Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryqi i Kuq i Bullgarisë jep siguri dhe shpresë nëpërmjet veshjeve të dhuruara

БНР Новини
Foto: redcross.bg

Mbledhja e dhurimeve, nëpërmjet shitjes së veshjeve të përdorura dhe prodhimeve prej tekstili, nuk është novitet në praktikën e Kryqit të Kuq kudo në botë. Për shembull në kryeqytetin anglez ka dyqane speciale, ku shiten veshjet e dhuruara, ndërsa paratë nga kjo investohen në nisma bamirëse në nivel vendor. Është paradoksale, se prodhimi i veshjeve në përmasë botërore tejkalon nevojat e konsumatorëve. Gjithnjë e më shumë rritet numri i atyre njerëzve, të cilët iu shpresojnë ndihmës së huaj, që të veshin veten dhe fëmijët e tyre. Në përkrahje vijnë organizatat bamirëse në rolin e tyre ndërmjetësues midis dhuruesve dhe atyre që kanë nevojë.

Deri tani vonë Kryqi i Kuq i Bullgarisë ishte iniciator i fushatave të përkohshme dhuruese, me të cilët u bëhej apel shtetasve të dhurojnë veshje dhe tekstile shtëpiake për banorët e rajoneve të dëmtuara nga fatkeqësi dhe katastrofa të ndryshme. Qindra njerëz iu përgjigjeshin këtyre aksioneve. Mirëpo, pas kësaj ata vazhduan të pyesin për vende, ku mund të lënë dhurime të tjera të mbledhura. Grumbullimi i veshjeve dhe prodhimeve tekstile për bamirësi u bë një aktivitet gjatë gjithë vitit që nga marsi i vitit të kaluar. Atëherë u rregulluan kontejnerët e parë me shenjen e Kryqit të Kuq të destinuar vetëm për ato dhurime. Nisma realizohet me ndihmën e Firmës “Hjumanita” nga qyteti Pllovdiv, e cila merret me mbledhjen dhe përpunimin e mbeturinave të tekstilit.

Përmbajtja e kontejnerëve mblidhet periodikisht, dezinfektohet dhe ndahet sipas llojit. Kjo nismë bamirëse ka edhe një efekt të padiskutueshëm ekologjik, për arsye se pjesa e papërshtatshme për përdorim përpunohet. Kontejnerët në Sofje nuk mjaftojnë, sepse në qytetin e madh nuk ka vende të tjera ku të lihen mbeturinat e tekstileve. Kjo shpjegon edhe interesin e madh ndaj nismës së Kryqit të Kuq të Bullgarisë ndër simpatizantët e fushatave humanitare dhe ekologjike në Sofje. “Mbledhja e veshjeve është një ide e vjetër dhe një problem që prej kohe në Bullgari”, tregon Spaska Taseva, zëvendës drejtoreshë e organizatës kryeqytetase të Kryqit të Kuq të Bullgarisë dhe vazhdon:

Për gjysmë vit në vende qendrore në Sofje u vunë 15 kontejnerë. Ideja është që në to të mblidhen kryesisht veshje, prodhime tekstile dhe gjithçka tjetër, për të cilën e kanë kërkuar ndihmën tonë. Kështu shpresojmë se më të mirën do të arrijë te njerëzit në nevojë. Dhuruesit mbajnë veshjet e pastruara. Një pjesë prej tyre veçohet për rezervën e Kryqit të Kuq të Bullgarisë në rast fatkeqësie. Ajo shfrytëzohet në se ka nevojë, kur ka situata të krizës diku në vend. Raste të tilla ka shumë. Edhe këto ditë të ftohta kërkojmë mundësi të ndihmojmë njerëzit që janë pa strehë, gjithashtu qendrat e refugjatëve. Krahas kësaj çdo kilogram tekstil nga kontejnerët i sjell Kryqit të Kuq të Bullgarisë nga 10 stotinka nga firma përpunuese. Për ne ky është një investim i ri, të cilin prapë e shfrytëzojmë për kauza humanitare.

Vetëm brenda gjysmë vitit, që kur filloi mbledhja e prodhimeve prej tekstili në territorin e Sofjes, u grumbulluan 185 tona. Kjo bëhet shkak për një vëmendje më të madhe ndaj kryeqytetit nga ana e firmës e cila merret me këtë biznes. Përvoja e mirë jep bazë të mendohet për zgjerimin e veprimtarisë edhe në qytete të tjera të mëdha, ku veshjet dhe tekstili i panevojshëm hidhen në plehërishtat. Aktualisht me më shumë popullaritet dhe më të shfrytëzuar janë kontejnerët për veshje të përdorura para selisë së Kryqit të Kuq në Sofje. Çdo ditë Spaska Taseva shikon njerëz, të cilët lënë sasitë e grumbulluara prej tyre.

Padyshim nisma ka efekt ekologjik, sepse veshjet dhe prodhimet prej tekstili që nuk mund të shfrytëzohen më, riciklohen. Materialet tekstile, të cilat prodhohen pas përpunimit të veshjeve, përdoren nën formën e mbushjeve tekstile, si lecka për fshirje në punishtet për riparimin e automobilave, në industri. Kemi dëshirë, që kontejnerët të bëhen më shumë. Mirëpo, firma e cila mori përsipër detyrën të mbledhë dhe të transportojë ato, nuk arrin të plotësojë detyrimet dhe disa prej kontejnerëve ditë të tëra me radhë mbeten të përmbushur.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fondacioni "Kujtesa Bullgare" punon me fëmijët në diasporat historike

Më shumë se 7000 fëmijë nga diasporat historike bullgare në Ukrainë, Moldavi, Serbi, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri u bënë ambasadorë të idesë evropiane në vendet e tyre pas seminareve të Fondacionit "Kujtesa Bullgare". Këtë e tha kryetari i..

botuar më 24-05-17 9.47.PD

Djegia profesionale ndodh më shpesh tek njerëzit me profesione të rëndësishme shoqërore

Shëndeti fizik dhe mendor i njerëzve, gjatë gjithë ciklit jetësor, është në fokus gjatë ditëve të Javës Evropiane të Shëndetit Publik /EUPHW13–17 maj/. Nisma promovon bashkëpunimin midis specialistëve të mjekësisë në Evropë, thekson rëndësinë e shëndetit..

botuar më 24-05-17 7.25.PD

Dita e Magjepsjes së Bimëve në Fakultetin e Biologjisë së Universitetit të Sofjes

Dita Ndërkombëtare e Magjepsjes së Bimëve mbahet më 17 maj në sallën e ekspozitave të Fakultetit të Biologjisë të Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski”. Nëpërmjet bisedave dhe demonstrimeve, studentët, pedagogët dhe studiuesit do të..

botuar më 24-05-17 6.10.PD