Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Telemjekësia po avancon në Bullgari

Ekzaminimi virtual tek mjeku bëhet fare real përmes një aplikacioni të ri në celular

Foto: EPA/BGNES

Vetëm për dy muaj, në kushtet e izolimit social, në mënyrë të papritur në të gjitha aspektet e jetës sonë hyri forma e takimit dhe e komunikimit nga largët, të cilat përpara kësaj dukeshin si të pamenduara. Deri vonë pacientët lidheshin me mjekët e vet përmes platformave dhe rrjeteve sociale, shpesh edhe më pak të specializuara. Kjo u dha ide specialistëve bullgarë të softuerit të krijojnë një platformë, e cila të ndihmojë për një prani të shpejtë deri tek mjeku dhe një monitorim në mjedisin virtual. Aplikimi mobil mund të  shkarkohet falas në telefon ose në kompjuter, ku secili me një lehtësi mund të orientohet dhe të marrë udhëzime sesi të punojë me të.

Për disa mjekë, të cilët në kohën e izolimit social nuk mundën t’i ekzaminojnë pacientët e vet në kabinet, ky aplikim qe mënyra e vetme e mundshme që të mos e ndërpresin praktikën e vet.  Numri i tyre  mes të regjistruarve në platformën shëndetësore pak nga pak u shtua, ku më të kërkuar gjatë javëve të fundit dolën specialistët në psikiatri, në pediatri, dermatologji dhe gjinekologji.

“Në mënyrë tepër të qetë mund të themi se, telemjekësia ka punuar dhe përpara se të futen masat anti-epidemike. Ato vetëm e përshpejtuan procesin e aplikimit më të zgjeruar. Nxitoj të shënoj se, ne nuk kemi ndërmend të zëvendësojmë vizitën tek mjeku, por të japim një kanal shtesë, i cili deri përpara kësaj nuk ka ekzistuar” - këtë e thotë Josif Dishliev, bashkëthemelues i platformës Healee.

Foto: arkiv personal

“Ideja për platformën erdhi përpara 3 vjetëve - shënon IT specialisti. - Donim që t’u japim mundësi pacientëve të mund të gjejnë mjekun e drejtë  dhe shumë shpejt të realizojnë bisedë me të. Nga ana tjetër, donim që tu japim mjekëve instrument - një aplikim softuerik, me të cilin të mund të organizojnë  komunikimin përmes internetit me pacientët. Platforma është unikale, ajo nuk ka analog. Tanimë ka dhe kompani të sigurimeve, të cilët e përdorin.

Aplikimi falas jep jo vetëm mundësi për konsultim të besueshëm në video me mjekun. Përmes tij  dërgohet regjistri elektronik mjekësor, analizat dhe rezultatet laboratorike, fotografi rreze dhe imazhe mjekësore. Pacientët mund të tregojnë në detaje për gjendjen e vet, si dhe çdo gjë të nevojshme për një vizitë të plotë vlefshme tek mjeku.  

“Të dukshme janë dobitë nga telemjekësia në këtë moment, kur njerëzit përmbahen  nga një vizitë nëpër spitale. Kjo është e përshtatshme dhe për njerëzit të cilët lëvizin me vështirësi si dhe për ata, të cilët nuk kanë kohë të presin përpara kabineteve”-thotë Josif Dishliev. - Mjaft biseda zhvillohen dhe rreth temës nëse duhet mundësia për konsultime përmes internetit, të paguhet e pjesërisht ose plotësisht nga Arka Kombëtare e Sigurimeve Shëndetësore. Tani për tani vetëm shkarkimi dhe instalimi i platformës janë falas. Për ndryshe vet konsultimi me specialist është i paguar:  

“Ai paguhet nga pacienti dhe paratë, nga ky pagim shkojnë drejt mjekut. Çdo një mjek vet e përcakton çmimin për konsultimin e tij. Në këtë kuptim ne jemi platformë, e cila i lidh të dyja palët. Duke gjykuar në bazë të reagimeve të cilat i kemi nga mjekët dhe nga pacientët e tyre, supozojmë se edhe pasi do të normalizohet situata edhe pas shumë kohe, dobitë nga kjo platformë do të mbeten . Njerëzit, të cilët kanë provuar, kurse ky është një grup i madh, tanimë kanë kuptuar, se kjo është një mënyrë e arsyeshme për të kërkuar ndihmë mjekësore”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një filial i Universitetit në qytetin Ruse do të hapet në Taraklia

Një filial i Universitetit Ruse do të hapet në qytetin moldavian Taraklia. Kjo u vendos me një dekret të Këshillit të Ministrave. Udhëheqja e Universitetit në Ruse përpiqet për të hapur një filial të tij në qytetin moldavian që nga viti 2016...

botuar më 24-03-28 5.32.MD

Në BE, shkalla e vdekshmërisë për shkak të një aksidenti kardiovaskular është më e larta në Bullgari

Çdo vit në BE ka më shumë se 6 milionë raste të reja dhe mbi 1.8 milionë vdekje që lidhen me sëmundjet kardiovaskulare, raporton BTA, duke cituar zëvendëskryeministren dhe ministren e punëve të jashtme në dorëheqje Maria Gabriel. Në një konferencë..

botuar më 24-03-28 11.23.PD

Mbi 900 fëmijë në vendin tonë janë në pritje të prindërve birësues, është dyfishuar numri i atyre që duan të birësojnë

Në fillim të këtij viti më shumë se 1600 familje kanë treguar gatishmëri për të birësuar një fëmijë dhe numri i fëmijëve për të cilët janë kërkuar birësues të përshtatshëm ka qenë pak më shumë se 900. Sipas të dhënave të Agjencisë së Ndihmës..

botuar më 24-03-28 8.54.PD