“O, sokoli, sokoli gri, vëllai besnik i kaçakut. Pasi fluturon aq lartë, a e shikon larg e larg oborrin e rrafshët të atit?” – ky është fragment nga një këngë folklorike, me të cilën populli shpreh përfytyrimin e vet për këtë shpend grabitqar si për një mik, para të cilit rrëfen dhembjen më të madhe shpirtërore. Në folklor sokoli mishëron forcën prej buri, shpirti i fortë dhe i papajtueshëm i bullgarit, i cili ëndërron për liri dhe pavarësi.
Sot kemi humbur një pjesë të madhe prej përfytyrimeve romantike për këtë shpend liridashës, i cili ngrihet lart në kaltërsinë qiellore. Mirëpo, ka njerëz për të cilët rritja e sokolave dhe kujdesi për mbrojtjen e tyre është një detyrë me rëndësi. Ndër admiruesit më të mëdhenj të këtij shpendi grabitqar është Pavell Jakimov nga Sofja. Ai ka dy diploma të arsimit të lartë – pylltar dhe teolog. Është i tërhequr nga natyra e sokolave. Ai është themelues i Asociacionit Bullgar për Mbrojtjen e Shpendëve të Egër, i cili ekziston më se 17 vjet. Ky është organi i vetëm, i cili merret me problemet e gjahut me shpendët grabitqarë. “Qëllimi ynë është, që nëpërmjet popullarizimit të këtyre metodave të lashta të gjahut me shpendë, të njohim shoqërinë me problemet e tyre” – rrëfen Pavell Jakimovi. Dallimi midis sokolit dhe shpendëve të tjerë grabitqarë është në stilin e gjuetisë. Për shembull skifteri dhe shqiponja fillojnë sulmet nga vendi, në të cilin ndodhen, ndërsa sokolat tekstualisht rrinë lartë në ajër. Dhe diçka tjetër për natyrën dhe për shpendët grabitqarë nga Pavell Jakimovi.
“Rritja e sokolave ka aspekt social dhe ekologjik. Kur po flasim për gjueti me sokol, mund të themi, se te petriti nga 10 sulme vetëm një është i suksesshëm. Kështu që në se shpendi bënë gjueti çdo ditë, për një muaj do të ketë nga 1 deri në 3 kafsha të egra të kapura nga sokolat. Kjo është disa herë më pak se sa gjahu me pushkë. Për fat të keq në natyrë sokoli është në kushte të këqija. Ne, njerëzit jemi shumë të egër dhe këtu do të them, se tek ne ka shumë admirues të pëllumbave, të cilët vrasin sokolat. Ky është një fakt i trishtueshëm, sepse ata krijojnë një imazh të keq të atyre njerëzve të cilët rritin pëllumba.”
Pavell Jakimov këshillon secili, që ka dëshirë të rritë sokol, në radhë të parë të ketë të qartë, a do të disponojë mjaftë kohë për të kujdesur për shpendin. Çdo ditë ai duhet të disponojë të paktën një orë në të cilën të merret me zogun. Në këtë kohë ai duhet të shkojë me sokolin në fushë për të fluturuar lirisht. Problemi është se fusha përreth Sofjes është e përmbushur me ndërtesa dhe prandaj duhet të kalohen distanca më të mëdha. “Njerëzit prej kohe depërtuan në mjedisin e shpendëve të egra dhe prandaj shpesh i shikojmë edhe në qytetet. Ka raste kur linden konflikte midis natyrës dhe njeriut” – thekson Pavell Jakimovi dhe vazhdon:
“Njerëzit, që kujdesemi për sokol kemi zbuluar një metodë për parandalimin e këtyre konflikteve. Të gjithë e kemi të qartë çfarë problem për aeroportet janë zogjtë. Sheshet e hapura të aeroporteve tërheqin të gjitha zogjtë, sidomos çafkat, pëllumbat, sorrat. Momentet e zbritjes dhe ngritjes së aeroplanëve janë më kritike. Në se ndonjë zog hyn në motorin mund të sjell dëme të pabesueshme. Vetëm me mjete natyrore mund t’u kundërvihet zogjve, të cilët u sjellin dëme edhe bujqve. Kafshët e egra janë në majën e vargut ushqimor. Prandaj kur ndonjë shpendë grabitqar fluturon në qiell, te zogjtë fillon një panik. Sokolat mund të shfrytëzohen pikërisht për këtë qëllim.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: arkiv personal dhe Wikipedia
Një tjetër donacion të madh për rajonin e Prespës së Vogël të Shqipërisë, ku jetojnë edhe njerëz me rrënjë bullgare, bëri Fondacioni “Kujtesa Bullgare”. Pas kërkesës së kryetarit të Komunës Pustec Pali Kolevski dhe nënkryetarit Jani Nikolla,..
Më 27 prill, vullnetarë nga gjithsej 465 rajone në të gjithë Bullgarinë morën pjesë në edicionin e tetë të fushatës "Ne numërojmë harabelat" të Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve. U numëruan gjithsej 6240 harabela të tre llojeve - shtëpiake,..
Më 31 dhjetor 2023, popullsia e Bullgarisë është 6 445 481 njerëz, ose 1,4% e popullsisë së BE-së, sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Statistikave. Burrat janë 3 097 698 (48,1%), dhe femrat – 3 347 783 (51,9%). Përqindja e..
Në konkurrencën e mbi 35 ekipeve nga e gjithë bota, ekipi i Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski” fitoi vendin e parë në konkursin më të madh..
Festimi i Ditës së Evropës më 9 maj filloi në vitin 1986. Vendimi për ta shpallur atë u mor në Takimin e nivelit të lartë të Komunitetit Evropian në..
Nga 9 maji, Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) hyn zyrtarisht në botën e TikTok. Në kanalin e ri media do të ofrojnë video informative, por edhe..