Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 118

Foto: iStock/Getty Images

Dy here më shumë para për shtegun klinik për koronavirus

Kryeministri Bojko Borisov u takua me Shtabin Operativ Kombëtar për luftimin e Covid-19. Në bisedim kanë marrë pjesë ministrat e shëndetësisë, financave dhe të ekonomisë. Ministri i Shëndetësisë ka shpallur se rritet çmimi i shtegut klinik për mjekimin e koronavirusit dhe ai bëhet 600 euro. U diskutua edhe rritja e çmimeve të të gjitha shtigjeve klinike. Kështu do të mbulohet testi për koronavirun gjatë vendosjes së pacientëve në spital dhe ai nuk do të paguhet nga i sëmuri. Po e përmirësojmë gjendjen e spitaleve për mjekimin e bullgarëve me koronavirus. Duhet të mësohemi të jetojmë me sëmundjen e re dhe të jemi të gatshëm për zhvillimin më kritik, ka komentuar Kryeministri.

Deri në shtator Bullgaria duhet të caktojë prioritetet e veta për rimëkëmbje pas krizës së Covid-19

Për periudhën e ardhshme programore të BE-së Bullgaria mund të ketë akses në resurs financiar prej më shumë se 29 mlrd eurosh. Për këtë qëllim deri në shtator vendi ynë duhet të caktojë sektorët prioritarë dhe mekanizmat e financimit. Afati do të jetë më i shkurtër në krahasim me atë për programet operative, sepse fondet kundër krizës do të ofrohen vetëm gjatë katër vjetëve të ardhshme. Në takim me përfaqësues të Asociacionit të Kapitalit Industrial në Bullgari, Zv.Kryeministri Tomisllav Donçev tha se me këtë plan Bashkimi Evropian ka mundësi jo vetëm të rimëkëmbet ekonomikisht pas pandemisë, por dhe të zhvillohet. Ndër prioritetet janë efikasiteti energjetik, i lidhur drejtpërsëdrejti me Paktin e Gjelbër Evropian, inovacionet, digjitalizimi, arsimi dhe shkenca. 

Që nga 6 korriku turistët do të hyjnë në Greqi vetëm përmes PKK-së “Kullata – Promahon”

Qeveria greke shpalli një vendim përfundimtar se për turistët në kufirin bullgaro-grek mbetet i hapur vetëm pikëkalimi Kullata – Promahon. Masa aplikohet që nga dita e hënë, 6 korrik, bëri të ditur zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas. Do të mbyllet përfundimisht pikëkalimi Makaza. Të gjithë të huajit, pa përjashtim, duhet të kenë deklarata të plotësuara paraprakisht me QR kod. Tërë trafiku tokësor ballkanik prej turistësh për në Greqi do të kalojë përmes “Kullata – Promahon”, sepse nuk do të lejohet kalimi i të huajve përmes kufijve të vendit me Shqipërinë, Turqinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Është lehtësuar kalimi përmes PKK-së “Kullata”

Radha e makinave në pikëkalimin “Kullata” në kufirin tonë me Greqinë është 4 kilometra e gjatë, kamionët janë më pak, por lëvizja është më e shpejtë në krahasim me ditën e djeshme. Është krijuar organizatë e shpejtuar, kurse ekipet policore rregullojnë situatën me qëllim që të mos grumbullohen automjetet në zonën e pikëkalimit. Më i shpejtë është dhe kontrolli i autoriteteve greke të shëndetësisë në “Promahon”, të cilët pranojnë dokumentet dhe shqyrtojnë formularët e udhëtuesve me lokacionin dhe kodet QR. Vazhdon dhe testimi në masë  të shtetasve serbë për koronavirus. Pritet se mbasditën e së premtes trafiku do të bëhet akoma më intensiv.

Bullgaria kërkoi nga Greqia zgjidhje të problemit në kufi

Zëvendësministri Petko Dojkov thirri urgjentisht në Ministrinë e Punëve të Jashtme ambasadorin grek Dhimitrios Hronopoulos. Është shtruar çështja për hapjen e pikëkalimeve me Greqinë. Dojkov ka nënvizuar situatën e rëndë tek “Kullata – Promahon” për shkak të radhëve të gjata, duke shkaktuar shqetësime të mëdha tek qytetarët. Është kërkuar krijimi i korridoreve të veçanta për shtetasit e BE-së dhe për vende të treta, që të shpejtohet kalimi. Hronopoulos ka shprehur keqardhje për situatën, duke sqaruar se rregullat e reja u përkasin të gjithë shtetasve që vijnë në Greqi, pavarësisht nga kombësia e tyre dhe kanë qëllim për të kontrolluar koronavirusin pas hapjes së vendit për turistë të huaj. Ambasadori ka shprehur shpresë se së shpejti problemi do të zgjidhet.

Rastet e reja me Covid-19 në Bullgari janë 161

161 janë personat e infektuar në vend për 24 orët e fundit. Në gjysmën e këtyre rasteve njerëzit janë me simptoma. Testimet e kryera sipas metodës PCR janë 3150. Më shumë janë të konfirmuarit me koronavirus në Sofje – 49, pastaj renditen qytetet Varna dhe Veliko Tërnovo – me nga 15. Sipas informacionit të portalit unik informativ dje nuk ka pasur pacientë të vdekur me Covid-19. Të shëruarit janë 80 veta, kurse në reparte për mjekim intensiv ndodhen 31 persona. 

Vdiq një mjek nga urgjenca i infektuar me Covid-19

Në spitalin “Pirogov” në Sofje ka vdekur dr. Julian Stamov nga Qendra për ndihmë urgjente mjekësore, i diagnostikuar me Covid-19, bëri të ditur Asociacioni i Punonjësve Mjekësorë të Ndihmës Urgjente. Kjo është viktima e radhës nga Qendra për Ndihmë Urgjente në Sofje gjatë pandemisë. Në fillim të majit vdiq nga Covid-19 dr. Neli Pandova, na rikujtojnë nga Asociacioni.

Nga fillimi i sezonit turistik Bullgaria ka pritur turistë nga 35 vende

Tashmë pranojmë mysafirë nga 35 shtete, por gjallërimi i sektorit turistik është i ngadaltë, tha Ministrja e turizmit Nikolina Angellkova gjatë “kontrollit parlamentar” në parlament, në të cilin ministrat u përgjigjen pyetjeve të deputetëve. Bullgaria është një nga vendet e para, të cilat hapën kufijtë e tyre për turistë akoma më 1 qershor. Tashmë kemi turistë nga të gjitha vendet, për shtetasit e të cilave nuk kemi caktuar masë parandaluese karantinë, shpjegoi ajo. Fushata reklamuese për turizmin tonë sivjet është përqendruar mbi turizmin e brendshëm dhe mbi klintët nga  vendet e BE-së. Shteti reklamohet dhe nëpërmjet programeve dhe kanaleve kryesore televizive, shtoi Ministrja. 

Kina i dhuroi Akademisë Ushtarake Mjekësore mjete mbrojtëse kundër Covid-19

Kina i dhuroi Akademisë Ushtarake Mjekësore mjete mbrojtëse kundër Covid-19, si rezultat i bisedimeve të zhvilluara gjatë muajit mars mes Kryeministrit bullgar dhe Presidentit të Kinës. Pakoja përfshin maska mbrojtëse dhe kirurgjike, respiratorë mjekësorë, syze mjekësore etj. Vlera e përgjithshme është rreth 250 000 euro.


Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.


Përpiloi: Diana Cankova dhe ekipi “Lajme"




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Hristo Prodanov

40 vjet nga ngjitja e parë bullgare në Everest

Sivjet shënohet 40 vjetori i ekspeditës së parë bullgare për t'u ngjitur në majën më të lartë të planetit - Everest. Më 20 prill 1984, majën e ngjiti pa maskë oksigjeni 41-vjeçari Hristo Prodanov në shpatin më të vështirë perëndimor. Ai arriti..

botuar më 24-04-20 6.25.PD

Pjesëmarrës nga 20 vende në Sofia Karate Open 2024 për Kupën e Presidentit

Presidenti Rumen Radev do të hapë turneun ndërkombëtar Sofia Karate Open 2024 – Kupa e Presidentit të shtunën, më 20 prill. Ngjarja sportive mbahet për herë të 11-të. Këtë vit, më shumë se 1500 pjesëmarrës nga 20 vende do të marrin pjesë në të. Turneu..

botuar më 24-04-20 5.20.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbajë mot i vranët me reshje shiu në pjesën lindore të vendit. Vende-vende reshjet do të jenë intensive dhe të konsiderueshme në sasi. Në gjysmën perëndimore vranësitë do të çahen dhe do të zvogëlohen, gjatë ditës do..

botuar më 24-04-19 7.35.MD