Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Regjisori Wim Wenders ndau mendimet e veta për çështjet mbarënjerëzore para publikut bullgar

Foto: BGNES

“Lufta kundër terrorizmit krijoi terrorizëm”, deklaroi në Sofje regjisori Wim Wenders, President i Akademisë Evropiane të Filmit. Ai ishte mysafir dhe lektor në edicionin e 22 të Sofia Film Fest.

Para publikut bullgar regjisori paraqiti projektin e tij ambicioz “Zhytje” (“Sumbergence”). Njëri prej protagonistëve pasqyron aktivitetin e Al Kaidës në bregdetin afrikan, duke u paraqitur si ekspert për gjendjen e furnizimeve ujore. Në lidhje me subjektin e filmit Wenders shpjegoi se e respekton shumë islamin dhe se ka shumë miq myslimanë. Pikërisht për këtë shkak ai mendon se në veprat e terroristëve nuk ka aspak dinjitet. “Thënë sinqerisht nuk mendoj se në kohën e sotme do të kishte një problem kaq të madh me islamikët radikalë dhe grupazhet e tyre, në qoftë se ata nuk ishin përgatitur kaq mirë nga politika dhe veprimet amerikane”, shtoi regjisori. Ai bëri të ditur se gjatë pranverës së vitit 2019 bota do të shohë dokumentarin e tij të ri “Njeriu i fjalës”,  ku Papa Frani ndan disa mendime të tij të rëndësishme.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Adnan Beci

Prof. Zlatimir Kolarov prezanton romanin e tij "Në sipërfaqen e hollë të akullit" në Tiranë

Me nota artistike, ngrohtësi edhe shumë interes, kështu shkoi prezantimi i librit “Në sipërfaqen e hollë të akullit'' të mjekut reumatolog Zlatimir Kolarov , në ambientet e vilës "Sofja", në qytetin e Tiranës. Interesi për librin ishte i madh. Në..

botuar më 24-03-15 4.20.MD

Filma nga gjashtë kontinente në "Sofia Film Fest"

“Hapini dyert kinemasë botërore!” – kjo është motoja me të cilën do të mbahet në kryeqytetin bullgar nga data 13 deri më 31 mars edicioni i 28-të i festivalit “Sofia Film Fest”. Programi i festivalit përfshin 143 filma të metrazhit të gjatë, dokumentarë..

botuar më 24-03-13 7.10.PD

Prezantimi i romanit ''Në sipërfaqen e hollë të akullit'' të Zlatimir Kolarov në Tiranë

Ditën e sotme më 12 mars 2024, në orën 17:00, në ambientet e vilës ''Sofja'', në rrugën ''Medar Shtylla'' në qytetin e Tiranës do të zhvillohet promovimi i librit të mjekut reumatolog Zlatimir Kolarov. Romani i tij i fundit i titulluar ''Në sipërfaqen e..

botuar më 24-03-12 6.30.PD