Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tension i madh në pikëkalimin “Kullata – Promahon”

Foto: BGNES-arkiv

Udhëtimi për pushime detare në Greqi është i lejuar që nga data 15 qershor, por në momentin e tanishëm ai është vështirësuar shumë nga rreshtat kilometrikë në kufi. Që para se të hapet kufiri autoritetet bullgare paralajmëruan për rritje të shpejtë të trafikut dhe presion në pikëkalimet kufitare, por realiteti tejkaloi madje prognozat më pesimiste.

Sipas informacionit të korrespondentes sonë Keti Trençeva lëvizja në kufi është shumë e ngadaltë. Rreshti i kamionëve që presin në drejtim të Greqisë arriti 15 km. Qindra vetura dhe mijëra turistë janë bllokuar. Sipas fjalëve të njerëzve që po presin tensioni është i madh. Ndër ta është familja Nikollaevi, të cilët presin me dy fëmijët e tyre që nga ora 3.30 e mëngjesit:

“Njerëzit janë të zemëruar, sepse rreshtat janë shumë të gjatë – thotë zonja Nikollaeva.– Janë ndarë në dy. Në anën e Greqisë punon një sportel. Në territorin bullgar sportelet janë tri për automobilat dhe një për kamionët dhe autobusët. Përpunimi i dokumenteve nga ana greke është shumë i ngadaltë, sepse gjithçka kontrollohet... Nga ana jonë ka më shumë rend, por duhet të pritet shumë, ndërsa po të gjendesh një herë në rresht nuk mund të dalësh. I telefonuam Ministrisë së Punëve të Jashtme për të ndihmuar.”

Ju rikujtojmë se ditën e hënë pak para drekës Greqia hapi kufirin e saj tokësor vetëm për Bullgarinë. Kështu u hoq karantina shtatëditore për të gjithë që hynin në vend. Në fund të ditës situata u normalizua, vetëm shtetasit serbë duhej të ktheheshin. Dje u bë e qartë se edhe ata mund të shkojnë për pushime, por në kushtet e një kontrolli shumë të rreptë. Autoritet greke testojnë për koronavirus pothuajse çdo një turist. Dje në mbrëmje u bë e qartë se fqinji ynë jugor vendos kontroll drastik për të gjithë që hyjnë në vend, pavarësisht nëse janë shtetas të shteteve anëtare të BE-së, ose të vendeve të treta. Për problemin në fjalë morëm ripohim edhe nga ana e autoriteteve bullgare.

“Jashtëzakonisht intensive është lëvizja në pikëkalimin “Kullata-Promahon” – vë në dukje Llora Ljubenova nga “Policia Kufitare”. – Dhjetë nëpunës bullgarë në nëntë sportele dhe në një tjetër mobile punojnë në rrugën e dy vendeve. Ka vonesë suplementare edhe për shkak të kalimit të shtetasve serbë në Greqi, të cilët janë shtetas të vendeve të treta. Çdo një shtetas serb duhet të deklarojë me gojë para policit grek adresën ku do të vendoset dhe një numër telefoni. Shumica dërmuese prej tyre testohen për koronavirus. I këshillojmë shtetasit bullgarë për të përdorur pikëkalimin “Ilinden” dhe pikat e tjera kufitare në kufirin bullgaro-grek.”

Pritet reaksioni zyrtar i MPJ-së bullgare.


Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një filial i Universitetit në qytetin Ruse do të hapet në Taraklia

Një filial i Universitetit Ruse do të hapet në qytetin moldavian Taraklia. Kjo u vendos me një dekret të Këshillit të Ministrave. Udhëheqja e Universitetit në Ruse përpiqet për të hapur një filial të tij në qytetin moldavian që nga viti 2016...

botuar më 24-03-28 5.32.MD

Në BE, shkalla e vdekshmërisë për shkak të një aksidenti kardiovaskular është më e larta në Bullgari

Çdo vit në BE ka më shumë se 6 milionë raste të reja dhe mbi 1.8 milionë vdekje që lidhen me sëmundjet kardiovaskulare, raporton BTA, duke cituar zëvendëskryeministren dhe ministren e punëve të jashtme në dorëheqje Maria Gabriel. Në një konferencë..

botuar më 24-03-28 11.23.PD

Mbi 900 fëmijë në vendin tonë janë në pritje të prindërve birësues, është dyfishuar numri i atyre që duan të birësojnë

Në fillim të këtij viti më shumë se 1600 familje kanë treguar gatishmëri për të birësuar një fëmijë dhe numri i fëmijëve për të cilët janë kërkuar birësues të përshtatshëm ka qenë pak më shumë se 900. Sipas të dhënave të Agjencisë së Ndihmës..

botuar më 24-03-28 8.54.PD