Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Muzetë bëhen dhoma mësimi, shteti do të paguajë hyrjen dhe bisedat

Foto: BGNES

Një pjesë e orëve të mësimit do të zhvillohen në muze të ndryshëm, ku nxënësit do të kenë video mësime dhe shëtitje virtuale. Ideja është pjesë e programit kombëtar “Sigurimi i një mjedisi modern arsimor”.

Për këtë qëllim Ministria e Arsimit ka siguruar 100 000 leva për vitin e tanishëm. Në muze do të zhvillohen orë mësimi të të gjitha lëndëve mësimore për fëmijët deri në klasën e shtatë. Ministria e Arsimit do të mbulojë taksat për hyrjen e nxënësve dhe të mësuesve, për bisedat, shëtitjet virtuale, video-mësimet, matrialet e ofruara nga muzetë për veprimtaritë gjatë mësimeve, si dhe për udhëtimet me tren apo autobus të nxënësve dhe të mësuesve, që i shoqërojnë nga shkolla deri në muze.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kisha

Kisha “Shën Nikollaj” e Kolju Fiçeto më në fund mori statusin e monumentit kulturor

Kisha "Shën Nikollaj" e mjeshtrit Kolju Fiçeto në Veliko Tërnovo mori statusin e monumentit të kulturës me rëndësi kombëtare, raportoi korrespondentja e BNR Zdravka Masljankova nga Veliko Tërnovo. Në këtë mënyrë do të gjenden dy milionë eurot e..

botuar më 24-03-29 6.44.MD

U dhanë çmimet vjetore teatrore “Ikarus”

Në Ditën Botërore të Teatrit - 27 mars, në një ceremoni në Teatrin Popullor "Ivan Vazov", u dhanë për të 50-tën herë çmimet e artit skenik "Ikarus". "Haga" u shpërblye për performancën më të mirë. Krijuar nga autorja ukrainase Sasha Denisova dhe..

botuar më 24-03-28 9.31.PD

"Nga gazeta në muze" - karikaturat nga socializmi, të mbledhura në një ekspozitë

Një përpjekje për të rikthyer zhanrin e karikaturave në kushtet e sistemit totalitar të qeverisjes në Bullgari midis viteve 1944 dhe 1989 po bën ekspozita “Nga gazeta në muze”, e cila për të pestin muaj tashmë po tërheq vizitorët në Muzeun e Artit nga..

botuar më 24-03-23 9.30.PD