Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Viti i Ri dhe Shën Vasili i Madh

Автор:
БНР Новини
Снимка: arkiv

Më 1 janar shënohet Shën Vasili i Madh. Festa është e përhapur mes të gjithë bullgarëve, pavarësisht vendndodhjes së tyre. Në prag të 1 janarit shtrohet tryeza e dytë festive pas Krishtlindjeve. Edhe këtu karakteristike janë bukët rituale. Dallimi është se gatuhen gjellë me vezë, djathë dhe mish.




Në prag të 1 janarit temjanisen pogaçja, byreku dhe koka e derrit. Në disa rajone të Bullgarisë mbi pogaçen vendoset një gjevrek. Pasi bëhet me tym temjani, gjevreku lihet anash dhe në mëngjes një pjesë prej tij u jepet kafshëve, ndërsa pjesa tjetër përdoret për mjekim. Në rajonet e ndryshme të Bullgarisë përgatiten brumëra të ndryshme – lakror, byrek me djathë dhe me oriz. Pra, varet nga traditat vendase. Por kudo në vend brenda byrekut vendoset degë të vogla thane, të cilat caktohen për shëndet, fat, suksese në punë dhe në shkollë etj. Sot byrekun më së shpesh e bëjmë me peta të gatshme nga dyqani. Përveç degëve të thanës, brenda byrekut vendosim po ashtu dhe letra të vogla ku kemi shënuar urimet për Vitin e Ri.

Në tryezën e Vitit të Ri patjetër vendoset koka e derrit, e cila gatuhet sipas recetave të ndryshme. Në disa rajone gatuhet gjysmë kokë derri, ndërsa në të tjera – konsumohet e gjithë koka e derrit. Ky është i vetmi rast në ritet bullgare kur mishi i derrit temjaniset dhe supozon të jetë bukë rituale. Në tryezë po ashtu vendosen arra, kokrra qepësh, thelbinj hudhre dhe mjaltë. Në të kaluarën fshatarët janë hedhur në valle gjithë natën që të ketë shëndet dhe bereqet. Dikur në disa fshatra bullgare të zonjat e shtëpisë kanë marrë 12 kokrra qepësh – nga një për secilin muaj të vitit, dhe i kanë vendosur ato në tryezën festive, duke hedhur në mes tyre kripë. Në mëngjes kokrra e qepëve ku kripa është shkrirë dhe është grumbulluar ujë, do të thotë se muaji për të cilin është menduar ajo do të jetë me reshje shiu.

Besohet se fati i shtëpisë gjatë Vitit të Ri varet nga mysafiri i parë. Nëse pragun e shtëpisë e shkel një djalë, do të lindin më shumë qengja meshkuj. Por nëse më 1 janar në shtëpi hyn një vajzë, atëherë do të lindin më shumë qengja femra. Për sa i përket thanës, ajo simbolizon shëndetin, forcën, rininë dhe ka vend të posaçëm në ritet bullgare. P.sh, bëhen shkopinj thane me të cilët djem të moshës nga 12 deri në 15 vjeç shkojnë shtëpi më shtëpi për të uruar Vitin e Ri, duke mbledhur dhurata të ndryshme. Së pari urohet më i moshuari i shtëpisë, duke e prekur shpinën e tij. Me shkopinjtë e zbukuruar me degë thane shkohet dhe po ashtu te kafshët. Ky rit kryhet për bereqet. Në Bullgarinë Perëndimore djemtë zakonisht maskohen.

Më 1 janar Kisha Ortodokse Bullgare kremton Dita e Shën Vasilit të Madh. Në prag të Vitit të Ri vajzat bëjnë parashikime për dashuri dhe martesë. Ato mbushin një kazan të bardhë me ujë, pa thënë asnjë fjalë. Brenda lëshojnë unaza të lidhura me pe me ngjyra të ndryshme që të dallohen pasi të nxirren. Vajza më e vogël i nxjerr unazat njëra pas tjetrës, derisa të tjerat këndojnë. Këngët e ndryshme rrëfejnë për karakterin e djalit me të cilin do të martohet vajza. Pas kësaj unazat hidhen sërish në kazan. Vajzat e mbulojnë atë me një shami të kuqe dhe e vendosin të rri gjithë natën nën trëndafil. Në mëngjes riti përsëritet.

Gëzuar 2015-ën! Paçi shëndet dhe lumturi përjetë. Ju plotësofshin të gjitha dëshirat Tuaja.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна