Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A do të mundet që entuziazmi i protestave të “lindë” politikë të re

Foto: EPA/BGNES

Mos dëshira e pushtetit të dëgjojë zërat e protestave, të cilat tanimë pothuajse një muaj me radhë këmbëngulin për dorëheqjen e qeverisë dhe të prokurorit të përgjithshëm, ushqen vendosmërinë e demonstruesve ta çojnë nismën e filluar deri në përfundim të suksesshëm. Rrugë gjithnjë e më të shumta të bllokuara, gjithnjë e më shumë qytete të ngritura në protestë, gjithnjë e më shumë bullgarë të cilët demonstrojnë jashtë shtetit - kështu po ngjan vera bullgare e vitit 2020.  

Sipas psikologes politike profesoresha Antoaneta Hristova, protesta ka karakter jo të strukturuar, meqenëse njerëzit nga sheshet nuk njohin një formacion të unifikuar politik.

 “Kemi dy variante për zhvillimin e situatës - komenton ajo për Radion Kombëtare Bullgare. - Varianti i parë është dorëheqja e kabinetit dhe kalim drejt qeverisë teknike, të formuar nga presidenti Rumen Radev. Por, ky variant është pothuajse i përjashtuar. Sepse në shoqëri u formua mosbesim ndaj institucioneve në tërësi. Varianti i dytë është të zhvillohet dialog me protestuesit dhe pjesërisht të plotësohen kërkesa të tyre deri në zhvillimin e zgjedhjeve të rregullta parlamentare, kërkesa këto të cilat duken më kuptimplota nga pikëpamja e demokracisë.” 

Pavarësisht se bëri disa zëvendësime ministrore dhe shpalli disa masa sociale, qeveria nuk mundi të zbusë tonin e ultimatumeve ndaj vetes së vet, që të hyjë në dialog me protestuesit. Në një situatë të tillë të elektrizuar, jo vetëm të rinjtë, por e gjithë shoqëria politizohet dhe kjo është e diktuar nga ndjenja e mungesësë së drejtësisë, mendon Kallojan Vellçev, politolog dhe autor në platformën e rinisë për analiza “Anbllok”.



“Nga kjo pikëpamje ne të rinjtë nuk jemi më specialë - thotë ai në intervistën para Radios Kombëtare Bullgare. - Na përcaktojnë si një avangardë të protestës, sepse jemi diçka e re në të dhe shpresoj se politizimi i të rinjve mund të japë rezultat pozitiv. Kur pjesa më e madhe prej nesh janë socializuar, kjo ka ndodhur në një mjedis jashtëzakonisht armiqësor ndaj politikës dhe mënyrës së bërjes së saj. Prandaj është dhe fare normale që një pjesë e madhe prej nesh të anësojmë prej saj. Por, pikërisht kjo shpresë, e cila lind në këtë moment në shesh, mund t’i detyrojë shumë nga të rinjtë gjithsesi të  hyjnë në luftën politike, që të mbrojnë idetë e tyre, ashtu siç e bëjnë nëpër protesta.”

Gjatë vitit 2013 kur u zhvilluan protestat e fundit në masë tek ne kundra qeverisë së Pllamen Oresharskit, shkrimtari Vlladimir Zarev e përshkroi revoltën popullore në romanin e tij  “Orllov most”/Ura e Shqiponjave/. “Por mjerisht, protestat krijuan iluzionin se në Bullgari  më në fund është ndërtuar dhe është formuar shoqëri civile, e cila të frenojë drejtimin histerik prej egoisti”, deklaroi atëherë autori. Por sot, a ka ndryshuar diçka?

 “Partia GERB prej 10 vjetëve ka fuqi të plotë, të cilën kryeministri e ktheu në pushtet të vetëm - thotë shkrimtari.-  Bojko Borisovi  i zgjidh të gjitha problemet, por, mjerisht makina e shtetit nuk funksionon, shoqëria jonë është e kalbur, u shpërndahen para oligarkëve të veçantë, dhe problemi më i madh – korrupsioni, mbetet."

Protestat nuk janë kaq sociale, sesa kanë për qëllim të arrijnë deri tek një ide e vetme shpëtuese për të gjithë popullin, mendon akoma Vlladimir Zarev. Shpresat e veta për unitet të shoqërisë civile dhe për frenimin e "egoizmit histerik të partive dhe oligarkëve” shkrimtari i lidh me njerëzit e rinj nga sheshet, të cilët një ditë do të hyjnë në pushtet.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: EPA/BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Daniell Mitov

Daniell Mitov refuzoi postin e ushtruesit të detyrës së ministrit të jashtëm

Përderisa presidenti nuk nxjerr dekret, ministrat e vjetër po i kryejnë detyrat e tyre, komentoi ushtruesi i detyrës së kryeministrit Dimitër Gllavçev duke dalë nga Presidenca. Pas një takimi të shkurtër me presidentin Rumen Radev Gllavçev tha: "Nuk..

botuar më 24-04-19 12.12.MD
Bojko Borisov

Bojko Borisov: Nuk e propozova Daniell Mitovin ministër të jashtëm

Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi se nuk ishte ai që propozoi që zëvendëskryetari i partisë Daniell Mitov të bëhet ushtrues detyre i ministrit të jashtëm. Sipas tij, Mitov me të vetëm u koordinua nëse do ta pranojë këtë post. “Nuk dua dhe..

botuar më 24-04-18 4.16.MD
Bojko Borisov

GERB i bëri thirrje PP-DB dhe DPS të marrin përgjegjësinë për qeverinë e përkohshme

Filozofia e Kushtetutës u bë ashtu, që tri partitë GERB-SDS, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) të mbajnë përgjegjësinë për zgjedhjen e një qeverie të përkohshme. Kolegët të mos..

botuar më 24-04-17 11.26.PD