Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kultura braziliane në qytetin Varnë

Mike e posaçme e Festivalit të kulturës braziliane ishte Llizhiana Kosta me grupin e saj.
Foto: BGNES
Për vit të tretë të radhës në fillim të muajit gusht qyteti i Varnës u bë mikpritës i Festivalit të kulturës braziliane. Në sajë të Shkëlqesisë së Tij Paulo Volovski, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Brazilit në Bullgari, me ndihmën e Bashkisë së qytetit Varna dhe të Shoqatës “Varna-kryeqyteti evropian i kulturës” dhe gjatë këtij viti banuesit e qytetit dhe të gjithë miqtë e kryeqytetit detar të Bullgarisë patën mundësinë të njihen me traditat, zakonet dhe kulturën e vendit të kafes. Vesella Ivanova nga Ambasada e Brazilit pohon se, ideja për ngjarjen është krejtësisht e ambasadorit Vollovski dhe është e provokuar nga Konsullata e Nderit e Brazilit të hapur gjatë vitit 2008 në Varnë me konsull nderi Mihaill Mihov. Por, a dihet mjaft tek ne për vendin e largët ose çdo gjë lidhet me futbollin dhe muzikën?

Po kuptohet, muzika është shumë e rëndësishme për kulturën e tyre, dimë për karnavalin në Rio de Zhanejro, e lidhim Brazilin me futbollin, por nuk është vetëm kjo - thotë Vesella Ivanova. Brazili është një vend i madh i cili zhvillohet jashtëzakonisht mirë, më vete nga ana energjetike. Ata janë dhe prodhuesi i tretë i avionëve në botë, por shumë pak veta e dinë këtë fakt. Dhe jo në vend të fundit, brazilianët janë njerëz shumë të ngrohtë, të afruar dhe të këndshëm. Mendoj se, bullgarët e ndiejnë këtë dhe ekziston një lidhje e veçantë midis nesh.”

Sipas krijuesve brazilian dy popujt i ngjajnë shumë njëri-tjetrit për nga mentaliteti. Midis ushqimeve të preferuara të tyre janë bërë djathi i bardh bullgar, kosi dhe kuptohet sallata e njohur shope. Nga ana e vet kultura braziliane dhe kuzhina po kështu kanë tërhequr adhurues të rinj bullgarë.

“Kuptohet, Kajpirinja (një koktej shumë i njohur brazilian) është i pranishëm në të gjitha ngjarjet, të cilat janë të hapura dhe falas - tregon Vesella Ivanova. Sa i përket ushqimit, gjatë këtij viti gjellëbërësja u mundua të paraqesë receta nga të gjitha rajonet e Brazilit, ku ajo vet qe nga pjesa jugore e tij. U pëlqyen shumë gurabijet e bëra me të verdhë veze, të cilat janë shumë të njohura. Kuzhina braziliane është shumë e larmishme, ushqimi është i lehtë dhe ekologjikisht i pastër. Për koncertet e muzikës së njohur shfrytëzojmë Teatrin veror në Varna. Gjatë këtij viti erdhi Llizhiana Kosta me grupin e saj. Muzika e tyre është e përafërt me sambën, por në një variant të ri modern. Kllaudio Kron merr pjesë gjatë të tria viteve në festival. Çdo herë ai realizon një parakalim dhe mbledh njerëz të cilët nuk kuptojnë asgjë nga perkusioni të cilët ekzekutojnë së bashku dhe formohet një karnaval i vërtetë. Pianistja Fabiane de Kastro prezantoi Ektor Vilja-Llobos i cili është kompozitori më i madh brazilian.”

Gjatë 2 vjetëve të para të shfaqjes janë xhiruar filma bashkëkohore braziliane, gjatë këtij viti për herë të parë u tregua arti i pikturimit. “Mendoj se është me rëndësi të madhe që Bullgaria të shikojë pikturën braziliane dhe ngjyrat në pikturat tona, të cilat pasqyrojnë jetën tonë. Ato janë shumë më të ngrohta dhe kontraste nga ato evropiane” - thotë piktori Adelio Saro Sobrinjo, i cili është një nga piktorët më të pëlqyer dhe të blerë jo vetëm në Brazil por dhe nëpër botë. Ekspozita nuk ka titull, sepse mbledh 22 piktura të përditshme, siç i përcakton vet Saro, të përmbushura me portrete dhe me simbole të shumta si kitara, mollët, shpendët.

“Këta nuk janë njerëz konkretë, por personazhe të trilluar, kujtime nga e kaluara dhe përjetimet e mia - tregon Adelio Saro. Për shembull kitara në pikturat e mia - unë nuk mund t’i bie kitarës, por kam kitarë dhe më pëlqen shumë tingëllimi i saj. Kurse shpendët, sepse si fëmijë jetoja në fshat dhe më dukej se këto janë qeniet më të lira në botë. Molla është e rëndësishme, sepse si i vogël nuk e njihja vet frutën, por haja vetëm lëvozhgët e mollës, të cilat i hidhnin njerëzit më të pasur se ne. Kështu që, çdo gjë të cilën e shikoni në pikturat e mia, është një transformim të kujtimeve fëmijërore.”

Adelio Saro Sobrinjo bëhet akoma më i njohur në atdheun e tij pasi fillon të krijojë piktura për njerëzit e verbër.

“Kjo qe një sfidë për mua, sepse jam i pari, i cili mundohet të pikturojë piktura, të destinuara posaçërisht për njerëzit me shikim të dëmtuar. Deri në këtë moment unë pikturoja vetëm për njerëzit, të cilët kishin para, shtëpi të bukura dhe qëndrim ndaj artit. Pas kësaj vendosa të bëj skulptura, përmes të cilave të nxjerr artin në rrugë si dhe njerëzit, të cilët nuk vizitojnë galeri dhe muze, të afrohen me artin. Dhe atëherë fillova të mendohem për ata, të cilët edhe sikurse të kenë dëshirë, nuk mund të shikojnë një krijim të dhënë të artit. Atëherë krijova dhe pikturat e mia të para të reliefit, me një sqarim anash në alfabetin e Brajlit.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Vesella Krësteva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ekspozita “Ëndërr mes fjalësh”

Ekspozita “Ëndërr mes fjalësh” e artistes Enxhi Tufa

Arti ka ekzistuar gjithmonë si një formë e të shprehurit përmes të cilit mund të shpalosim botën tonë të brendshme. Këtë ka bërë edhe artistja me origjinë bullgare Enxhi Tufa, e cila përmes ekspozitës së saj “Ëndërr mes fjalësh” ka shprehur vetveten,..

botuar më 24-06-03 9.30.PD

“Bliri i Artë" bashkon 50 filma nga 18 vende në Stara Zagora

Nga data 1 deri më 5 qershor në Stara Zagora po mbahet edicioni i 11-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për Kinemanë e Re Evropiane “Bliri i Artë”. Do të shfaqen 50 filma nga 18 vende, duke përfshirë filma të regjisorëve Nuri Bilge Ceylan,..

botuar më 24-06-02 7.15.PD

Summer Vibes Festival viziton sërish Vidinin

Qyteti Vidin për të pestin vit radhazi është nikoqir i Summer Vibes Festival. Në datat 1 dhe 2 qershor pranë kalasë “Baba Vida” (“Gjysha Vida”) , fëmijët do të zbulojnë një mënyrë më të shëndetshme dhe jo më pak interesante për t'u..

botuar më 24-06-01 7.45.PD