Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kuvendi Popullor miratoi raportin e Komisionit kundër Korrupsionit për 2019

Sotir Cacarov në Parlament
Foto: BGNES / Foto: БГНЕС

Parlamenti bullgar miratoi raportin për veprimtarinë e Komisionit për Kundërvënien e Korrupsionit dhe Sekuestrimin e Pasurive të Fituara në Mënyrë të Paligjshme për vitin 2019. 177 deputetë ishin të pranishëm në sallë, 131 votuan “pro”, 1 – “kundër”, 45 abstenuan.

Në raport është shkruar se gjatë vitit 2019 në Komision janë marrë 166 sinjale, në lidhje me të cilat janë nisur procedime paragjyqësore. Janë vendosu gjoba, sanksione dhe sekuestrime të pasurive me vlerë të përbashkët 88 714 euro.

Raportin e kritikuan deputetët nga Partia Socialiste Bullgare, sipas të cilëve pavarësisht nga raportet që bëhen rregullisht korrupsioni në vend mbetet i fortë . Nga partia në pushtet GERB nuk u pajtuan me këtë mendim, duke nënvizuar se të dhënat e raportit tregojnë se Komisioni punon seriozisht. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbajë mot i vranët me reshje shiu në pjesën lindore të vendit. Vende-vende reshjet do të jenë intensive dhe të konsiderueshme në sasi. Në gjysmën perëndimore vranësitë do të çahen dhe do të zvogëlohen, gjatë ditës do..

botuar më 24-04-19 7.35.MD
Stefan Dimitrov

Ministri i jashtëm mbetet në detyrë derisa të shkarkohet nga presidenti

Ushtruesi i detyrës së ministrit të punëve të jashtme, Stefan Dimitrov ka deklaruar se do të qëndrojë në detyrë derisa të ketë dekret presidencial për lirimin e tij. Kujtojmë se zëvendësimin e tij e ka kërkuar ministri në detyrë Dimitër Gllavçev një..

botuar më 24-04-19 6.49.MD

40% e pulave vezore janë të prekura nga gripi i shpendëve

Nga tetori i vitit 2023 e deri më tani, më shumë se 2 milionë zogj - pula vezore - janë shkatërruar për shkak të shpërthimeve të gripit të shpendëve në Bullgari. Mbi 40% prej tyre janë prekur nga kjo sëmundje. Ivajllo Gëllëbov, kryetar i Unionit të..

botuar më 24-04-19 5.15.MD