Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Argjendaria në trojet bullgare përmes shekujve

БНР Новини

Në Muzeun Kombëtar Historik mund të shihet një ekspozitë jashtëzakonisht e pasur. Koleksionuesi Antonio Vasilev i mblidhte eksponatet e saj vite me radhë. Bëhet fjalë për ekspozitën “Argjendaria në trojet bullgare shekujt XVI-XX”. Sendet e para e koleksionit ai i pronësoi para 25 vitesh. Tregon, se fillimisht njeriu blen disa gjëra, të cilat i pëlqen dhe pas kësaj fillon të interesohet për historinë e tyre. Pas kohe del se posedon një koleksion të tërë. Në se interesi është i qëndrueshëm, kjo do të thotë, se do të bëhet “mbledhës”. Në ekspozitë prezantohet koleksioni më i madh etnografik privat me më se 500 kryevepra të mrekullueshme. Disa prej tyre hasen rrallë dhe janë pak të njohura si për shembull zbukurimet për kapelat e grave “tepellëci” dhe figura mbi pllakëza për kësmet “kuni”.

Në një intervistë për Radio Bullgarinë Antonio Vasilev tha:

Gjithnjë kam kërkuar sende të rralla me vlerë të lartë artistike. Para shtatë-tetë vitesh krahas paftave, që mblidhesha deri atëherë, vendosa të koleksionoj edhe stoli të tjera, sepse edhe ato janë pjesë e veshjes popullore të bullgareve. Sot në muze mund të shihen të gjitha ato sende të mbledhura nga unë – unaza, byzylykë, gjerdane etj.”

Снимка

Mirëpo, çfarë shkolle dhe punishte për krijimin e këtyre veprave të artit kishte tek ne?

Në qytetet më të mëdha kishte qendra ose shoqata të argjendarëve, ku punoheshin stoli të ndryshme – tregon zoti Vasilev. – Ato ishin shoqata të argjendarëve, ku punoheshin stoli për popullsinë. Shkolla e parë dhe më e njohur gjatë Rilindjes Bullgare ishte ajo në qytetin Çiprovci. Nuk ka shumë të dhëna për këtë argjendarie, sepse pas Kryengritjes së Çirpovcit, qyteti u shkatërrua dhe argjendarët kërkuan bukën e gojës në qytete si Vraca, Montana, Vidin. Kështu u formuan shkollat në ato qytete. Shkollat në qytetet Tatar Pazarxhik dhe Tërnovo gjithashtu duhet të përmenden. Në përgjithësi në qytetet më të mëdha të vendit kishte punishte të argjendarëve.

Duke hapur ekspozitën akademiku Svetlin Rusev tha: “Ruajtja e traditave dhe kujtesës historike është pjesë e jetës njerëzore, pjesë e dramës dhe në të njëjtën kohë të krenarisë së tij. Prapa këtyre kryeveprave të mjeshtërve të filigranit fshihet një pasuri të madhe shpirtërore, një sedër, me të cilën bullgarja plotë joshje kaloi përmes viteve të robërisë si një vegim i mrekullueshëm mbretëror.”

Nga e majta në të djathtë: Boni Petrunova, Antonio Vasilev, akademik Svetlin Rusev dhe profesor Valeri Stefanov

Të famshme” – kështu e quajti ekspozitën profesori Valeri Stefanov – kryetar i Lidhjes së Koleksionuesve në Bullgari. “Kjo ekspozitë në të vërtetë duket si një thesar. Mirëpo, do të jetë mirë në se do të shikoni jashtë shkëlqimit të thesarit, të zbuloni talentin e popullit bullgar, të njerëzve që populluan trojet bullgare. Sendet e paraqitura këtu janë pjesë e një kulture festive, kultura e veshjes, kultura e sjelljes. Dhe ky është mesazhi i artefakteve të ekspozuara, se edhe shpirti është pjesë e jetës. Siç thuhet në Ungjillin e Ri, njeriu është një krijesë që jeton edhe përmes shpirtit. Kështu që, kjo ekspozitë është një shenje e shpirtit të pasur të bullgarit. Ato nuk janë vetëm sende, por dëshmi të jetës së pasur shpirtërore.”

Снимка

Drejtoresha e Muzeut Kombëtar Historik docentja Boni Petrunova hapi ekspozitën me fjalët : “Kjo ekspozitë vjen për të treguar, se në të ardhmen dyert e Muzeut Kombëtar Historik do të jenë të hapura për të gjithë ata që kujdesen për trashëgiminë kulturore bullgare, ata të cilët i mbledhin, ata të cilët i mbrojnë, të cilët i popullarizojnë. Para pak kohe shënuam Ditën e Çlirimit të Bullgarisë nga zgjedha osmane. Ditën e nënshkrimit të Traktatit Paqësor në Shën Stefani shteti bullgar prapë u kthye në hartën botërore. Mirëpo, për të arritur këtë akt, ishte e domosdoshme që populli të kishte sedër, të dispononte forcat financiare dhe psikike të luftojë lirinë e vet. Pikërisht këtë e tregon ekspozita e argjendarisë – një popull me sedër të rritur, një popull i cili është në gjendje të krijojë bukuri, një popull i cili ka arritur një nivel aq të lartë të rilindjes, që vetëm një hap e ndan nga liria.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: Ani Petrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Universiteti Comenius i Bratislavës

Po bëhet gati një shekull nga fillimi i studimeve të gjuhës bullgare në Sllovaki

Interesi për studimin akademik të gjuhës bullgare në Sllovaki daton gati një shekull më parë. Në vitin 1919 u themelua Universiteti Comenius në Bratislavë. Dy vite më vonë u krijua Fakulteti Filozofik ku studiohen të gjitha degët humanitare. Aty, gjatë..

botuar më 24-05-18 9.00.PD

Një kuintet ndërkombëtar me Vasko Vasilev do të luajë në Kullën Eifel

Violinisti bullgar me famë botërore Vasko Vasilev dhe solistët nga Orkestra e Operës Mbretërore “Kovent Garden” do të mbajnë një koncert klasik akustik më 26 maj në sallën “Gustav Eiffel” të Kullës Eifel. Muzikantë nga 5 kombësi do të jenë së bashku në..

botuar më 24-05-17 3.12.MD
Doc. Natalija Njagollova

Doc. Natalija Njagollova nga Roma: Në Itali ka interes për të studiuar gjuhën bullgare

"La Sapienza" në Romë është një nga universitetet më të vjetra dhe më prestigjioze italiane, i themeluar në vitin 1303. Në ditët e sotme është universiteti më i madh në Evropë për nga numri i studentëve që studiojnë me kohë të plotë. Ashtu si në..

botuar më 24-05-14 7.20.PD