Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vizita e zëvendëssekretarit shtetëror të SHBA-së Xhejms Stajnberg në Bullgari

Foto: BGNES
Zëvendëssekretari shtetëror i SHBA-së Xhejms Stajnberg vizitoi Sofjen pas takimit të nivelit të lartë “BE – Ballkani Perëndimor”, që u mbajt në Sarajevë të Bosnjë e
Hercegovinës. Në një intervistë të veçantë për Radio Bullgarinë ambasadorja Elena Poptodorova – drejtore e Drejtorisë “Politika për sigurim” pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme theksoi se kjo vizitë e nivelit më të lartë është një shenje për marrëdhëniet e mira diplomatike të krijuara me ministrin e punëve të jashtme të Bullgarisë Nikollaj Mlladenov. Zotërinjtë Stajnberg dhe Mlladenov bashkëpunojnë mirë si mbi të gjithë problematikën e Evropës Juglindore dhe të Ballkanit Perëndimor, ashtu edhe mbi çështjet e mëdha të sigurisë. Kjo vizitë dëshmon edhe rolin prijës të Bullgarisë në rajon dhe rëndësinë e saj si partner i SHBA-së. Krahas kësaj ajo tregon edhe vendin e rëndësishëm të Ballkanit Perëndimor në politikën e jashtme amerikane.

Elena Poptodorova asistoi në bisedimet e zëvendëssekretarit shtetëror Xhejms Stajnberg me kryeministrin e Bullgarisë Bojko Borisov, me ministrin e punëve të jashtme Nikollaj Mlladenov dhe me ministrin e mbrojtjes Anju Angellov. Ja se disa prej aksentëve më të rëndësishëm gjatë bisedimeve:

“Gjatë të gjitha takimeve si një temë e rëndësishme e rendit të ditës në marrëdhëniet transatlantike u diskutuan problemet e Ballkanit Perëndimor. Më gëzon fakti se zhvillohet një bisedë pragmatike, d.m.th. diskutohen mënyrat si më shpejtë me mundime të përbashkëta të arrijmë deri në integrimin e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Evropës Juglindore në NATO, deklaroi Elena Poptodorova. Përpjekjet e Bullgarisë dhe pozita e saj aktive në Ballkan vlerësohen shumë lartë. Si politikë kombëtare dhe diplomaci kombëtare, ne nuk dëshirojmë të jemi vetëm vëzhgues të ngjarjeve që ndodhen në rajonin tonë. Kjo duket nga të gjitha vizitat në vendin tonë dhe nga të gjitha bisedimet kushtuara kësaj teme. Do të përmend se para disa ditësh në Bullgari ishte sekretari i përgjithshëm i NATO-së Anders Fogh Rasmussen. Me të u diskutuan disa çështje në këtë drejtim dhe prapë u vlerësua roli dhe përpjekjet e Bullgarisë në rajon. Xhejms Stajnbergu ishte shumë i qartë në vlerësimin e vet lidhur me kontributin konstruktiv të Bullgarisë për anëtarësimin më të shpejtë të Ballkanit Perëndimor në NATO dhe në BE.”

Çështja e mbrojtjes kundër raketave të Aleancës gjithashtu u shqyrtua në takim, tha ambasadorja Poptodorova:

“Mbrojtja kundër raketave do të realizohet më mirë si mbrojtja e përbashkët kolektive si pjesë e pandarë e mbrojtjes së NATO-së. Kjo u vërtetua përsëri në ato takime, tha ambasadorja Poptodorova. Afganistani ishte tema nga pikëpamja e kontributit bullgar. Kjo temë diskutohet rregullisht në kontekstin e ISAF-it, në kontingjentin ndërkombëtar. U vlerësua jo vetëm linja e qëndrueshme e pjesëmarrjes, por edhe vendimi i Bullgarisë se me gjithë vështirësitë financiare të shtojë numrin e kontingjentit në këtë operacion.”

Sipas fjalëve të ambasadores Elena Poptodorova, me gjithë se zëvendëssekretari shtetëror Xhejms Stajnberg përgjigjet për çështjet e përbashkëta politike në Departamentin Shtetëror, gjatë bisedimeve një vëmendje iu kushtua marrëdhënieve dypalëshe.

“U diskutuan çështjet e sigurisë, ku realizojmë një bashkëpunim të mirë me SHBA-në. Krahas kësaj u përmendën edhe disa tema të bashkëpunimit ekonomik dhe më në veçanti u diskutua domosdoshmëria e një vëllimi më të madh investimesh në vendin tonë. Doemos u bë fjalë edhe për udhëtimin pa viza me SHBA-në dhe për zhvillimin e bazës juridike të marrëdhënieve dypalëshe. Kështu që bashkëbiseduesit shqyrtuan edhe marrëdhëniet dypalëshe, jo vetëm çështjet në kuadrin e Aleancës” – deklaroi në një intervistë ambasadorja Elena Poptodorova – drejtore e Drejtorisë “Politika për sigurim” pranë Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Iliana Rajçeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria do të reklamohet si destinacion për arsimin e lartë

Bullgaria është ndër vendet në Evropë me përqindje të lartë të studentëve të huaj. Për momentin pesha e studentëve të huaj në vendin tonë është rreth 8%, çka na rendit ndër vendet e para në rajon. Këto të dhëna i prezantoi ministri i Arsimit, Galin..

botuar më 24-06-07 2.18.MD

Tre ditë rikrijime historike në kodrat Carevec

Nga data 7 deri më 9 qershor, Festivali Ndërkombëtar i Rikrijimeve Historike në Veliko Tërnovo do të mbledhë grupe të rishfaqjes historike dhe rikrijues të pavarur nga Bullgaria, Greqia, Italia, Rumania, Sllovakia dhe Serbia në Kështjellën Historike..

botuar më 24-06-07 6.10.PD
Todor Galev

Bullgarët janë ndër më të ndjeshmit ndaj dezinformatave dhe konspiracioneve në Evropë

Pothuajse dy të tretat e bullgarëve besojnë në teoritë e konspiracionit, tha për BNR Todor Galev nga Qendra për Studimin e Demokracisë në bazë të një sondazhi ekspres të opinionit publik, i cili do të prezantohet sot. Shumica e njerëzve..

botuar më 24-06-06 9.46.PD