Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A çon kriza politike në krizë ekonomike?

БНР Новини
Foto: BGNES

Zgjedhjet para afatit nuk do të ndikojnë keq mbi ekonominë, aq më tepër se qeveritë teknike zakonisht punojnë më mirë se sa ato të rregullta. Kështu komenton ekonomisti dhe kryetar i Institutit të Ekonomisë së Tregut, Krasen Stançev para disa ditëve në një prej gazetave të kryeqytetit. Sipas tij me rëndësi është që zgjedhjet të zhvillohen mundësisht sa më shpjete, sepse pritjet për ta janë nga 14 qershori i vitit të kaluar kur zgjedhja skandaloze e Deljan Peevskit për kryetar të Agjencisë Shtetërore “Siguria Kombëtare” shkaktoi proteste në masë. Si reflekton kriza dhe mungesa e stabilitetit politik mbi ekonominë, deri sa qeveritë mund të ndikojnë mbi ekonominë. Me këtë pyetje iu drejtuam analizatorit ekonomik nga “Industry watch” Lëçezar Bogdanov.

“Për fat të keq qysh vitin e kaluar nuk kishte qeveri stabile, por ekzistonte një hapësirë politike të copëtuar. Si rrjedhojë e kësaj edhe qeveria nuk kishte mbështetje shumë të fortë dhe të qartë. Sidomos pas krizës globale ekonomike me rëndësi të madhe ishte që të ndërmarrën reforma ekonomike, të përmirësohet klima e biznesit dhe klima për investime, të krijohen kushte për hapjen e vendeve të reja të punës. Por kjo mund të bëhet shumë vështirë nëse nuk ka qëndrueshmëri ekonomike. Kjo është sfida e madhe, ndërsa gjatë tërë këtij viti qeveria bënte shumë pak gjëra dhe po thuaj gjithnjë të shoqëruara me skandale.”

Bullgaria tani është në situatë paraelektorale. Kishte protesta kudër faturave të larta për rrymën elektrike, që çuan në dorëheqjen e qeverisë së partisë politike GERB. Më shumë se 300 ditë qeveria e Plamen Oresharskit i ishte nënshkruar presionit të rrugës me kërkesë për dorëheqje. Zgjedhjet për deputetë bullgarë në Parlamentin Evropian përsëri ristrukturuan hartën politike dhe tani në rend të ditës janë zgjedhjet parlamentare para afatit.

“Është e qartë se duhet të kërkohet një zgjidhje – thotë Bogdanovi. – Të gjithë janë në pritje, por nuk bëhet asgjë serioze. Ka shumë probleme serioze në shëndetësinë, energjetikën dhe në sistemin e pensionimit si edhe në ekonominë si tërheqja e investimeve, krijimi i vendeve të reja të punës. Por siç duket kjo qeveri nuk mund të veprojë, nuk ka mbështetje dhe duhet të kërkohet një zgjidhje tjetër.”

Para disa ditësh më 6 qershor Kuvendi Popullor miratoi emitimin e borxhit shtetëror në vlerë 1.493 mlrd euro. Ky borxh a do të rrezikojë perspektivën ekonomike e buxhetore të vendit në plan afatshkurtër? Ekonomisti nga “Industry Watch” nuk shqetësohet për këtë, sepse ky borxh ka qenë aplikuar në buxhetin e planifikuar shtetëror, pra për këtë borxh dihej që nga fundi i vitit të kaluar, kur miratohej buxheti shtetëror. Problem, sipas zotit Bogdanov, do të ketë nëse suplementarisht përkeqësohet stabiliteti financiar, nëse qeveria është e dobët, nëse nuk mblidhen të ardhurat, nëse administrata tatimore nuk funksionon dhe ka deficit të madh buxhetor.

Mediat e huaja zakonisht e përshkruajnë Bullgarinë si vendi më i varfër i BE-së. Çfarë duhet të bëjmë për të “pastruar” këtë emër të keq?

“Ky problem më tepër është i mediave. Gjithmonë kërkohen provokime. Faktikisht dallimi midis Bullgarisë dhe Rumanisë është minimal por kur bëhen klasifikime ndonjëherë mund të dalë e kundërta. Në fund të fundit kjo është vetëm një etiketë. E vetmja mënyrë që të hiqet kjo etiketë janë reformat vendimtare, të cilat të çojnë në një zhvillim më të mirë ekonomik.”

Llazar Bogdanov nuk përjashton variantin se në rast zgjedhjesh të reja përsëri të ketë qeveri jo stabile dhe shumicë të copëtuar.

Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Jordanka Çobanova

Anëtarësimi në BE i ka sjellë Bullgarisë të ardhura neto prej mbi 21.3 miliardë euro

Që nga viti 2007, kur Bullgaria hyri në BE, të ardhurat reale në vend u rritën më shumë se 3 herë. Fuqia blerëse u rrit me 20%. Në vitin 2006, interesi i kredive hipotekare në vend ishte 8%, tani është 2.8%. Për 17 vjet, Bullgaria kontribuoi 9,056..

botuar më 24-05-20 1.22.MD

Sipas Komisionit Evropian 3.1 për qind është inflacioni i pritshëm për Bullgarinë në vitin 2024

3.1 për qind është inflacioni i pritshëm për Bullgarinë për vitin 2024 dhe 2.6 për qind për vitin 2025, sipas të dhënave të parashikimit pranveror ekonomik i Komisionit Evropian për këtë vit. Tendenca rënëse e çmimeve të jashtme pritet të frenojë..

botuar më 24-05-15 3.56.MD
Godina e BNB-së

Banka Kombëtare Bullgare raportoi një rritje të PBB-së në fillim të vitit

Në tremujorin e parë të vitit 2024, Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) real i vendit po rritet me një ritëm të përshpejtuar, gjë që është një parakusht për një dinamikë të ngjashme vjetore, thuhet në buletinin ekonomik të Bankës Kombëtare Bullgare..

botuar më 24-05-14 9.51.PD