Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita Botërore e Mjedisit e vë theksin tek shumëllojshmëria biologjike

Foto: Pixabay

Si rezultat i veprimtarisë së njeriut 2/3 prej sipërfaqes së oqeanit dhe ¾ prej hapësirës tokësore kanë ndryshuar rrënjësisht. Në periudhën që nga viti 2010 deri më 2015 32 mln hektarë prej pyjeve janë zhdukur. Në kuadrin e 10 viteve në vijim çdo një lloj i katërt i njohur mund të zhduket për gjithmonë nga planeti.

Shkencëtarët janë kategorikë se nëpërmjet prishjes së bilancit në natyrë njeriu krijon kushte ideale për përhapjen e viruseve nga kafshët drejt njerëzve.

Sipas studimeve rreth 75 për qind e të gjitha sëmundjeve ngjitëse tek njerëzit janë zoonotike. Këtë e ripohon edhe Covid-19, përhapja e të cilit i detyrohet humbjes së shumëllojshmërisë biologjike. Sa më i pasur për nga llojet është ekosistemi ynë, kaq më vështirë përhapen patogjenët në të, për shkak të barrierës së natyrshme që krijohet nga shumëllojshmëria e llojeve. Prandaj sivjet tema e Ditës Botërore të Mjedisit është shumëllojshmëria biologjike. Qëllimi është që njerëzimi të ndërmarrë veprime aktive kundër zhdukjes së llojeve dhe shkatërrimit të natyrës.

Në sfondin e vendeve të tjera evropiane në Bullgari situata duket optimiste, thotë Spas Uzunov, ekspert nga “Mbrojtja e Natyrës” pranë fondacionit “Shumëllojshmëri biologjike”.

"Ne jemi në një prej vendeve të para në Evropë për nga shumëllojshmëria e formave të jetës, habitateve dhe eko-sistemeve. Gjatë dekadës së fundit zhvillimi i vrullshëm i jetës ekonomike në Bullgari shtron çështjen për politikat e përdorura dhe veprimet tona për ta mbrojtur këtë pasuri. Po vëzhgojmë lloje, të cilat pakësohen, asgjësohen habitate, ndërsa asgjësimi i habitateve është faktori më i rëndësishëm për pakësimin e shumëllojshmërisë biologjike në plan botëror. Kur i ndërtojmë hotelet duke asgjësuar resurset natyrore ne i humbim turistët.”

Këtë e ripohon ulja e numrit të turistëve bullgarë, të cilët preferojnë disa vende fqinje për shkak të natyrës së ruajtur: prishja e natyrës në Ahtopol, ndërtimi skandaloz afër krahinës së mbrojtur “Bllatoto Alepu”, tubacioni në Varna, ndërtimi në zonën e mbrojtur të Iraklisë shkaktojnë vala pakënaqësie. Një shkas tjetër për pakënaqësi dhanë edhe amendamentet e përgatitura në Ligjin për Shumëllojshmërinë Biologjike, i cili rregullon administrimin e zonave nga rrjeti evropian “Natyra 200”. Rrethet shkencore, si dhe shumë organizata ekologjike, i quajtën ndryshimet “lobiste” që mbrojnë interesa private.

“U jepen të drejta biznesit vendor dhe kombëtar për të kontrolluar shumëllojshmërinë biologjike – shënon eksperti. – Korrigjimet parashikojnë heqjen e organizatave shkencore nga organet, të cilat përpunojnë masat për ruajtjen e llojeve të mbrojtura dhe të habitateve. Ndërkaq, i jepet fuqi e plotë Ministrit të Mjedisit. Po e shohim rezultatin në bregdet dhe në vende të tjera.”

Një fakt tjetër shqetësues është vdekja në masë e bletëve për shkak të bujqësisë intensive:  

“Kjo është një ulje dramatike e numrit dhe shumëllojshmërisë së këtyre llojeve. Sigurisht që pesticidet dhe plehrat artificiale, të cilat përdoren në ekonomi, janë një prej shkaqeve, por jo dhe shkaku i vetëm. Asgjësimi i habitateve, ndryshimet e klimës dhe ushqimet e modifikuara gjenetikisht gjithashtu kontribuojnë për zhdukjen e tyre. Të gjithë këta faktorë çojnë në uljen drastike të pjalmuesve, pa të cilët nuk mund të funksionojnë as eko-sistemet, as ne, si qytetërim.

Megjithatë, me shumë përpjekje organizatat ekologjike arrijnë të përpunojnë projekte të suksesshme për ruajtjen e natyrës. Dy prej tyre sivjet arritën finalet e konkursit për çmimet “Natura”, organizuar nga Komisioni Evropian. Këto janë iniciativa për ruajtjen e pyjeve të vjetra në 145 zona të mbrojtura prej Naturës 2000 dhe projekti për ringjalljen e Regjionit të Danubit të WWF.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Pixabay, Facebook/Spas Uzunov

Më shumë nga rubrika

Në krahasim me BE-në Bullgaria ka një ekonomi relativisht të mirë dhe nivel të ulët të cilësisë së jetesës

“Në indeksin e arritjes 2019” Bullgaria është në vend të 29 me 36 pika. Vendi paraqitet më mirë në kategoritë “Ekonomi” – në vend të 28 me 40 pika dhe në “Administrimi” – gjithashtu në vend të 28 me 28 pika. Më keq jemi paraqitur në kategorinë..

botuar më 20-08-04 10.45.PD
Muzeu i Shkencave Natyrore

Muzeu i Shkencave Natyrore ofron shëtitje 3D nëpër arkivat e tij

Muzeu i Shkencave Natyrore pranë Akademisë Bullgare të Shkencave në Sofje tashmë u ofron adhuruesve të shkencave natyrore një shëtitje virtuale 3D. Në një sipërfaqe prej 1800 metrash katrorë janë paraqitur mostra të shumëllojshmërisë..

botuar më 20-08-03 4.49.MD
Protestë në Bruksel

Bullgarë jashtë shtetit po bëhen gati për “stafetë të protestës”

Protestat me kërkesë për dorëheqjen e qeverisë dhe të prokurorit të përgjithshëm kanë një jehonë gjithnjë e më të gjerë jashtë shtetit - si mes mediave të huaja, kështu dhe mes diasporës bullgare. Bullgaria mbetet në zemrën e pjesës më të..

botuar më 20-08-01 7.35.PD