Trajneri i skuadrës kombëtare bullgare të futbollit Dimitër Penev festoi jubileun e tij të 75-të. “Të jesh trajner i mirë është një gërshetim mes praktikës së futbollit dhe aftësisë për të dëgjuar dhe për të parë” – vuri në dukje para BNR-së trajneri më i suksesshëm bullgar i futbollit dhe tha se kujtimet nga viti 1994, kur Bullgaria u klasifikua në gjysmëfinalet e Kampionatit Botëror, mbeten të fuqishme në kujtesën e tij. “Nuk harrohen momente të tilla” – tha Penev, duke na kujtuar suksesin më të madh të Bullgarisë në futboll.
Pritet që sot ai të dekorohet nga Ministri i Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov.Petër Stojçev u bë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës së Gjibraltarit sipas rregullave të Oceans Seven pa rroba neopreni. Stojçev kaloi distancën prej 16.4 km mes shkëmbinjve nga bregu evropian në qytetin spanjoll Tarifa..
Viktorio Iliev u bë kampion i Evropës në boks në kampionatin për të rinj dhe vajza në Poreç të Kroacisë, në kategorinë deri në 60 kg. Në finale ai u imponua mbi Bogdan Çelldik nga Ukraina. Kujtojmë se Bullgaria fitoi pesë medalje nga Kampionati..
Pesë medalje është shifra e medaljeve në ditën e fundit të Kupës Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Sofje. E dyta në shumëgarësh Stilijana Nikollova fitoi dy medalje të arta – për kombinimin me top dhe me fjongo ,dhe medaljen e..