Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nënkolonel Nevjana Miteva: “Bullgarisë i nevojiten ekipe të përziera qe t’u bëjë ballë krizave, siç është fluksi i refugjatëve”

Nënkolonel Nevjana Miteva është kryetare e Bashkimit të Grave Ushtarake.
Foto: arkiv
Sofja ishte mikpritëse e një konference ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë me përkrahjen speciale të NATO-së. Tema e këtij forumi dyditor ishte “Gratë dhe ruajtja e paqes. Çfarë bëjnë dhe pse kjo është e rëndësishme?”

Pjesëmarrja e grave në zgjidhjen e konflikteve dhe në forcimin e sigurisë kohët e fundit gëzon popullaritet ndërkombëtar. Bullgaria ka rolin prijës në projektin e NATO-së “Roli i grave në sigurinë dhe mbrojtjen”, në të cilin projekt theksi vihet mbi pjesëmarrjen me të drejta të barabarta të grave në ushtrinë në të gjitha nivelet dhe kategoritë. Brenda një muaj Bullgaria duhet të prezantojë dhe të ashtuquajturin Libri i Bardhë i shteteve pjesëmarrëse dhe partnereve në projekt, tha për Radio Bullgarinë nënkolonel Nevjana Miteva – kryetare e Bashkimit të Grave Ushtarake. Te fundi i vitit 2012 pjesa e tyre është 14 për qind prej ushtarakëve, kundrejt 14,6 për qind në SHBA. Por grat me grada të larta ushtarake në Bullgari janë më pak se në shtetet e tjera të zhvilluara të BE-së. Aktualisht në Bullgari s’kemi asnjë gra gjeneral – nënvizoi nënkolonel Nevjana Miteva.

Pse është e rëndësishme të ketë më shumë gra në mbrojtjen?

“Sepse ato ndihmojnë për formimin e aftësive të reja – thekson nënkolonel Nevjana Miteva. – Bashkëveprimi midis grave dhe meshkujve në formacionet e ndryshme të forcave të armatosura të Republikës së Bullgarisë kontribuon si për efektivitetin kombëtar, ashtu dhe të NATO-së dhe të BE-së në operacione ndërkombëtare. Por pjesa e grave oficerë në Bullgari është nën 1 për qind dhe kjo nuk mjafton. Sepse oficerët janë ata që i zgjidhin problemet e komandës së ushtrisë. Rezoluta 1325 e Këshillit të Sigurisë së OKB-së vë në dukje, se pjesëmarrja e grave në proceset e vendimmarrjes ka një rëndësi shumë të madhe, sepse ato kanë një qëndrim të ndryshëm ndaj problemeve të ndryshme.”

Çfarë bëri Bullgaria si anë prijëse në projektin e NATO-së për rolin e grave në ushtrinë dhe çfarë paraprin?

“Gjatë vitit të kaluar organizuam një konferencë të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e ministrave dhe zëvendësministrave të mbrojtjes – shpjegon nënkolonel Miteva. – Për ne aksenti i këtij projekti është përfshirja e grave në poste strategjike drejtuese. Raporti, në të cilin kemi analizuar rezultatet e këtij forumi është publikuar në faqen elektronike të Ministrisë së Mbrojtjes. Në bazën e këtij raporti organizuam një forum tjetër, tani me pjesëmarrjen e ekspertëve nga vendet pjesëmarrëse dhe partnere në projekt. Në këtë takim në vumë fillimin e një dokumenti të quajtur Libri i Bardhë mbi çështjet e pjesëmarrjes së grave në sigurinë dhe mbrojtjen. Tani po përpunojmë variantin e dytë të këtij dokumenti shumëkombësh. Pas miratimit të tij nga të gjitha shtetet anëtare do t’ia paraqesim dhe komandës së NATO-së, bashkë me një hartë rrugore me masa konkrete për aplikimin e tij nga vendet anëtare dhe partnere të Aleancës.”

Çfarë është rëndësia e pjesëmarrjes së grave ushtarake konkretisht në krizën me refugjatët në Bullgari?

“Aktualisht Bullgaria është në situatën ta pranojë një fluks relativisht të madh klandestinësh në territorin e saj. Por në kufirin tonë kemi vështirësi, sepse nuk kemi ekipe të përziera, burrash dhe grash, të përgatitur mirë në tërë sistemin e sektorit “Siguria” në Ministrin e Punëve të Brendshme, në Ministrinë e Drejtësisë, në Agjencinë për Refugjatët, në Ministrin e Mbrojtjes dhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme – është e mendimit nënkolonel Miteva. – Sepse në këtë fluks klandestinësh dominojnë grat dhe fëmijët. Ndërsa duhet të kemi parasysh, se grat, si dhe fëmijët – vajza apo djem, kanë nevoja të ndryshme specifike. Kështu qe ne duhet të formojmë reparte të tilla të përziera, të cilat t’i bëjnë ballë një sfide të tillë.”

Përgatiti në shqip: Gyulka Ilieva
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Bullgari është dita e reflektimit përpara zgjedhjeve për parlamentin evropian dhe atë kombëtar

8 qershori në Bullgari është një ditë reflektimi para zgjedhjeve për parlamentin kombëtar dhe atë evropian. Këtë ditë zgjedhësi duhet të lihet vetëm me ndërgjegjen e tij për të marrë vendimin më të arsyeshëm për të, se për kë do të japë votën e tij...

botuar më 24-06-08 4.35.PD

Bullgaria do të reklamohet si destinacion për arsimin e lartë

Bullgaria është ndër vendet në Evropë me përqindje të lartë të studentëve të huaj. Për momentin pesha e studentëve të huaj në vendin tonë është rreth 8%, çka na rendit ndër vendet e para në rajon. Këto të dhëna i prezantoi ministri i Arsimit, Galin..

botuar më 24-06-07 2.18.MD

Tre ditë rikrijime historike në kodrat Carevec

Nga data 7 deri më 9 qershor, Festivali Ndërkombëtar i Rikrijimeve Historike në Veliko Tërnovo do të mbledhë grupe të rishfaqjes historike dhe rikrijues të pavarur nga Bullgaria, Greqia, Italia, Rumania, Sllovakia dhe Serbia në Kështjellën Historike..

botuar më 24-06-07 6.10.PD