Pata të vogla laramane erdhën për të kaluar dimrin në Liqenin Durankullak

Foto: wikipedia.org

200 pata të vogla laramane të cilët janë një lloj i kërcënuar botërisht erdhën për të kaluar dimrin në liqenin Durankullak afër Shabllës të Bullgarisë Verilindore. Shpendët erdhën pas regjistrimit dimëror të shpendëve në zonat e lagëta gjatë të cilit nuk u vu re asnjë ekzemplar prej këtij lloji. Ndryshimet  në klimë janë shkaku për të cilin rruga shtegtare e patave të vogla laramane zgjatet deri në skajet më të largëta veriore të kontinentit. Para vitesh tufat erdhën në nëntor, por kohët e fundit kjo ndodh në janar. Më shumë pata të vogla laramane erdhën të kalojnë dimrin në Bullgari në vitin 2018, kur në mars në zonat e mbrojtura u regjistruan 30 mijë shpendë.