Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festa dimërore në Vitosha

БНР Новини

Në mes të dëborës së dendur të malit Vitosha, nën rrezet e diellit dimëror dhe qiellin pa re mijëra kryeqytetas dhe miq të Sofjes vitin e dytë me radhë shënuan Ditën Botërore të Dëborës. Kjo nismë, në të cilën përfshihen qindra pushimore dimërore të 46 vendeve të botës, ka për qëllim të popullarizojë sportet dimërore ndër fëmijët.

Startin e festës sportive e dhanë skiatorët më të vogël, të cilët zbritën në një sllallom paralel në pistën “Stenata” pranë shtëpisë malore “Aleko”. Ski mësuesit me entuziazëm inkurajuan skiatorët e vogël që të japin më të mirën prej tyre. Në këtë garë festive të gjithë ishin fitues, sepse e ndërruan përtacinë me ngritjen herët në mëngjes dhe me sport. Ndërsa mali nuk vonon që të joshë secilin, që herët në mëngjes ka dalë nga shtëpia e ngrohtë.

СнимкаDita është diellore dhe kjo na gëzon shumë – thekson Marina Shojleva nga Shoqata e Shkollave të Skive dhe të Snoubordit në Vitosha. – Sot është Dita e Borës dhe e Diellit. Qëllimi i kësaj feste është që sa më shumë fëmijë të dalin nga Sofja dhe të vijnë në mal, në mesë të dëborës të përfshihen në argëtime të ndryshme dimërore. Të gjithë fëmijët, të cilët u përfshin në sllallomin paralel morën çmime dhe gëzohemi se kështu e motivuam të vazhdojnë të rrëshqasin ski. Disa prej fëmijëve morën pjesë në garën e vrapimit me ski. Për më të vegjlit ishte konkursi për figurën më të mirë të punuar prej dëbore. Kishte edhe zbritje me biçikleta mbi dëborën, gjë që ishte shumë interesante. Kështu që për secilin kishte diçka.”

Nikollaj është 13 vjeçar dhe për herë të parë rrëshqet me ski: “Erdha këtu që të argëtohem dhe të ushtroj një sport. Më pëlqen shumë malin, sepse dita është plotë diell dhe është shumë e freskët.

СнимкаPoshtë shihet Sofja e zhytur në mjegullën gri. Mirëpo, në mal moti është i mrekullueshëm. Gjithçka të mbush me energji.

Fenomenale! – ngazëllohet ski mësuesi Pllamen Tepaviçarov. – Dielli ndriçon, ndërsa Sofja zhytet në mjegull. Çfarë është më mirë se sa kjo të dalësh nga qyteti i ndotur. Kur ka diell edhe ndjenja është diellore, çfarë më mirë se sa kjo?”

СнимкаPër herë të parë në Vitosha u organizua një garë e zbritjes me biçikleta mbi dëborë. Në trasenë me gjatësi 800 metra çiklistët demonstruan aftësi të mrekullueshmedhe mbresëlënëse. Çfarë është ndjenja, kur ecën me biçikletë mbi dëborën?

Është krejt e ndryshme – shpjegon Svillen Mallçev. – Ato rrota dallohen nga rrotat normale dhe përjetimi nuk e ka shokun. Është tepër argëtuese. Para afro 5 vitesh mora pjesë në garën e parë me biçikleta mbi dëborë. Gjatë dimrit traseja dhe terreni dallohen nga ata të verës. Atë që më tërhoqi të ushtroj këtë sport ishte një fotografi të biçikletës për dëborë.

Dhe në se jeni në dyshim të kaloni ditët e pushimin në të hapur në mal mund të jeni të sigurt se dobitë janë shumë. Do të dëboni jo vetëm viruset dhe depresionin, por do të takoni njerëz të buzëqeshur dhe me më shumë rëndësi është, se do të shikoni nga lartë të përditshmen e mërzitshme.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: Darina Grigorova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vozitës i kanotazhit kajak nisin në fund të prillit në udhëtimin ujor "Jantra-Danub"

Nga 30 prilli deri më 3 maj 2024 do të zhvillohet edicioni i 56-të i rrugëtimit tradicional të kanotazhit kajak "Jantra - Danub", njofton Bashkimi Turistik Bullgar. Varkat kajak me dhjetëra vozitës do të nisen përgjatë rrjedhës së lumit Jantra për të..

botuar më 24-04-14 7.45.PD
Stojka Krësteva

EUBC prezantoi një film për kampionen tonë olimpike të boksit Stojka Krësteva

Federata Evropiane e Boksit (EUBC) prezantoi një film kushtuar kampiones sonë olimpike për femra nga Tokio, Stojka Krësteva . Filmi 48 minutash është episodi i gjashtë i vargut “Protagonistët”. Në të, Krësteva tregon për rrugën me gjemba drejt..

botuar më 24-04-12 8.05.MD

Elita e gjimnastikës ritmike botërore mblidhet në Kupën e Botës në Sofje

Sofja po bëhet sërish kryeqyteti i gjimnastikës ritmike botërore, në të cilën elita e këtij sporti do të pikturojë tablonë e madhe të parandjenjave, emocioneve dhe dëshirave vetëm pak muaj para Lojërave Olimpike në Paris. Nga data 12 deri më 14 prill..

botuar më 24-04-11 1.38.MD