Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zeja e kovaçit është simbol i shtëpisë dhe vatrës, thotë farkëtari Atanas Peev

БНР Новини
Foto: BGNES

Sipas përfytyrimeve popullore Shën Athanasi dhe Shën Andoni i Madh janë dy vëllezër kovaçë. Sipas stilit të vjetër Dita e Shën Athanasit ka qenë më 31 janar, kurse sot e shënojmë më 18 janar. Festa e vëllait të tij – e Shën Andonit të Madh shënohet një ditë më herët – në ditën e sotme, më 17 janar. Edhe dy festat i janë kushtuar punës së të gjithë farkëtarëve, thikë punuesve dhe nallbanëve.

Festa e tyre është shkas për t’u takuar me një farkëtar të talentuar. Atanas Peev është në moshën 34 vjeç nga qyteti Smoljan. Ka mbaruar shkollën vendase për arte figurative në degën e plastikës me metale. “Pak nga pak puna e farkëtarit bëhej profesioni im” – thotë Atanas Peev dhe vazhdon.

СнимкаQë të jesh i mirë në zanat duhet të jesh shumë punëtor. Kjo është një zeje shumë e rëndë, prandaj duhet ta duash materialin, ta duash punën e vet. Dashuria ndaj punës duhet të jetë në zemrën tënde, sepse suksesi arrihet vështirë, kurse zejet tona po zhduken. Para shumë vitesh puna e farkëtarit ka qenë një prej më të kërkuarave në qytet dhe fshat. Kjo është e kuptueshme, sepse gjithçka në shtëpi është lidhur me metalin. Prej tij bëheshin të gjitha orenditë dhe instrumentet shtëpiake. Sot unë nuk mund të mbyllem vetëm në atelie dhe t’i përkushtohem vetëm punës së farkëtarit. Puna ime është e shumëllojshme – merrem edhe me skulpturë, kurse gjatë kohës së lirë i bie kaba gajdes. Ka raste, kur tërë ditën e kaloj në atelie, kurse ditën tjetër kam shfaqje muzikore me kaba gajden. Kjo e bën jetën time interesante dhe më frymëzon. Puna ime si farkëtar gjithashtu është shumë kreative. Sendet që krijoj me hekurin gjithmonë janë të ndryshme, sepse të gjithë klientët e mi kërkojnë diçka të ndryshme. Teknika dhe makinat na ndihmojnë edhe në zeje, por ato nuk mund ta zëvendësojnë punën e njeriut. Hekuri nuk mund të përpunohet pa pjesëmarrjen e njeriut. Pikërisht kësaj i detyrohet magjia e sendeve të hekurta. Shumë njerëz thonë se preferojnë që në jetën e tyre të përditshme të përdorin sende të bëra nga njeriu dhe jo nga makina.

СнимкаKovaçi Atanas Peev u dekorua me çmimin prestigjioz “Mbrojtësi i traditave” për vitin 2013. Mjeshtri fitoi njëzëri simpatinë e jurisë dhe publikut ndër pjesëmarrësit e rinj në kategorinë “Zejet”. Në konkurs ai konkurronte me akoma shtatë zanatçinj të shkëlqyeshëm nga tërë vendi. Në ditën e dorëzimit të çmimeve Atanas Peev e gëzoi publikun me një interpretim të tij me kaba gajde. “Vlerësimet e larta, që po dëgjoj, më japin më shumë fuqi dhe dëshirë për të punuar! – thotë Atanas Peev dhe vazhdon:

Për mua miqtë e mi janë shumë të rëndësishëm. Gjithmonë takohemi në Ditën e Shën Athanasit. Luajmë në gajde, këndojmë dhe dëfrehemi. Unë jam i lumtur se kam kaq shumë shokë besnikë. Ne, njerëzit, që kemi lindur në malin Rodope, jemi të njohur për mikpritjen tonë. Çdonjëri është i mirëpritur në shtëpi, askush nuk do të mbetet i uritur në shtëpinë tonë. Gjithmonë ka qenë kështu, sepse jeta në mal është shumë e ashpër. Kjo i bën njerëzit më të mirë dhe më të bashkuar. Pothuaj çdo fëmijë në Rodope rritet nën tingujt e kaba gajdes. Është bukur se fëmijët te ne bëhen gjithnjë e më shumë dhe tregojnë interes ndaj gajdes së Rodopeve. Çdonjëri e ruan në vetveten zërin e saj, vetëm duhet të  provokohet interesi ndaj gajdes.”

Снимка

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: BGNES, pazitelnatradiciite.com dhe radiovelikotarnovo.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Është e Premtja e Madhe - një ditë përulësie dhe heshtjeje

Dita e Kryqëzimit të Krishtit është më e trishtuar për komunitetin e krishterë, e vetmja në të cilën nuk shërbehet Liturgjia e Shenjtë. Nuk ka as Kungim të Shenjtë, sepse Vetë Zoti e sakrifikoi veten nëpërmjet vdekjes së Birit të Tij në kryq ...

botuar më 24-05-03 5.45.PD

Çdo i dyti në Bullgari kërkon punë me pagë më të lartë

54% e punëtorëve në vendin tonë thonë se janë në kërkim të një pune të re ndërkohë që janë në pozicionin e tyre aktual dhe arsyeja kryesore për këtë është dëshira për paga më të larta. Këtë e tregon një studim i një kompanie fillestare bullgare që..

botuar më 24-05-02 2.08.MD

Të Enjten e Madhe rijetojmë ditët e fundit tokësore të Shpëtimtarit

Të Enjten e Madhe, të krishterët ortodoksë rijetojnë ditët e fundit të jetës tokësore të Jezu Krishtit dhe kujtojnë vuajtjet, vdekjen dhe varrimin e Tij.Besimtarët nderojnë ngjarjet rreth Darkës së Fundit të Shpëtimtarit me apostujt dhe profecinë e..

botuar më 24-05-02 11.31.PD