Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Agjencia e re e ushqimeve me një kontribut real për përmirësimin e cilësisë së produkteve të propozuara në treg

Agjencia bullgare e parrezikshmërisë së ushqimeve u krijua në mes të muajit shkurt. Ekspertët realizojnë një kontroll zyrtar të produkteve me prejardhje bimore dhe shtazore në tregun bullgar. Rezultatet e para nga puna e pothuajse 3000 ekspertëve të agjencisë dëshmojnë se, kontrolli dhe vërejtja mbi këtë treg të ndjeshëm jep shpresë, se prodhuesit jo luajale dhe tregtarët do të dëbohen prej tij.

Prej viteve në Bullgari diskutohet për cilësinë e bukës dhe të përbërëseve në të. Prandaj dhe kontrollimet e para të agjencisë filluan nga buka. Janë realizuar mbi 1700 kontrollime në të gjithë vendin në mullinjtë e miellit dhe mes prodhuesve të bukës. Për shkeljet e saktësuara ekspertët e agjencisë kanë dhënë urdhra për një ndërprerje të përkohshme të veprimtarisë të 13 firmave. Është i mbyllur një repart absolutisht ilegal, pa lejet e domosdoshme, për prodhim të bukës rreth qytetit Plovdiv. Me iniciativë të Agjencisë mbi ushqimet u aplikua një standard kombëtar për cilësinë e miellit dhe të buklës. Ai nuk është i detyrueshëm, por logoja e këtij standardi “Bullgaria” mbi prodhimet e bukës është garanci për cilësinë e tyre. Në këtë bukë nuk ka konservantë, ajo prodhohet në bazë të një recete tradicionale bullgare, kurse aroma është ajo nga fëmijëria jonë. Standardi rekomandues për prodhim të këtij produkti më të rëndësishëm në tryezën bullgare vjen pas standardeve tanimë të krijuara të ngjashme për qumësht, kaçkavall, djathë , produkte vendase. Këto produkte bullgare përsëri kthejnë shijen e vet të vërtetë, pasi gjatë 20 vjetëve të fundit të kalimit drejt ekonomisë së tregut në rastet më të mëdha qenë të tilla vetëm për nga emri. Kurse përmbajtjen e tyre të vërtetë e dinin vetëm prodhuesit.

Një nga fushat më të rëndësishme, në të cilat punon agjencia aktualisht është kontrolli mbi ushqimet në kopshtet dhe çerdhet për fëmijë. Kontrollimet nxorën në dritë një sërë shkeljesh. U morën 506 kilogramë ushqime, janë kontrolluar produkte në 1861 kopshte, çerdhe dhe kuzhina për fëmijët. Jordan Vojnov, drejtor ekzekutiv në Agjencinë për parrezikshmëri të ushqimeve sqaron:
“Ne në vet fillimin deklaruam se, prioritet do të jetë ushqimi i fëmijëve. Ligji për porositë shoqërore sa i përket ushqimit nuk është mjaft i platitur dhe lejon që produktet të cilat blihen për kopshtet, të jenë më të lirat. Kurse kjo çon deri në një cilësi më të ulët të ushqimit. Mendojmë se, fëmijët duhet të ushqehen me një ushqim të mirë dhe me cilësi. Kemi dhënë propozim në rregulloren e re, e cila përgatitet në Ministrinë e shëndetësisë, të produkteve prej qumështi dhe prej mishi për kopshtet dhe çerdhet, si dhe buka të jenë vetëm mbi bazën e standardeve kombëtare. Prandaj në të gjitha ankandet, të cilat do të prodhohen, do të marrin pjesë dhe ekspertë të Agjencisë për parrezikshmëri të ushqimeve.”

Pas provave të ekspertëve të agjencisë gjatë festave të Pashkëve, nga rrjeti tregtar janë marrë mbi 110 mijë vezë dhe janë konfiskuar 40 tonë produkte. Është ndërkryer veprimtaria e 8 dyqaneve. Sipas Jordan Vojnovit: “Disa tregtarë ofrojnë produkte pa dokumente, që të nxjerrin një fitim më të madh. Ndaj këtyre shkelësve do të jemi pa kompromis”, deklaroi ai. Në fakt agjencia punon aktivisht me ministrinë sociale. Ushqimet e konfiskuara të afta për konsum dhurohen shtëpive për njerëz të moshuar dhe këto për fëmijë pa një kujdes prindëror. Nëpër festa kështu u dhuruan 346 qengja dhe 16 tonë kofsha pule.

Jordan Vojnov jep akoma shembuj nga tregu bullgar. Qenë ndaluar mbi 200 tonë kastravecë të importuar nga Mbretëria e Jordanisë dhe domate me një përmbajtje të rritur të pesticideve. Në këtë rast u shfrytëzua një boshllëk në reglamentin evropian. Pas një dialogu me autoritetet e Jordanisë, ata kanë krijuar “një listë të artë” të prodhuesve korrekt dhe tregtarë. Firmat jashtë kësaj liste do të mund të zhvillojnë tregti vetëm në kuadrin e Jordanisë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kopshti zoologjik i kryeqytetit me një shtesë të re të kolobusit ekzotik

Një grup majmunësh jashtëzakonisht të bukur dhe ekzotikë - majmunët kolobus – janë sjellë në kopshtin zoologjik të Sofjes. Kolobusi tani mund të shihet në ndërtesën e dytë të majmunëve dhe për ta janë përgatitur disa nga rrethimet më të bukura të mëdha..

botuar më 24-06-08 2.30.MD

Në Bullgari është dita e reflektimit përpara zgjedhjeve për parlamentin evropian dhe atë kombëtar

8 qershori në Bullgari është një ditë reflektimi para zgjedhjeve për parlamentin kombëtar dhe atë evropian. Këtë ditë zgjedhësi duhet të lihet vetëm me ndërgjegjen e tij për të marrë vendimin më të arsyeshëm për të, se për kë do të japë votën e tij...

botuar më 24-06-08 4.35.PD

Bullgaria do të reklamohet si destinacion për arsimin e lartë

Bullgaria është ndër vendet në Evropë me përqindje të lartë të studentëve të huaj. Për momentin pesha e studentëve të huaj në vendin tonë është rreth 8%, çka na rendit ndër vendet e para në rajon. Këto të dhëna i prezantoi ministri i Arsimit, Galin..

botuar më 24-06-07 2.18.MD