Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria dhe NATO-ja gjatë vitit 2010

Gjatë kohës së takimit në Lisbonë udhëheqësit shtetërorë të 28 vendeve anëtare miratuan një Koncept të ri strategjik për zhvillimin e NATO-s.
Foto: BGNES
Gjatë prillit të vitit 2004 Bullgaria u bë anëtar me të drejta të plota i NATO-s. Për gjashtë vjet vendi kaloi një rrugë të vështirë adaptimi pas disa dekadash pjesëmarrjeje në Traktatin e Varshavës: miratim i standardeve të NATO-s për armatosje, riorganizim i komandës, shkurtime drastike të ushtrisë. Cilat janë ngjarjet më të rëndësishme në këtë fushë gjatë vitit të kaluar?

Shumë i rëndësishëm për Bullgarinë, si një vend anëtar i Paktit, ishte takimi i nivelit të lartë i NATO-s gjatë muajit nëntor në Lisbonë. Një prej mesazheve kryesore të Sofjes, të paraqitura atje nga presidenti Georgi Përvanov, ishte kërkesa që Bullgaria të jetë e mbuluar krejtësisht nga mburoja kundër raketave. Bullgaria nguli këmbë që kjo mburojë të shndërrohet në një prej misioneve kryesore të NATO-s dhe të realizohet në bashkëpunim me Rusinë. Me këtë rast ministri i jashtëm bullgar Nikollaj Mlladenov nënvizoi se si për NATO-n, ashtu dhe për Rusinë, dhe kryesisht për Bullgarinë, nevoja për krijimin e një mbrojtjeje kundër raketave është lidhur me identifikimin e rreziqeve të reja potenciale. Ndër to janë tensioni në regjimin ndërkombëtar për mospërhapjen e armëve bërthamore dhe të raketave balistike, si dhe rreziku nga sigurimi i teknologjive për prodhimin e tyre nga disa grupazhe radikale.

Në takimin në Lisbonë, i cili ishte takimi më kritik në historinë 61 vjeçare të Aleancës, udhëheqësit shtetërorë të 28 vendeve anëtare miratuan një Koncept të ri strategjik për zhvillimin e organizatës gjatë dekadës së ardhshme. Në koncept ishin përfshirë të gjitha ofertat e Bullgarisë, ndër të cilat aderimi i Ballkanit Perëndimor me zonën euroatlantike të sigurimit, një koordinim më i mirë i NATO-s dhe BE-së për shmangien e dublimit të funksioneve, shpenzimeve dhe resurseve, si dhe konsiderimi i sigurimit energjetik një faktor kyç për sigurimin kolektiv.

Përveç kësaj në Lisbonë Bullgaria ripohoi edhe një herë vendosmërinë e saj për të marrë pjesë deri në fund në sfidën më të madhe para paktit – lufta tashmë 9 vjeçare e SHBA-së dhe NATO-s në Afganistan. Siç shënuan disa vëzhgues, Sofja është një shembull i angazhimit të shtetit sa i përket misionit atje.

Një aspekt tjetër i rëndësishëm në marrëdhëniet NATO – Bullgari është ndërtimi i një kiber mbrojtjeje shpresëdhënëse. Në Strategjinë e Sigurimit Kombëtar të Bullgarisë, të miratuar nga qeveria përpara disa javësh, ishte përfshirë dhe çështja për të ashtuquajturin kiber sigurim. Pritet që Bullgaria dhe NATO-ja të nënshkruajnë një memorandum për bashkëpunim në fushën e kiber mbrojtjes, domethënë bëhet fjalë për mbrojtje nga kiber sulmet kundër sistemeve kompjuterike me rëndësi strategjike. Memorandumi do të garantojë shkëmbimin e informacionit në këtë fushë, si dhe zhvillimin e operacioneve të përbashkëta. Nga ana bullgare partner do të jetë Qendra Qeveritare për reagim në raste incidentesh kompjuterike.

Gjatë vitit që po shkon Bullgaria u përfshi në një mënyrë të suksesshme dhe në një iniciativë tjetër të NATO-s. Një delegacion i përbashkët i Paktit dhe i organizatës joqeveritare “Transparencë pa kufij” vizitoi Sofjen dhe u dha një vlerësim shumë të lartë masave të ndërmarra në Ministrinë bullgare të mbrojtjes për përballimin e korrupsionit dhe ndërtimin e mekanizmave shpresëdhënëse të luftimit të tij. Përfaqësuesi i NATO-s Stjuart Eldën i vlerësoi lartë praktikat kundër korrupsionit në sferën e mbrojtjes dhe saktësoi se Bullgaria është ndër vendet e para, të cilat u përfshinë në iniciativën e NATO-s për vendosjen e ndershmërisë në dikasteret ushtarake të vendeve anëtare të paktit.

Aplikimi i standardeve të NATO-s në ushtrinë bullgare gjatë vitit që po shkon u ndesh me disa vështirësi. Kriza ekonomike në Bullgari gjatë vitit 2010 e preku dhe mbrojtjen. Ushtria u detyrua të zhvillojë bisedime për marrëveshje të rëndësishme ushtarake, të drejtuara ndaj përmirësimit të pajtueshmërisë së saj sipas kritereve të NATO-s. Sofja mori pëlqimin e kompanisë italiane “Alenia Aeronautika” që porosia për pesë avionë transporti “Spartan”, e bërë gjatë vitit 2006 për 91 milionë euro, të kufizohet deri në tre avionë të këtij lloji. U zvogëlua dhe porosia e parë për teknikë automobilistike, për të cilën ishte arritur marrëveshje me “Dajmler Krajsler”. Edhe të dyja kompanitë nuk kërkuan pagim gjobe nga ana e Bullgarisë për moszbatimin e kontratës. Mirëpo krejt e ndryshme është situata lidhur me 12 helikopterët “Krugër” dhe 6 helikopterët “Panter”, për të cilët Bullgaria i kishte dhënë porosi gjatë vitit 2005 kompanisë franceze “Jurokoptër”. Priten bisedime të vështira për zvogëlimin e numrit të tyre, si dhe në lidhje me pretendimet e kompanisë franceze për pagimin e gjobave me përmasë 12 milionë euro për pagimet e vonuara nga ana bullgare.

Dhe në fund pak statistikë për vitin që po shkon: në Bullgari u zhvilluan 112 trajnime sipas standardeve të NATO-s të nënreparteve të llojeve të ndryshme të forcave të armatosura; tetë formacione ishin certifikuar sipas standardeve të NATO-s, kurse 15 – për pjesëmarrje të misioneve të NATO-s përtej kufirit; gjatë vitit 2010 mbi 730 ushtarakë bullgarë morën pjesë në operacionet e NATO-s në botë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Atanas Cenov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Cila është procedura për marrjen e shtetësisë bullgare?

Në një publikim të mëparshëm Radio Bullgaria ju tregoi për kushtet dhe arsyet për marrjen e nënshtetësisë bullgare . Në rreshtat e mëposhtëm, do t'ju tregojmë për hapat e vetë procedurës. E para prej tyre është paraqitja e një kërkese për shtetësi..

botuar më 24-05-11 8.40.PD

Presidenti u takua me përfaqësues të bullgarëve në Kosovë

Bullgaria i kushton rëndësi të madhe kontakteve aktive me komunitetin bullgar në Kosovë, deklaroi kreu i shtetit Rumen Radev. Ai priti përfaqësues të Shoqatës për Zhvillim dhe Integrim të Bashkësisë Bullgare në Republikën e Kosovës, njoftoi qendra e..

botuar më 24-05-10 9.16.PD

BNR tashmë ka një kanal në TikTok

Nga 9 maji, Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) hyn zyrtarisht në botën e TikTok. Në kanalin e ri media do të ofrojnë video informative, por edhe argëtuese me momente nga transmetimi i të gjitha programeve. Do të tregojë prapaskenat e ngjarjeve më të..

botuar më 24-05-09 10.22.PD