Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekspozita jubile “Bullgaria ime, unë të dhashë ty çdo gjë...” përpara Teatrit Popullor “Ivan Vazov”

Foto: BGNES

Ekspozita e organizuar nga Bashkia e Kryeqytetit dhe nga Muzeu Letrar Kombëtar është në lidhje me 170 vjetorin e lindjes së patriarkut të letërsisë bullgare Ivan Vazov (ai ka lindur më 9 korrik 1850). Deri më 26 korrik në Galeri në të hapur përpara Teatrit Popullor në Sofje mund të njiheni me momentet kryesore nga biografia jetike dhe krijuese e Vazovit, të treguara në 28 panele dokumentare. Një vend të posaçëm  i është caktuar dhe familjes së tij – nënës Sëba Vazova, vëllezërve të tij – gjenerali Vlladimir Vazov, gjenerali Gjeorgji Vazov dhe doktori Boris Vazov. Fotografi, dorëshkrime, korrespondencë, kujtime të njerëzve të afërt dhe të bashkëkohësve plotësojnë tregimin vizual për veprimtarinë e shquar letrare dhe shoqërore të Ivan Vazovit.


Më shumë nga rubrika

Muzeu i Shkencave Natyrore

Muzeu i Shkencave Natyrore ofron shëtitje 3D nëpër arkivat e tij

Muzeu i Shkencave Natyrore pranë Akademisë Bullgare të Shkencave në Sofje tashmë u ofron adhuruesve të shkencave natyrore një shëtitje virtuale 3D. Në një sipërfaqe prej 1800 metrash katrorë janë paraqitur mostra të shumëllojshmërisë..

botuar më 20-08-03 4.49.MD
Protestë në Bruksel

Bullgarë jashtë shtetit po bëhen gati për “stafetë të protestës”

Protestat me kërkesë për dorëheqjen e qeverisë dhe të prokurorit të përgjithshëm kanë një jehonë gjithnjë e më të gjerë jashtë shtetit - si mes mediave të huaja, kështu dhe mes diasporës bullgare. Bullgaria mbetet në zemrën e pjesës më të..

botuar më 20-08-01 7.35.PD

Nxënës bullgarë fituan medalje në Olimpiadën Ndërkombëtare të Kimisë

Në Edicionin e 52-të online të Olimpiadës Ndërkombëtare të Kimisë (IChO 2020)morën pjesë 240 nxënës nga 60 shtete. Nxënësit bullgarë fituan një medalje të argjend dhe tri të bronzta. Medaljen e argjend e fitoi Damjan Francov nga Gjimnazi Matematikor në..

botuar më 20-07-31 3.57.MD