Ceremonia rreth hapjes së Presidencës Bullgare do të zhvillohet më 11 janar në Teatrin Popullor “Ivan Vazov”. Në programin e ngjarjes janë përfshirë këngë të grupeve dhe të solistëve të njohur bullgarë. Mes tyre është dhe kori i Fëmijëve të Radios me dirigjente Venecia Karamanova. Kori do të hapë ceremoninë me himnin e Republikës së Bullgarisë, kurse pas fjalimeve të personave zyrtarë do të këndojnë dhe himnin e Bashkimit Evropian. Në darkën festive do të tingëllojnë intonacione autentike popullore, si dhe vepra mbi bazën folklorike të krijuara nga autorë të njohur bullgarë.
Mbase përjashtimi i vetëm është pjesëmarrja e ansamblit të dhomës “Joan Kukuzell-Zëëmbli” , i cili do të këndojë “Në mbretëritë tuaja”- një nga himnet më të bukura ortodoksale, të krijuara nga kompozitori Dobri Hristov. Ansambli “Joan Kukuzell-Zëëmbli” është ansambli i parë për muzikë ortodokse, i cili ka interpretuar në sallën e koncerteve veprat e patronit të vet - këngëtari legjendar mesjetar dhe kompozitor i jashtëzakonshëm me prejardhje bullgare, si dhe shumë këngë dhe himne të tjera kishtare.
“Eva kuarteti ” do të paraqesë të kënduarit me dy zëra nga Bullgaria e Mesme Perëndimore (Shoplluka) - regjioni, në të cilin gjendet dhe kryeqyteti i Bullgarisë. Katër zonjat me zëra të shkëlqyera nga kori popullor i grave “Misteri i zërave bullgar” Evelina Hristova, Gjergana Dimitrova, Sofija Janeva dhe Daniella Stoiçkova shpesh paraqiten në projekte të ndryshme moderne.
Stojan Jankullov - perkusionisti virtuoz bullgar, i cili shkëlqen njësoj dhe në formacionet folklorike dhe në formacionet pop dhe xhaz, do të jetë në skenë me valltarët nga ansambli “Çinari”. Bashkë do të interpretojnë një valle me daulle, të quajtur “Vatra”.
Ansambli “Bëllgare”-ansambli i parë folklorik privat tek ne, do të prezantohet me një shfaqje koreografike mbi motive shope.
Kurse formacioni instrumental “Bullgara”, repertori i të cilit nuk i nënshtrohet një formulimi të saktë për nga ana e gjinisë - me pjesën “Nestinarsko” dhe “Utro”.
Në fund të koncertit është kënga e interpretuar nga dueti Kris dhe Velin.
Sipas programit paraprak ata do të këndojnë në shoqërim të “Bullgara” kurse në skenë përsëri do të dalë ansambli “Bëllgare”.
Fotografi: arkiv
Një tjetër donacion të madh për rajonin e Prespës së Vogël të Shqipërisë, ku jetojnë edhe njerëz me rrënjë bullgare, bëri Fondacioni “Kujtesa Bullgare”. Pas kërkesës së kryetarit të Komunës Pustec Pali Kolevski dhe nënkryetarit Jani Nikolla,..
Më 27 prill, vullnetarë nga gjithsej 465 rajone në të gjithë Bullgarinë morën pjesë në edicionin e tetë të fushatës "Ne numërojmë harabelat" të Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve. U numëruan gjithsej 6240 harabela të tre llojeve - shtëpiake,..
Më 31 dhjetor 2023, popullsia e Bullgarisë është 6 445 481 njerëz, ose 1,4% e popullsisë së BE-së, sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Statistikave. Burrat janë 3 097 698 (48,1%), dhe femrat – 3 347 783 (51,9%). Përqindja e..
Në mesnatë përballë Katedrales Patriarkale “Shën Aleksandër Nevski” kryetari i përkohshëm i Sinodit të Shenjtë – Mitropoliti i Vracës Grigorij,..
E ndërtuar në vetëm pak muaj nga komuniteti bullgar në Edrene, kisha “Shën Gjergji Fitimtar” vazhdon të ruajë frymën ortodokse bullgare për..
“Uroj shëndet, paqe dhe dashuri në çdo shtëpi bullgare! Le të na mbushë zemrat dhe mendimet drita dhe gëzimi i festës më të madhe të krishterë dhe të..