje do të hapet më 28 mars një ekspozitë në përkujtim të njëzet vjetorit të anëtarësimit të Republikës së Bullgarisë në NATO. Ekspozita titullohet "Ushtria Bullgare - 20 vjet pjesë e NATO-s" dhe përfshin..

botuar më 24-03-28 6.10.PD

Parashikimi i motit për 28 marsin 2023

Temperaturat minimale të enjten në Bullgari do të jenë nga 7 deri në 12°, në Sofje 8°. Deri në mesditë do të mbajë mot me vranësira të pjesshme deri me diell. Në Bullgarinë Qendrore dhe Lindore, vranësirat do të rriten ndjeshëm dhe vende-vende do..

botuar më 24-03-27 7.15.MD