Njerëzit, të cilët punojnë në lëmin e kulturës janë me rëndësi të madhe për identitetin kombëtar dhe shteti duhet të tregojë se nuk i ka braktisur ata në kushtet e krizës, tha Presidenti Rumen Radev gjatë takimit të tij me përfaqësues të artistëve të pavarur.
Arsyeja për bisedën e tyre ishte peticioni i hartuar nga poetja Daniella Kuzmanova dhe muzikanti Vencisllav Micov, i cili mblodhi nënshkrimet e 2000 artistëve. Në dokumentin e dërguar në 7 institucione shtetërore janë paraqitur kërkesat konkrete për ndihmë nga ana e shtetit me qëllim shpëtimin e sektorit pas fundit të pandemisë. “Duhet të krijohet regjistër i të prekurve. Sipas të dhënave të ndryshme artistët e pavarur janë midis 2 mijë dhe 80 mijë”, komentoi Micov para mikrofonit të Radio Bullgarisë. Krijuesit insistojnë të dinë sa janë mjetet, të cilat Bullgaria do të marrë nga BE-ja për rimëkëmbje dhe përballimin e pasojave të pandemisë dhe sa prej tyre do të përdoren për kulturën. Ndër kërkesat e përfshira në peticion është shtyrja me disa muaj të shlyerjes së kredive të tërhequra nga njerëzit, të cilët punojnë në fushën e kulturës.
Vencisllav Micov e cilësoi bisedën e organizuar me ftesë të Presidentit si konstruktive, por shtoi se Presidenti nuk disponon me mundësitë e pushtetit ekzekutiv për përkrahje të drejtpërdrejtë dhe roli i tij është të propozojë zgjidhje ekspertësh.
Krijuesit bullgarë janë ndër të parat që ishin prekur rëndë pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të Covid-19. Të prekurit punojnë në institucionet shtetërore kulturore dhe në sektorin e pavarur kulturor.
Në Ditën Botërore të Teatrit - 27 mars, në një ceremoni në Teatrin Popullor "Ivan Vazov", u dhanë për të 50-tën herë çmimet e artit skenik "Ikarus". "Haga" u shpërblye për performancën më të mirë. Krijuar nga autorja ukrainase Sasha Denisova dhe..
Një përpjekje për të rikthyer zhanrin e karikaturave në kushtet e sistemit totalitar të qeverisjes në Bullgari midis viteve 1944 dhe 1989 po bën ekspozita “Nga gazeta në muze”, e cila për të pestin muaj tashmë po tërheq vizitorët në Muzeun e Artit nga..
Më 22 mars, me filmin bullgar "Kurthi", në kryeqytetin tonë detar Varna fillon edicioni i XV-të i "Sofia Film Fest", njoftojnë organizatorët nga "Artin Vision". Nga 22 deri më 30 mars, adhuruesit e artit kinematografik në Varna mund të shohin një..
Në Ditën Botërore të Teatrit - 27 mars, në një ceremoni në Teatrin Popullor "Ivan Vazov", u dhanë për të 50-tën herë çmimet e artit skenik "Ikarus"...