Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Diagnostikimi i hershëm i fëmijëve autistë ndihmon për zhvillimin e tyre

БНР Новини
Foto: arkiv

Gjatë javës së kaluar specialistë nga Spitali Universitar Bullgar “Aleksandrovska” dhe Klinika e psikiatrisë së fëmijëve “Shën Nikolla” shpallën rezultatet nga projekti “Zhvillimi i programeve efektive për një diagnostikim të hershëm të fëmijëve me autizëm në Bullgari përmes aplikimit të instrumenteve të standardizuara ndërkombëtare”. Për vit në Bullgari, përafërsisht 300 fëmijë diagnostikohen me autizëm. Njohja e kësaj sëmundjeje, në një etapë të hershme, dhe drejtimi ndaj shërimit është qëllimi bazë i Ministrisë shëndetësore. Projekti kryhet në dy etapa, në të cilat specialist nga Suedia, duhej t’i njohin dhe t’i arsimojnë psikologët bullgarë, pediatret dhe psikiatrit me dy instrumente, të cilat garantojnë një diagnostikim shumë të saktë të autizmit.

Çfarë probleme dhe vështirësi kanë takuar specialistët gjatë ekzaminimit të pacientëve të vegjël dhe me çfarë ky projekt do të jetë i dobishëm për ta?

Duhet të bëhen përpjekje që ekzaminimi të bëhet një procedurë standarde – tregon udhëheqësja e ekipit ekspertësh prof. Nadja Pollnareve. – Në këtë drejtim është punuar, ka shumë instrumente të përkthyera psikologjike, bile në kuadrin e këtij projekti. Prindërit i kushtojnë një vëmendje gjithnjë e më të madhe zhvillimit të hershëm të fëmijëve, por kjo duhet të jetë prioritet dhe të mjekut familjar. Ata duhet të jenë të pajisur me instrumente, të cilat japin rezultate të sakta, sepse caktimi i një diagnostikimi të tillë të rëndë është tepër stresues për prindërit. Nga përvoja që kemi mund të bëjmë konkluzionin se, prindërit e rinj duhet të përkrahen nga mjekët personalë. Një përshtypje shumë të mirë na bën se, mësuesit në çerdhe dhe kopshte  janë të përgatitur shumë mirë dhe janë një faktor i rëndësishëm në stimulimin e prindërve të kërkojnë një ndihmë të hershëm të mjekëve.

I gjithë procesi i diagnostikimit tek fëmijët në spektrin e autizmit është falas për prindërit e tyre, por ai është i realizueshëm vetëm në sistemin e një spitali të caktuar. Docenti Dimitër Terziev, drejtues në sektorin ditor në Klinikën e psikiatrisë së fëmijëve, sqaron se çfarë pjese nga shërimi merret përsipër nga Arka e shëndetësisë dhe si kalon ai.

Prindërit duhet të sigurojnë vizita të rregullta të fëmijëve gjatë kohës së shtrimit ditor në spital. Analizat janë psikologjike dhe psikiatrike, duke përfshirë një varg vërejtjesh. Financimi merret përsipër nga Ministria e shëndetësisë, e cila i paguan spitalit për çdo një pacient. Kjo formë ditore spitalore është ndihma e vetme, të cilat prindërit mund të mos të paguajnë. Kuptohet se, në qoftë se përdoret ndihma psikiatrike e diagnostikimit dhe një terapi shtesë – ajo paguhet.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: alexandrovska.com dhe clinica.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sa do të kushtojë tryeza e Pashkëve për bullgarët këtë vit?

Më thuaj çfarë ke në tavolinë që të të them se çfarë je duke festuar. Kështu, me shaka mund të shikojmë kalendarin bullgar të festave nga e kaluara deri në ditët e sotme. E vërteta është se tryeza ka qenë gjithmonë një element shumë i rëndësishëm i jetës..

botuar më 24-04-26 7.30.PD

61 për qind e prindërve bullgarë mbështesin vaksinat e detyrueshme

61 për qind e prindërve në Bullgari mbështesin vaksinat e detyrueshme dhe 95 për qind e mjekëve të përgjithshëm këshillojnë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre për t'i mbrojtur ata nga një sërë sëmundjesh. Këtë e tregon një anketim përfaqësues..

botuar më 24-04-24 4.38.MD

PE vendosi: E drejta e abortit duhet të bëhet pjesë e Kartës së të Drejtave Themelore të BE-së

Përfshirja e të drejtës së abortit në Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së – këtë e mbështeti shumica në Parlamentin Evropian dhe tregoi një përgjigje vendimtare ndaj sulmeve në rritje ndaj grave dhe të drejtave të tyre nga e djathta ekstreme..

botuar më 24-04-24 2.37.MD