Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Anders Fog Rasmusen: “Bullgaria mund të luajë një rol kyç politik në integrimin euroatlantik të Ballkanit Perëndimor”

\r\nSekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen u takua me kryeministrin e Bullgarisë Bojko Borisov
Foto: BGNES
“Ëndrra ime është t’i shikoj të gjitha shtetet nga Ballkani të integruara në NATO dhe në Bashkimin Evropian” - këtë e deklaroi pas takimit të vet me kryeministrin bullgar Bojko Borisov në Sofje sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen. Gjatë kohës së vizitës së parë të punës tek ne, pas pranimit të postit Rasmussen u takua akoma me ministrat e punëve të jashtme dhe të mbrojtjes - Nikollaj Mlladenov dhe Anju Angjellov dhe me presidentin Georgi Përvanov. Gjatë kohës së bisedimeve janë shqyrtuar 3 tema kyçe për të ardhmen e Aleancës - integrimi euroatlantik i vendeve nga Ballkani Perëndimor, misioni në Afganistan dhe përgatitja e sistemit për mbrojtje kundër raketave të NATO-s, për të cilën pritet të merret vendim në takimin e nivelit të lartë në Lisbonë gjatë muajit nëntor të këtij viti. Rasmusen i dha një vlerësim shumë të lartë kontributit të Bullgarisë në misionet në Afganistan dhe në integrimin euroatlantik të Ballkanit Perëndimor.

“Bullgaria mund të luajë një rol kyç politik për integrimin euroatlantik të shteteve ballkanike para së gjithësh me marrëdhëniet e veta të mira me vendet fqinje. Aleanca mbështetet për këtë tek Bullgaria. Ajo mund të japë këshilla se në çfarë mënyre NATO-ja do të angazhohet me partnerët e vet në Ballkan - tha Andres Fogh Rasmussen në përgjigje të pyetjes së Radio Bullgarisë për vendin e Bullgarisë në procesin e integrimit euroatlantik të regjionit. Sa i përket konkretisht vendeve të veçanta nga Ballkani perëndimor, ne dhamë statutin e përcaktuam planin për veprim të Malit të Zi gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar, kurse përpara pak kohe dhe të Bosnjë e Hercegovinës. Sa i përket Shkupit, nuk është punë e NATO-s të lehtësojë progresin rreth zgjidhjes së çështjes së diskutueshme për emrin e vendit. Kjo është një çështje e dyanshme midis Shkupit dhe Athinës dhe zgjidhja varet nga vet Maqedonia. Sa i përket Serbisë, e dimë se për shkaqe të kuptueshme historike ka skepticizëm sa i përket aderimit të vendit ndaj NATO-s. Unë mund tu drejtohem jo vetëm liderëve serb, por dhe popullit të Serbisë të vlerësojnë edhe njëherë me shumë vëmendje situatën dhe të bëjnë konkluzione, se e ardhmja e vendit është tek integrimi i saj në bashkësinë euroatlantike dhe në Bashkimin Evropian. Mendoj se, pak nga pak hap pas hapi serbët mund të afrohen deri tek ky kuptim dhe shpresoj shumë ta shikoj në praktikë përparimin në të.”

“Vetëm përpara rreth 10-15 vjetëve këtu në Ballkan u zhvillua një gjenocid i madh me kombet e ndryshme - vuri në dukje kryeministri bullgar Bojko Borisov. Kishte luftë, bombardime, shkatërrim një kriminalitet të organizuar - rikujtoi ai. Kjo duhet të mbetet në të kaluarën, kurse ne duhet të bëhemi një ishull i stabilitetit. Kjo mund të bëhet vetëm përmes pjesëmarrjes tonë në strukturat euroatlantike.”

Mes çështjeve të diskutuara por të rëndësishme për të ardhmen qe dhe kërkesa e NATO-s për instruktor suplementar nga Bullgaria për arsimimin e ushtrisë afgane dhe të policisë si një pjesë të rëndësishme nga misioni i NATO-s në Afganistan. Aktualisht Bullgaria ka mbi 500 ushtarakë dhe 11 instruktorë në misionin aty. Një temë tjetër e diskutuar në bisedimet në Sofje qe për dobitë nga ndërtimi i mburojës kundra rakete të Aleancës si një mbrojtje efektive kolektive kundra kërcënimeve të reja-terrorizëm, kiber-sulme dhe sulme me raketa me rreze të vogël dhe të mesëm veprimi.

“Në strategjinë e re të NATO-s kjo është mbrojtja e cila prek jo vetëm ushtritë por dhe të gjithë popullsinë e Evropës dhe vendet nga NATO-ja prej afro 900 milionë veta - nënvizoi Bojko Borisovi. Kjo është mbrojtja në të cilën do të marrin pjesë të gjitha vendet dhe që ka për qellim të tërheqë dhe Rusinë drejt sistemit mbrojtës kundra raketave. Pikërisht kështu do të demonstrohet se NATO-ja është organizatë, e cila mbron njerëzit e zakonshëm në të gjitha vendet evropiane.”

Unë shpresoj të tërheqim dhe Rusinë – nënvizoi dhe Fogh Rasmussen. Kjo do të jetë dëshmi se sistemi nuk është drejtuar drejt saj, por e përsosim në bashkëpunimin me Rusinë, që të bëhet më efektiv. Tanimë filluam bisedime me Rusinë. Kuptohet se ka akoma shumë çështje, të cilat duhet të sqarohen.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Cila është procedura për marrjen e shtetësisë bullgare?

Në një publikim të mëparshëm Radio Bullgaria ju tregoi për kushtet dhe arsyet për marrjen e nënshtetësisë bullgare . Në rreshtat e mëposhtëm, do t'ju tregojmë për hapat e vetë procedurës. E para prej tyre është paraqitja e një kërkese për shtetësi..

botuar më 24-05-11 8.40.PD

Presidenti u takua me përfaqësues të bullgarëve në Kosovë

Bullgaria i kushton rëndësi të madhe kontakteve aktive me komunitetin bullgar në Kosovë, deklaroi kreu i shtetit Rumen Radev. Ai priti përfaqësues të Shoqatës për Zhvillim dhe Integrim të Bashkësisë Bullgare në Republikën e Kosovës, njoftoi qendra e..

botuar më 24-05-10 9.16.PD

BNR tashmë ka një kanal në TikTok

Nga 9 maji, Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) hyn zyrtarisht në botën e TikTok. Në kanalin e ri media do të ofrojnë video informative, por edhe argëtuese me momente nga transmetimi i të gjitha programeve. Do të tregojë prapaskenat e ngjarjeve më të..

botuar më 24-05-09 10.22.PD