Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Covid-19 largohet nga Ballkani

Foto: Pixabay

Në Ballkan po vëzhgohet tendenca e uljes së intensitetit të epidemisë së Covid-19. Më 28 maj në Serbi rastet e regjistruara të koronavirusit për 24 orët e fundit janë 48 me tendencë pozitive, në Greqi ka vetëm 11 të infektuar të rinj, në Bosnjë e Hercegovinë – 19, në Maqedoninë e Veriut – 25, në Shqipëri – 21, kurse në Kroaci nuk janë konfirmuar raste të reja.


Maqedonia e Veriut kthehet tek jeta normale

Venko Filipçe / Foto: vlada.mk

Në Maqedoninë e Veriut gradualisht po hiqen kufizimet për lëvizje, të cilat janë në fuqi që nga 22 marsi për shkak të pandemisë së Covid-19. Më 28 maj hiqet ora policore dhe restorantet në ambiente të hapura mund të kthehen tek puna, duke respektuar masat kundër epidemisë. Restorantet dhe lokalet në ambiente të mbyllura do të fillojnë punë më vonë. Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe tha se po koordinohet hapja e kufijve me Shqipërinë, Bullgarinë dhe Greqinë. Pritet se javën e ardhshme do të lejohen udhëtimet me qëllim pune deri në shtetet fqinje, kurse pas 15 qershorit mund të hapen plotësisht kufijtë.


Qiproja premtoi se do të marrë përsipër shpenzimet për turistët e infektuar

Foto: BTA

Qiproja premtoi se do të mbulojë shpenzimet e turistëve, të cilët pas testimit në territorin e saj do të rezultojnë të infektuar me Covid-19, bëri të ditur agjencia BGNES. Qeveria e Qipros do të marrë përsipër shpenzimet e turistëve dhe familjeve të tyre gjatë kohës së mjekimit. Pacientët duhet vetëm të paguajnë fluturimin deri në vendin e tyre dhe taksinë deri në aeroport. Një spital me kapacitet 100 shtretër do të jetë në dispozicion për turistët  e huaj, të cilët japin kampionë pozitivë me koronavirus. Është siguruar dhe “hotel për karantinë” me 500 dhoma për njerëzit, të cilët kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me të infektuarit. Turizmi përbën 13% prej ekonomisë së Qipros. Sivjet shteti pret 70% humbje apo të ardhura 2,6 miliardë euro nga turizmi.


Greqia forcon patrullat e saj në kufirin me Turqinë

Foto: EPA/BGNES

Greqia do të dërgojë si masë parandaluese 400 policë në kufirin e saj tokësor me Turqinë, që të evidentojë fluksin eventual të migrantëve. Policët do të dislokohen në rrjedhën e lumit Ervos (Marica) në kufirin tokësor me Turqinë. Në një intervistë televizive Ministri grek i Mbrojtjes Nikos Panajotopulos përmendi mundësinë për një presion të ri migrantësh në kufirin tokësor me Turqinë pas dobësimit të pandemisë, duke pasur parasysh fluksin e migrantëve në këtë rajon në fund të shkurtit. Atëherë mijëra kandidatë për strehim menjëherë do të mblidhen në pikëkalimin grek Kastanies – Pazarkule, i cili që nga atëherë është i mbyllur. Athina u detyrua të kërkojë ndihmë evropiane për ta përballuar krizën.


Heqja e taksave doganore stimulon importin nga Serbia në Kosovë

Foto: arkiv

Mallrat serbe u rikthyen në tregun e Kosovës, pasi më 1 prill qeveria e Kosovës anuloi taksat doganore prej 100%, duke i zëvendësuar me masa të tjera reciproke. Sipas të dhënave statistikore zyrtare të Kosovës gjatë prillit në Kosovë janë importuar mallra serbe me vlerë mbi 15 mln euro, derisa gjatë muajit të njëjtë të vitit të kaluar, kur ishin në fuqi taksat doganore, importi ka qenë637mijë euro. Kosova i imponoi taksat ndëshkuese doganore gjatë muajit nëntor të 2018-ës për shkak të provave të Serbisë për të bllokuar aderimin e saj në organizata të ndryshme ndërkombëtare. Ky ishte shkas që Serbia të tërhiqet nga dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, i cili zhvillohen me ndërmjetësinë e BE-së.


Afër Stambollit u hap një kompleks memorial “Ishulli i Demokracisë dhe Lirisë”

Foto: EPA/BGNES

Në një ceremoni zyrtare pas një izolimi afro 3 mujor për shkak të Covid-19 Presidenti turkRecep Erdoğanhapi kompleksin memorial “Ishulli i demokracisë dhe lirisë”. Kompleksi ndodhet në ishullin Jasëada në Detin e Marmarasë, jo larg Ishujve të Princit afër Stambollit. Jasëada është një objekt i rëndësishëm në historinë e re të Turqisë. Gjatë komplotit ushtarak më 27 maj 1960 ishulli u shpall zonë ushtarake. Gjatë vitit 2012 qeveria e Erdoganit bëri të ditur se qytetarët kanë akses të plotë në ishull, ndërsa një vit më vonë ai mori emrin “Ishulli i Demokracisë dhe Lirisë” dhe u shpall park memorial.

Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova, Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

Automjeti luftarak i këmbësorisë amerikane

Kontroll i BNR-së: A po transportohen tanqe përmes territorit tonë në Ukrainë?

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, lëvizja e pajisjeve ushtarake në territorin e Bullgarisë shpesh ka shkaktuar komente dhe deklarata në hapësirën online, lidhur me shqetësimet për përfshirjen e Bullgarisë në veprimet ushtarake. Një vit më parë, për..

botuar më 24-03-27 7.20.PD

Radan Kënev për Parlamentin e ardhshëm Evropian dhe debatin e vonuar evropian në Bullgari

Pak muaj para zgjedhjeve evropiane, të cilat do të mbahen në të gjithë BE-në midis 6 dhe 9 qershorit, dhe në kontekstin e pasigurt politik bullgar, Radan Kënev, eurodeputeti nga grupi PPE (Partia Popullore Evropiane), i zgjedhur nga lista e DB-së..

botuar më 24-03-26 7.30.PD
Kirill Petkov

Kirill Petkov: Marrëveshja është arsyeja e dështimit të negociatave

Drejtuesit e “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bulgaria Demokratike” (PP-DB) nuk kanë dalë ende me një koment zyrtar pas vendimit të kandidates për kryeministre të GERB, Maria Gabriel për të hequr dorë nga mandati i saj për të formuar një kabinet, e cila..

botuar më 24-03-25 2.33.MD