Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Eksponati i korrikut në Muzeun e Gabrovos: një pjatë me imazhin e Penço Semovit

Foto: @regionalhistoricalmuseumGabrovo

Një pjatë e “Fondacionit bamirës Penço Ivanov Semov” është eksponati i muajit korrik në Muzeun Historik Regjional në qytetin Gabrovo. Në mesin e enës së zbukuruar me bollëk ndodhet imazhi i industrialistit bullgar Penço Semov, i cili ka kontribuuar për industrializimin e qytetit Gabrovo. Mbi gjoksin e tij është vënë dhe firma e tij. Pjata ka qenë në prodhim që nga viti 1943 deri në vitin 1945, si pjesë nga seria e kompleteve me imazhet e Semovit ose me nënshkrimin e tij. 

Të punuara nga fabrika e porcelanit në qytetin Vidin, ato kanë qenë të caktuara për qendrat sociale dhe institucionet, të ndihmuara financiarisht nga sipërmarrësi - spitali i vjetër dhe kisha, konvikti i vajzave, një qendër e fëmijëve, një sanatorium, konvikti i djemve, ndërmarrje industriale dhe kooperative. Shumë nga kompletet e prodhuara ruhen ende në familje të ndryshme të qytetit Gabrovo, trashëgimtarët e të cilëve kanë qenë në varrimin e industrialistit Penço Semov më 10 korrik përpara 75 vjetëve, i cili ka mbledhur mijëra qytetarë mirënjohës. Më shumë për Penço Semovin lexoni këtu.

Më shumë nga rubrika

Piktura të Vladimir Dimitrov-Mjeshtri “gjallërojnë” në projektin digjital të Cvetomill Ivanovit

Për ne, bullgarët, pikturat e Vladimir Dimitrov-Mjeshtrit janë si një kujtim nga fëmijëria dhe një mësim i paharruar për patriotizmin nga libri shkollor. Ky është mbase piktori ynë më i dallueshëm dhe i njohur, i cili bën një përshtypje të fortë dhe i..

botuar më 20-07-30 12.52.MD

Të rinj bullgarë janë duke pikturuar një pikturë të madhe në mur të stilit të Banksy

Krijues të rinj nga shkolla artistike “Mjeshtërit e rinj” në Kjustendill (Bullgari Jugperëndimore) do të shndërrojnë një vend të braktisur në një galeri nën qiell, informoi BTA. “Kështu në qytet do të kemi përveç galerisë me pikturat e Vlladimir..

botuar më 20-07-25 5.09.MD

“Mania e Filmit Veror - Bansko” prezanton peizazhe befasuese nga vendet e paarritshme

Adhuruesit e bukurisë ekstreme të natyrës do të mund të ndjekin në tre mbrëmje të radhës nga data 23 deri më 25 korrik përzgjedhjen e filmave më të mirë nga “Bansko Film Fest 2019”, njofton korrespondentja e Radios Kombëtare Bullgare Keti Trençeva. Në..

botuar më 20-07-23 12.26.MD