Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita 148

Foto: Pixabay

Rastet e reja të Covid-19 në Bullgari janë 146

Brenda 24 orëve të fundit u bënë afro 4 mijë teste. Sipas të dhënave të Portalit Unik Informativ në spital janë 793 veta, prej të cilëve 43 janë në reparte intensive. Të shëruarit brenda periudhës janë 77, të vdekurit – 2. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ë nga fillimi i pandemisë është 11 836 veta, ndërsa rastet aktive janë më se 5 mijë.

Akoma nuk ka valë të dytë të Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit më shumë të infektuar ka në qytetet Sofja dhe Varna, nga 29 veta, tregojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ. Po rritet numri i të vendosurve në spitalet. Megjithëkëtë para Televizionit të Ri docentja doktoreshë Penka Petrova, drejtoreshë e Institutit të Mikrobiologjisë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave tha se nuk bëhet fjalë për valë të dytë të Covid-19. Ka të ngjarë që vala e dytë të jetë në fund të vjeshtës dhe në fillim të dimrit, saktësoi doktoresha Petrova. Atëherë rastet e koronavirusit do të përzihen me gripin sezonal.

Tenistja më e mirë bullgare Viktorija Tomova është me test pozitiv për Covid-19

Në turneun në Palermo, pasi u testua për koronavirus tenistja më e mirë bullgare Viktorija Tomova dha mostra pozitive. Sipas informacionit të RKB-së tenistja u izolua në një spital të specializuar megjithëqë nuk ka simptoma. Në kualifikimet në Palermo Tomova duhej të ndeshet me Marta Kostjuk nga Ukraina, por u zëvendësua nga Daniella Segall nga Kili.

Anuluan tubimin kushtuar Ditës së Shën Ilijas në qytetin Pernik

Për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme epidemike tubimi tradicional i Ditës së Shën Ilijas u zëvendësua me shfaqjen e filmit dokumentar. Në mëngjes në kishën “Shën Profet Ilija” në qytetin Pernik u shërbye një meshë solemne. Në vend të koncerteve tradicionale organizatorët përgatitën film të lidhur me historinë e lagjeve të qytetit Pernik “Moshino” dhe “Iztok” i cili shfaqet online. Në të personalitete të njohura të lindura në qytet si shkrimtarja Zdravka Evtimova dhe dirigjenti Juli Damjanov tregojnë histori emociononte.



Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbajë mot i vranët me reshje shiu në pjesën lindore të vendit. Vende-vende reshjet do të jenë intensive dhe të konsiderueshme në sasi. Në gjysmën perëndimore vranësitë do të çahen dhe do të zvogëlohen, gjatë ditës do..

botuar më 24-04-19 7.35.MD
Stefan Dimitrov

Ministri i jashtëm mbetet në detyrë derisa të shkarkohet nga presidenti

Ushtruesi i detyrës së ministrit të punëve të jashtme, Stefan Dimitrov ka deklaruar se do të qëndrojë në detyrë derisa të ketë dekret presidencial për lirimin e tij. Kujtojmë se zëvendësimin e tij e ka kërkuar ministri në detyrë Dimitër Gllavçev një..

botuar më 24-04-19 6.49.MD

40% e pulave vezore janë të prekura nga gripi i shpendëve

Nga tetori i vitit 2023 e deri më tani, më shumë se 2 milionë zogj - pula vezore - janë shkatërruar për shkak të shpërthimeve të gripit të shpendëve në Bullgari. Mbi 40% prej tyre janë prekur nga kjo sëmundje. Ivajllo Gëllëbov, kryetar i Unionit të..

botuar më 24-04-19 5.15.MD