Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Muzetë bullgarë luftojnë krizën me ekspozita kureshtare

Muzeut Historik Kombëtar disponon me fonde të pasura
Foto: arkiv

Një nga mënyrat më interesante dhe të këndshme, që njeriu të njihet me historinë, jetesën, zakonet dhe traditat e një shteti, është me vizitë në muzetë vendore. Vetëm në territorin e Bullgarisë së vogël ato janë më se 200. Disa prej tyre sipas një tradite hapin dyert falas me rastin e 18 majit – Ditës Ndërkombëtare të Muzeve. Kjo ditë filloi të shënohet në vitin 1978 me ide të Këshillit Ndërkombëtar të Muzeve. Në marrjen e këtij vendimi një kontribut, me gjithë edhe të vogël dha edhe Bullgaria. Muzetë në vendin tonë i gëzojnë një interesi të pandërprerë.

Njeri prej muzeve bullgare, që përhap lavdinë e vendit edhe përtej kufijve, është Muzeu Historik Kombëtar në kryeqytet. Ky është muzeu më i madh në mbarë vendin dhe disponon fonde jashtëzakonisht të pasura – me sende që nga paleoliti deri në ditët tona. Muzeu u krijua në vitin 1973 dhe ruan më se 650 mijë artefakte. Koleksionet e tij janë të larmishme: numizmatikë, arma, dallime dhe urdhra, sende nga mënyra e jetesës, veshje, qëndisje, vepra të arrtit kishtar, të aplikuar dhe atij figurativ, dokumente, fotografi, arkiv filmash me filma e kështu me radhë. Ekspozita e parë përfaqësive u hap në vitin 1984 për nder të përvjetorit të 1300 të themelimit të shtetit bullgar. Në të vizituesit mund të shikojnë thesare të mrekullueshme nga koha e trakëve, sende të çmueshme kulturore nga antikiteti, nga epoka romake, nga Mesjeta, nga Rilindja Kombëtare Bullgare, nga Mbretëria e Tretë Bullgare e kështu me radhë. Shpesh në fondin e Muzeut Historik Kombëtar hyjnë kryevepra të zbuluara gjatë aksioneve policore kundër trafikantëve të antikave. Si rezultat i bastisjeve të tilla në muze hynë një shpatë me këllëf që nga epoka romake, një mburojë e bronztë trake nga shekulli V para Krishtit, ndër të tjerët kjo është ekzemplari më mirë i ruajtur zbuluar në trojet bullgare. Ndër sendet e çmueshme nga koleksioni i Muzeut Historik në Sofje është edhe një libër i vjetër i shtypur, që daton nga shekulli i XVI. Ai u shtyp në Paris vetëm disa dekade pasi Gutenbergu krijoi shtypshkronjën e parë.

Muzeu Kombëtar Natyror Shkencor

Pasi u bë fjalë për muzeun më të madh në Bullgari, duhet të përmendim edhe më i vjetëri. Ky është Muzeu Kombëtar Natyror Shkencor në kryeqytet. Ai ka një histori më se 120 vjeçare. Konsiderohet, se ky është muzeu më i vjetër dhe më i pasur ndër të gjitha muzetë natyror shkencore në Gadishullin Ballkanik. Veprimtaritë që realizon janë të llojllojshme: administrim dhe ruajtja e koleksioneve, përhapja e diturive shkencore për natyrën nëpërmjet ekspozitave të ndryshme, studime fundamentale dhe të aplikuara, përsosja e specialistëve të rinj, veprimtari eksperte. Sallat e tij shfrytëzohen për mësime praktike të studentëve dhe nxënësve. Për vit muzeu frekuentohet nga afro 50 000 veta, mirëpo ka vite kur numri i tyre arrin deri në 115 000. Në sallat e muzeut rregullohen ekspozita të ndryshme të përkohshme.



Muzeu Etnografik në godinën e ish Pallatit Mbretëror

Për banorët dhe miqtë e kryeqytetit një interes përbën edhe Muzeu Etnografik. Vizituesit mund të mësojnë hollësi kureshtare për jetesën dhe zakonet e bullgarëve, mund të shikojnë koleksionin e pasur të veshjeve tradicionale bullgare, karakteristike për viset e ndryshme të vendit. Koleksioni i tij ndodhet në godinën e ish Pallatit Mbretëror, duke e ndarë këtë territor me Muzeun Kombëtar të Artit Figurativ Bullgar.



Dhoma e Humorit dhe e Satirës në qytetin Gabrovo

Krahas muzeve, që ekspozojnë tablo, monumente historike ose arkeologjike, në Bullgari ka edhe një sërë muzesh të tjera, disa prej të cilëve nuk e kanë shokun. Ndër ta është Dhoma e Humorit dhe e Satirës në qytetin Gabrovo. Në vitin 2012 ky muze origjinale shënoi përvjetorin e 40 – të të themelimit. Qyteti Pleven krenohet me Muzeun e Verërave. Ekspozita unike është e rregulluar në një shpellë të natyrshme vetëm 5 kilometra larg qytetit. Muzeu u projektua nga arkitektë dhe enologë bullgarë dhe francezë. Vizituesit mund të njihen me historinë e prodhimit të verërave në trojet bullgare që nga koha e trakëve e deri në ditët tona, të shikojnë enët e lashta të prodhimit të verërave. Në ekspozitë u përfshin më se 7 mijë shishe vere të vjetra, të prodhuara para më se 30 vitesh. Ka të tilla që u prodhuan edhe para 90 vitesh. Eksponatet më të çmueshme ruhen më se një shekulli.



Muzeu i Trëndafilit Bullgar

Ndër muzetë emblematike të vendit janë gjithashtu Muzeu i Trëndafilit Bullgar të Vajit në qytetin Kazanllëk dhe Muzeu i Kosit në fshatin Studen Izvor, vendlindja e zbuluesit të bakterit të famshëm bullgar Lacto-bacillus bulgari-cus, doktor Stamen Grigorov. Në të ruhet një numër të madh materialesh informacioni për kosin bullgar. Që nga botimi i parë shkencor i doktorit Grigorov në gjuhën franceze në vitin 1905, e deri në studimet e fundit japoneze mbi efektin antikancer të bakterit Lacto-bacillus bulgari-cus.

Muzeu i Peshkimit Lumor dhe Varkave

Miqtë e qytetit danubian Tutrakan mund të vizitojnë Muzeun e Peshkimit Lumor dhe Varkave – i vetmi i këtij lloji gjatë rrjedhjes së lumit Danub. Në sallat e tij ruhet një llojshmëri të madhe të aksesorëve të peshkimit që nga koha më e lashtë e deri në ditët tona. Fotografi dhe grafika tregojnë për zhvillimin e peshkimit në pjesën bullgare të lumit. Një përshtypje të fortë bënë fotografia e një peshku të madh më se 400 kilogram që u kap në vitin e largët 1942. Një vend special i kushtohet ndërtimit të varkave, një zanat tepër i zhvilluar në këtë krahinë që nga koha romake.

Muzeu i Mozaikëve

Në qytetin e Bullgarisë Verilindore Devnja, mund të shihet edhe një muze tjetër interesante – Muzeu i Mozaikëve. Ai u ndërtua me një projekti special mbi themelet e një godine të vjetër romake plotë mozaikësh zbukurimi, që datojnë nga fundi i shekullit III dhe fillimi i shekullit IV. Aty mund të shihen mozaikë të llojllojshëm të punuara prej mermeri kube të vogla prej mermeri, prej argjile, prej qelqi me ngjyra dhe prej guri gëlqeror. Ata shërbyen për zbukurimin e dyshemeve dhe mureve në banesat, godinat shoqërore, varrezat e kështu me radhë. Mozaikët rikrijojnë skena të ndryshme më shpesh nga mitologjia greko-romake – shpendë, kafshë, motive të ndryshme bimore ose gjeometrike.

Muzeu i Kripës

Në qytetin bregdetar bullgar Pomorie është Muzeu i Kripës. Nxjerrja e kripës nga deti është një zanat i vjetër i banorëve të këtij rajoni. Gërmimet arkeologjike dëshmojnë, se aty kishte kripore që në shekullin V para erës sonë. Teknologjia e nxjerrjes së kripës transmetohej brez pas brezi.

Është tepër e vështirë të tregohet për të gjitha muzetë interesante dhe kureshtare, që ndodhen në territorin e mbarë Bullgarinë. Mirëpo, duhet të theksojmë, se gjatë vitit 2011 në vend u krijuan tri muze të reja. Muzeu i feve në qytetin Stara Zagora, qytet në të cilin ka edhe një Muze të Birës. Muzeu tjetër është ai i artit socialist. Në të u rregulluan vepra të artit krijuara në periudhën nga viti 1944 deri në vitin 1989, pra gjatë të ashtuquajturës periudha e totalitarizmit. Që nga viti 2011 ekziston edhe Muzeu i Artit Modern. Ai u bë realitet në sajë të përkrahjes financiare të disa shteteve evropiane. Në sallat e tij mund të shihen jo vetëm vepra të krijuesve të njohur bullgar si Hristo Javashev dhe Zhorzh Papazov, por edhe vepra të autorëve me famë botërore si Pikaso, Dali, Shagal...

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: arkiv

По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Petër Bogdan Bakshev, vizatuar nga Vasill Goranov

Prezantuan historinë më të vjetër bullgare nga shekulli i XVII-të

Një riprodhim i dorëshkrimit të peshkopit Petar Bogdan "Për lashtësinë e atdheut dhe për çështjet bullgare" - traktati i parë historik për Bullgarinë, që i paraprin gati një shekull të famshmes "Historia sllave bullgare" nga At Paisij, u prezantua në..

botuar më 24-05-21 3.36.MD

Një delegacion shtetëror bullgar sjell në Vatikan simbolet bullgare të paqes dhe unitetit shpirtëror

Çdo vit në prag të festës së vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodi, të alfabetit, arsimit dhe kulturës bullgare dhe letërsisë sllave - 24 maj, një delegacion bullgar i kryesuar nga kryetari i Kuvendit ose kreu i shtetit priten në audiencë nga kreu i..

botuar më 24-05-21 7.30.PD
Universiteti Comenius i Bratislavës

Po bëhet gati një shekull nga fillimi i studimeve të gjuhës bullgare në Sllovaki

Interesi për studimin akademik të gjuhës bullgare në Sllovaki daton gati një shekull më parë. Në vitin 1919 u themelua Universiteti Comenius në Bratislavë. Dy vite më vonë u krijua Fakulteti Filozofik ku studiohen të gjitha degët humanitare. Aty, gjatë..

botuar më 24-05-18 9.00.PD