Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shumica e bullgarëve shpallen kategorikisht për reforma në vend

“60% prej njerëzve nuk janë të kënaqur nga shërbimet shëndetësore, nuk janë të qetë për shëndetin e tyre në sistemin e tanishëm – shpjegoi Mira Radeva, drejtore e agjencisë MBMD.
Foto: BGNES
Mezi 17 për qind prej bullgarëve janë optimistë për gjendjen në vend gjatë muajve të ardhshëm. Dy herë më shumë janë ata, që mendojnë, se gjerat do të keqësohen, ndërsa 45 % presin që situata nuk do të ndryshojë. Si problem kryesor para vendit, njerëzit theksojnë papunësinë dhe të ardhurat e ulëta. Korrupsioni dhe qeverisja e keqe nuk janë aq shqetësuese për bullgarët, siç ishin ato në kohën e qeverisë së mëparshme të koalicionit tre partiak. Këtë e tregojnë rezultatet e studimit sociologjik, të zhvilluar në fund të prillit nga agjencia MBMD. Administrata shtetërore, shëndetësia, sistemi i pensionit dhe arsimi janë sferat kryesore, për të cilat kabineti i Bojko Borisovit me ardhjen në pushtet premtoi që do të ndryshohen. Por në tërësi njerëzit mbeten të pakënaqur për funksionimin e këtyre sferave.

“Për administratën shtetërore në vend të parë vihet në dukje shkurtimi i personelit – thotë Mira Radeva, drejtore e agjencisë MBMD. Njerëzit mendojnë, se paguajmë shumë për shërbime administrative. Pika e dytë është kufizimi i korrupsionit, organizimi më i mirë i procesit të punës dhe kompetencë më të mirë të nëpunësve. Në sistemin e shëndetësisë njerëzit presin shërbime më të mira. Ndryshime të tjera të nevojshme janë zhdukja e korrupsionit dhe pakësimi i burokracisë. Në drejtim të sistemit të pensionimit, njerëzit dëshirojnë rritje të pensioneve, ndërsa 9 % këmbëngulin për rritjen e moshës së pensionimit. Një pjesë prej bullgarëve shpallen për reformë të tërësishme në sistemin e pensionimit, por ka edhe të tjerë që janë për uljen e moshës së pensionimit. Në sferën e arsimit pritjet janë më në veçanti për shtrëngimin e disiplinës, përmirësimin e cilësisë së teksteve mësimore, rritjen e kualifikimit të pedagogëve dhe përmirësimin e bazës materiale.”

Rezultatet e studimit tregojnë gjithashtu mbështetje të madhe shoqërore për synimet e deklaruara nga qeveria për kufizime financiare dhe shkurtime strukturore në administratë. Jashtëzakonisht e dhimbshme për njerëzit mbetet dhe sistemi i shëndetësisë.

“60% prej njerëzve nuk janë të kënaqur nga shërbimet shëndetësore, nuk janë të qetë për shëndetin e tyre në sistemin e tanishëm – shpjegon Mira Radeva. Rreth gjysma prej njerëzve kanë udhëtuar në ndonjë qytet fqinjë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Njerëzit mendojnë gjithashtu, se në spitalet e vogla mungojnë specialistë dhe aparaturë të mirë.”

Policia dhe qeveria janë dy institucionet që gëzojnë besim më të lartë shoqëror. Rejtingu i kryeministrit Bojko Borisov shënoi një ulje të vogël, që sipas Mira Radevës, u detyrohet efekteve të krizës ekonomike. Përveç kësaj për herë të parë prej vitesh Borisovi prapsi nga pozicioni prijës në klasifikimin e miratimit shoqëror para ministrit të punëve të brendshme Cvetan Cvetanov.

“Shkaku për këtë është, se Cvetan Cvetanovi kapitalizoi sukseset e qeverisë në sferën e luftës kundër krimit dhe kundër korrupsionit – thotë Mira Radeva. Kishte aksione shumë të efektshme policore, u ndaluan shumë njerëz, u ngritën shumë akuza. Siç duket, shoqëria prej kohe ka pritur të shohë një pushtet që ndahet ndjeshëm nga krimi. Sipas mendimit tim, shkaku i vërtetë për popullaritetin e madh të ministrit të brendshëm Cvetanov është, se ai është në një sferë, ku nuk ka gafe serioze – në një sferë ku fitohen beteja.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

A do të mbizotërojë vota e protestës është pyetja e madhe në këto zgjedhje

“Nëse duhet të bëjmë një krahasim mes Bullgarisë dhe Holandës, të dyja vendet vitin e fundit ranë në një situatë të vështirë lidhur me pamundësinë e formimit të qeverisë. Duheshin krijuar koalicione jashtëzakonisht të vështira dhe kjo nuk mund të..

botuar më 24-06-09 10.15.PD

Për herë të pestë, Bullgaria dërgon përfaqësues në Parlamentin Evropian

Bullgaria është anëtare e BE-së që nga 1 janari 2007. Megjithatë, vendi ynë kishte përfaqësuesit e tij në Parlamentin Evropian (PE) edhe para anëtarësimit zyrtar. Në vitin 2005, Kuvendi Popullor zgjodhi 18 deputetë bullgarë të cilët kishin statusin e..

botuar më 24-06-09 7.55.PD

Bullgaria voton për Asamblenë Kombëtare dhe Parlamentin Evropian

Sot është ditë zgjedhjesh në Bullgari - votojmë për 17 deputetë bullgarë në Parlamentin Evropian prej 720 anëtarësh dhe për 240 deputetë për Asamblenë e 50-të Kombëtare të vendit tonë. Në garën zgjedhore marrin pjesë 32 formacione politike - 20..

botuar më 24-06-09 7.15.PD