Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një monedhë e rrallë e argjendtë me shenjën e Presidencës Evropiane të Këshillit të BE-së nga viti 2018 do të mbetet për kujtim

БНР Новини
Foto: BTA

Monedha e re përkujtimore e lëshuar nga Banka Popullore Bullgare me rastin e Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së shkaktoi një interes të madh ndër koleksionistët dhe numizmatikët. Monedha është me vlerë nominale prej 10 levash. Ajo është bërë prej argjendi dhe është mbuluar pjesërisht me ar. Tirazhi i saj është i kufizuar – vetëm 3000, 1000 prej të cilave do të blihen nga shteti, që t’i përdorë si dhurata për mysafirët zyrtarë. Para arkave të Bankës Popullore Bullgare në Sofje, Burgas, Varna, Pleven dhe Plovdiv u grumbulluan shumë njerëz, të cilët shumë shpejtë i blenë monedhat për 66 leva – çmimi i caktuar nga banka. Njëkohësisht me monedhën e argjendtë përkujtimore me logon e Presidencës së parë Bullgare të Këshillit të BE-së Trezori Qendror lëshoi gjithashtu një monedhë këmbimi me nominal prej 2 levash, e cila është me logon e njëjtë. Tirazhi i saj është 500 000, kurse numizmatikët presin që ajo të hyjë në qarkullim pas rreth një viti e gjysmë.

Unë mendoj se shitja e monedhës së argjendtë përkujtimore i detyrohet reklamës së madhe që para se të lëshohet. Është i rëndësishëm gjithashtu edhe shkasi i hyrjes së saj në qarkullim” – shënon Petër Nedelev, kryetar i shoqatës numizmatike “Filipopoli” në qytetin Plovdiv. “Në plan ndërkombëtar monedhat bullgare nuk përbëjnë objekt të rëndësishëm koleksionimi. Kjo monedhë i është drejtuar tregut bullgar, prandaj tirazhi 3 – 5 mijë është optimal për Bullgarinë. Ky lloj monedhash nuk duhet të kenë defekte. Prerja e tyre është në kushte të posaçme dhe të një kontrolli shumë të rreptë të cilësisë. Në numizmatikë defektet konsiderohen si kuriozitete. Zakonisht në monedhat në masë – prej 1 dhe 2 levash ka gabime të tilla.”

Aktualisht nga shitja e monedhave fiton vetëm shteti. Ai e shet nominalin prej 10 levash me çmimin prej 66 levash, kurse ai, i cili e blen monedhën, nuk fiton – thotë gjithashtu Petër Nedelev. Sipas fjalëve të tij problemi i madh në numizmatikën bullgare është Ligji për trashëgiminë kulturore, ku para 20 vitesh janë shënuar tekste shumë të rrepta, të cilat nuk u lejojmë shtetasve bullgarë për të bërë tregti dhe madje të kenë monedha që para vitit 1800. Kështu, praktikisht koleksionistët mund të fitojnë  vetëm nga numizmatika moderne, por kjo periudhë nuk është shumë interesante për ta.

Madje paratë që nuk përdoren që prej 30 vitesh kanë vlerë numizmatike. Këto para nuk janë humbur, metali i tyre gjithashtu ka vlerë – na shpjegon Petër Nedelev. Paratë që nga viti 1962 përdoreshin deri në vitin 1992. Monedhat e tanishme i përdorim që prej 18 vitesh. Monedhat me nominal 100, ose 10 mijë leva, që prej viti 2000, janë para nga periudha e inflacionit. Ne, koleksionistët bëjmë shaka se me disa monedha të tilla do të bëhesh milioner. Tematika e tyre e pasqyron atmosferën e kohës. Inflacioni ishte në kulmin e vet dhe përkatësisht paratë i ndjekin proceset historike në shtet “ – tha në përfundim Petër Nedelev.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bulqiza ka një potencial të madh turistik

Ndihma bullgare për zhvillimin e turizmit në bashkinë shqiptare të Bulqizës

Një projekt i financuar nga Bullgaria do të rrisë kapacitetet e punonjësve në administratën e Bashkisë së Bulqizës, Shqipëria Lindore, për zhvillimin e turizmit rural dhe malor në rajon, ku banon një pjesë e konsiderueshme e pakicës kombëtare..

botuar më 24-04-26 11.04.PD

Sa do të kushtojë tryeza e Pashkëve për bullgarët këtë vit?

Më thuaj çfarë ke në tavolinë që të të them se çfarë je duke festuar. Kështu, me shaka mund të shikojmë kalendarin bullgar të festave nga e kaluara deri në ditët e sotme. E vërteta është se tryeza ka qenë gjithmonë një element shumë i rëndësishëm i jetës..

botuar më 24-04-26 7.30.PD

61 për qind e prindërve bullgarë mbështesin vaksinat e detyrueshme

61 për qind e prindërve në Bullgari mbështesin vaksinat e detyrueshme dhe 95 për qind e mjekëve të përgjithshëm këshillojnë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre për t'i mbrojtur ata nga një sërë sëmundjesh. Këtë e tregon një anketim përfaqësues..

botuar më 24-04-24 4.38.MD