Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 140

Foto: Georgi Cvetkov

Kaluam kufirin psikologjik prej 10 mijë të infektuarve me koronavirus

270 raste të reja të Covid-19 janë konstatuar gjatë 24 orëve të fundit nga 5963  teste të bëra, sipas Portalit Unik Informativ. Kështu numri i përgjithshëm i të infektuarve në fillim të epidemisë bëhet 10 123 veta. Më shumë raste ka përsëri në Sofje – 55. Pas saj janë Plovidi – 39 veta, dhe Bllagoevgradi – 26. Të shëruarit janë 221 veta, të vdekurit – 8 veta, ndërsa rastet aktive mbeten 4534.

16 veta meCovid-19 në azilin “Vëzrazhdane” në Ruse

12 prej të infektuarve nga azili janë vendosur në spitalin universitar “Kanev”, bëri të ditur BNT. Priten akoma rezultate nga testet e bëra PCR dhe në të njëjtën kohë janë ndërmarrë masa suplementare kundërepidemike.

Skuadra e futbollit për të rinj në Jamboll është infektuar me koronavirus

Dhjetë futbollistë nga skuadra kanë rezultuar pozitivë me  Covid-19. Është infektuar gjithashtu trajneri i tyre 36 vjeçar, si dhe dy veta që kanë kontaktuar me sportistët. Infeksioni u përhap në skuadre pasi futbollistët ishin në një turne në Stara Zagora.

Greqia kërkon PCR test negativ për qytetarët që mbërrijnë me avion nga Bullgaria

Masa kufizuese do të hyjë në fuqi më 28 korrik, kur autoritetet kufitare greke do të kërkojnë PCR test negativ për koronavirus, të bërë deri në 72 orë para hyrjes në vend, bëri të ditur Ministria e Punëve të Jashtme. Cerifikata duhet të jetë në anglisht dhe të përmbajë tre emrat dhe numrin e pasaportës (kartës së identiteti) të pasagjerit. Testet do të njihen në qoftë se janë bërë në laboratorë kombëtarë, ose privatë, të akredituar nga organet shtetërore. Më 28 dhe 29 korrik pasagjerët të cilët nuk kanë test për Covid-19 do të testohen nga autoritetet greke gjatë mbërritjes së tyre në Greqi. Mbetet në fuqi kërkesa për formular të plotësuar elektronik për lokalizimin e pasagjerëve (PLF), kod QR, minimum 24 orë para mbërritjes.

Italia vendosi karantinë përtë gjithë që mbërrijnë ngaBullgaria

Që nga sot hyn në fuqi karantina dyjavore për të gjithë udhëtarët që mbërrijnë nga Bullgaria, si dhe për ata, të cilët kanë kaluar transit përmes territorit tonë. Masa aplikohet për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me Covid-19, të regjistruar kohët e fundit te ne. Në Itali punojnë rreth 60 000 bullgarë. Shumë prej tyre kujdesen për njerëz të moshuar, ose merren me veprimtari bujqësore.

Mosrespektimi i masave të sigurisë çoi në rritje të të infektuarve

Sipas dr. Gergana Nikollovës – mjeke dhe anëtare e Bashkimit të Mjekëve Bullgarë komentoi para televizionit se rritja e numrit të të infektuarve gjatë javëve të fundit i detyrohet pikërisht faktit se nuk mbajmë distancë mes nesh dhe nuk mbajmë maska në ambiente të mbyllura. Ajo bëri thirrje për respektimin e rregullave suplementare të sigurisë dhe shtoi: “Njeriu mund të infektohet në shumë vende, por ka pak të ngjarë që kjo të ndodh duke pushuar në plazh”. Sipas saj problemi i madh në betejën e koronavirusit është mungesa e kuadrove. “Nuk ka vullnetar, i cili të mund t’i zëvendësojë mjekët dhe infermieret” – është kategorike dr. Gergana Nikollova.

Ministrja e re e Turizmit: Masa në ndihmë të fluturimeve charter të jetë e vlefshme deri në 2022-ën

Në një takim me drejtoritë e vendpushimeve “Albena”, “Shenjtorët Konstantin dhe Elena”, të Bashkimit Bullgar të Balneologjisë dhe SPA Turizmit Ministrja e re e Turizmit Marijana Nikollova u angazhua me realizimin e masës në ndihmë të fluturimeve charter, bëri të ditur qendra e shtypit pranë Ministrisë së Turizmit. Ajo nënvizoi se masa duhet të jetë e vlefshme përveç kësaj vere dhe gjatë stinëve 2021 dhe 2022. Marijana Nikollova u drejtoi thirrje bullgarëve për të zgjedhur vendpushimet bullgare bregdetare, sepse ato ofrojnë hotele të mira dhe të sigurta dhe plazhe të shkëlqyera. Përveç kësaj në këtë mënyrë do ta ndihmojnë sektorin më të prekur nga koronavirusi.

Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Hristo Prodanov

40 vjet nga ngjitja e parë bullgare në Everest

Sivjet shënohet 40 vjetori i ekspeditës së parë bullgare për t'u ngjitur në majën më të lartë të planetit - Everest. Më 20 prill 1984, majën e ngjiti pa maskë oksigjeni 41-vjeçari Hristo Prodanov në shpatin më të vështirë perëndimor. Ai arriti..

botuar më 24-04-20 6.25.PD

Pjesëmarrës nga 20 vende në Sofia Karate Open 2024 për Kupën e Presidentit

Presidenti Rumen Radev do të hapë turneun ndërkombëtar Sofia Karate Open 2024 – Kupa e Presidentit të shtunën, më 20 prill. Ngjarja sportive mbahet për herë të 11-të. Këtë vit, më shumë se 1500 pjesëmarrës nga 20 vende do të marrin pjesë në të. Turneu..

botuar më 24-04-20 5.20.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbajë mot i vranët me reshje shiu në pjesën lindore të vendit. Vende-vende reshjet do të jenë intensive dhe të konsiderueshme në sasi. Në gjysmën perëndimore vranësitë do të çahen dhe do të zvogëlohen, gjatë ditës do..

botuar më 24-04-19 7.35.MD