Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Xhirot turistike falas në qytetet bullgare përsëri i tërheqin turistët

Foto: Free Sofia Tour

Gjatë javëve të fundit jemi dëshmitarë të heqjes graduale të ndalesave të ndryshme të lidhura me pandeminë e Covid-19 dhe të kthimit të ngadaltë në jetën e zakonshme. Xhirot turistike në qytet janë një prej indikatorëve të mirë të ringjalljes së turizmit, sepse interesi ndaj tyre para krizës së koronavirusit ishte jashtëzakonisht i madh, ndërsa potenciali i tyre nuk është shteruar.

Xhiro turistike zhvillohen në mbi 300 qytete të mbi 75 shteteve në botë dhe Bullgaria nuk është përjashtim. Përveç se njihen me historinë dhe kuriozitetet e qytetit përkatës turistët e zgjedhin këtë shërbim turistik, që të ndiejnë atmosferën e vendbanimit.

Organizatorët e xhirove turistike te ne parashikojnë një numër më të madh të turistëve individualë si rrjedhojë e masave kundër koronavirusit të ri.

“Për mendimin tim sivjet do të rritet numri i turistëve individualë me kombësi të ndryshme – prognozoi para Radio Bullgarisë Kryetarja e Bashkimit të Udhërrëfyesve Hristina Nedellçeva. – Sigurisht që kjo varet nga transporti që ata mund të përdorin që të mbërrijnë në kryeqytetin tonë detar Varna. Supozohet se interesi për pjesëmarrje në këtë lloj xhirosh turistike do të rritet. Në qytetet e ndryshme të botës, si dhe në vendin tonë, rritet numri i turistëve individualë, të cilët duan të vendosen në ndonjë hotel, hostel, ose shtëpi private në qytet.”

Bashkimi i Udhërrëfyesve në Bullgari mori miratimin e Bashkisë së Varnës për të aplikuar ndryshime të veçanta në grafikun, sipas të cilit do të zhvillohen xhirot me këmbë në qytet.

Deri në fund të muajit qershor çdo ditë do të ketë xhiro në gjuhë të ndryshme – vuri në dukje Nedellçeva. – Ato do të jenë të shkurtra dhe do të përfshijnë objekte në përputhje me interesat e kombësisë. Do të fillojmë me përkthim në rumanisht, frëngjisht, spanjisht, italisht, polonisht, hebraisht, anglisht, ndërsa çdo të shtunë dhe të diel do të kemi xhiro në bullgarisht. Shpresojmë se qyteti ynë do të vizitohet nga shumë bullgarë këtë vit, sepse tendenca është për inkurajimin e turizmit të brendshëm. Që të lehtësojmë të gjithë ata të cilët nuk do të mund të vijnë në Varna, dhe si një reklamë e vendbanimit, këto xhiro do të transmetohen nëpërmjet livestram në faqen Facebook të qendrës informative turistike.”

Turistët në qytet janë kureshtarë, bëjnë shumë pyetje, sipas interesave të veta. Disa prej tyre interesohen për historinë e godinave, disa të tjerë për mënyrën e jetesës në Bullgari etj.

Ivan Xhamullov është organizator i dy xhirove turistike në qytetin e lashtë Plovdiv. Qëllimi i njërës është që të tregojë për historinë e lagjes “Kapana”, në syrin e zanatçinjve dhe njerëzve të artit, të cilët punojnë atje. Tjetri – në kuadrin e 2 orëve e gjysmë zbulon kulturën dhe historinë e qytetit, i cili ishte kryeqytet evropian i kulturës 2019.  

Puna jonë rimëkëmbet me etapa, por në një kapacitet të vogël. Aktualisht përmasa maksimale e grupeve tona është prej 10 vetash. Prandaj angazhojmë më shumë ciceronë, që të mos ketë grumbull njerëzish dhe të ketë distancë mes njerëzve.”

Në fund përqendrohemi tek Sofja, ku grupet e mëdha prej turistësh para një prej godinave simbolike ishin diçka e zakonshme në kryeqytet para krizës së Covid-19. Tashmë xhirot turistike falas në Sofje përsëri janë fakt.

Në një intervistë për BNR-Radio Sofia, organizatori i një prej xhirove Tomisllav Rashkov shprehu shpresë se interesi ndaj tyre do të rritet nga mesi i muajit korrik.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Free Sofia Tour, Free Varna Tour, Free Plovdiv Tour, Bashkimi i Udhërrëfyesve në Bullgari

Më shumë nga rubrika

Më këmbë ose me biçikletë nëpër malet - aventura përsëri është në modë

Ekskursionet me karakter aventuresk janë fytyra e re e turizmit bullgar dhe një mënyrë për të dalë nga rruga pa krye, në të cilën gjendet ai për shkak të pandemisë nga Covid-19. Që tani është e qartë, se për një kohë të gjatë akoma turistët..

botuar më 20-08-04 12.40.MD
Vrapuesi Vlladimir Stavrev

Ultramaratonisti Vlladimir Stavrev popullarizon itinerarin më të gjatë turistik në Bullgari

Ultramaratonisti Vlladimir Stavrev filloi vrapimin e një distance prej 721 kilometrash në itinerarin “Danubi Ultra” i cili është paralel i rrjedhës së lumit Danub nga fshati Kudelin deri në fshatin Duran Kullak pranë Detit të Zi. Maratonisti tashmë..

botuar më 20-08-04 11.20.PD

Burimet minerale, kultura, historia dhe vera do të tërheqin në Bullgari turistët japonezë

“Isha shumë i befasuar nga destinacionet dhe atraksionet e shumta në Bullgari.” Këtë e deklaroi Ambasadori i Japonisë në Bullgari Hiroshi Narahira, pasi u njoh me mundësitë për turizëm shëndetësor në Bullgari. Ato u prezantuan nga kryetarja e..

botuar më 20-08-03 7.58.MD