Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Lidhu me natyrën” – kjo është motoja e Orës së Tokës në Bullgari

БНР Новини
Foto: eol.jsc.nasa.gov

Për vit të radhës – më 24 mars, Bullgaria do të përfshihet në iniciativën Ora e Tokës e Organizatës Ndërkombëtare të Mbrojtjes së Natyrës WWF. E nisur si një ngjarje simbolike me shuarjen e dritave në Sidni gjatë vitit 2007, sot “Ora e Tokës” shënohet në më shumë se 180 shtete si një moment i ndarë botëror i solidaritetit për planetin.

Dhe sivjet Ora e Tokës është shkak të mblidhemi për një orë  në errësirë /nga ora 20.30 deri në 21.30/, duke shuar dritat, që është një shprehje simbolike për kursimin e resurseve energjetike dhe për një konsum të arsyeshëm”, thotë në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare Vlladimir Ivanov nga WWF.

Fushata tek ne fillon nga Sofja, por me kalimin e kohës në të përfshihen dhjetëra komuna. Në Kopshtin e Qytetit të Sofjes do të zhvillohet ndodhia tanimë tradicionale Ora e Tokës me befasi, me shfaqje me zjarr dhe muzikë. ”Me kalimin e kohës, kjo ngjarje filloi të jetojë jetën e vet personale dhe bile nuk është e domosdoshme që të bëjmë përpjekje  për organizimin e saj. Njerëzit organizohen vetë, gjithashtu iniciohen dhe koncerte të tjera për Orën e Tokës. Ka dhe një sërë ngjarjesh të tjera, për të cilat nuk kemi informacion”, tregon me emocion Vlladimir Ivanov.

СнимкаSi gjithmonë fushata ka moton e vet. Për vitin 2018 ajo është “Lidhu me natyrën”, ve në dukje Vlladimir Ivanov. ”WWF mundohet të mendojë slogane interesante dhe sivjet është Connect to Nature. Organizata jonë është një bashkim i njerëzve të veçantë, të cilët lidhen në këtë botë gjithnjë e më virtuale përmes internetit. Prandaj e përdorim simbolin e lidhjes në logon e Orës së Tokës sivjet.

Iniciativa është dhe shkak që të flitet për përpjekjet e ambientalistëve, të lidhura me ruajtjen e natyrës. Prandaj dhe Ora e Tokës ka një drejtim të ndryshëm në shtetet e ndryshme: ”Në Kolumbi njerëzit do t’i drejtojnë apel shtetit të angazhohet me zero shpyllëzime deri në vitin 2020, në Polinezinë Franceze pritet të pranohen veprime, që të mund të mbrohen 5 milionë kilometra katrore nga detet. Territoret detare janë vendet, të cilat vuajnë nga peshkimi industrial dhe nga ndotja e rëndë, prandaj është me një rëndësi të madhe që aty të ndërmerren veprimet e domosdoshme. Në Guatemalë do të punohet për ruajtjen e ujërave të ëmbla. Kjo po kështu është një temë e madhe, mbi të cilën Evropa sivjet do të punojë shumë seriozisht në nivel Komision Evropian, kurse WWF do të kryesojë fushatën për ruajtjen e ujërave të ëmbla, e cila do të startojë gjatë muajit qershor. Në Nepal organizata jonë do të mobilizojë fushatën për një energji të pastër rinovuese, e cila të arrijë deri të gjithë. Në fund të fundit, që të mund të ruajmë natyrën dhe larminë e saj biologjike, nuk është e mjaftueshme në kuadrin vetëm të 1 ore të shuajmë dritat. Duhet sistematikisht të flasim për dobitë nga natyra”, është kategorik Vlladimir Ivanov.

Përpiloi: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Me çfarë do të hyjë në histori Parlamenti Evropian në largim?

Seanca plenare e lamtumirës e Parlamentit të nëntë Evropian (PE) kaloi nën shenjën e fushatës së ardhshme zgjedhore për Parlamentin e radhës”, tha gazetarja e programit “Horizont” të BNR Tanja Millusheva , e cila vizitoi për herë të parë organin..

botuar më 24-04-30 5.09.MD

Donacion nga Bullgaria për bullgarët në Prespën e Vogël

Një tjetër donacion të madh për rajonin e Prespës së Vogël të Shqipërisë, ku jetojnë edhe njerëz me rrënjë bullgare, bëri Fondacioni “Kujtesa Bullgare”. Pas kërkesës së kryetarit të Komunës Pustec Pali Kolevski dhe nënkryetarit Jani Nikolla,..

botuar më 24-04-30 4.41.MD

6240 harabela u numëruan nga vullnetarët në mbarë Bullgarinë

Më 27 prill, vullnetarë nga gjithsej 465 rajone në të gjithë Bullgarinë morën pjesë në edicionin e tetë të fushatës "Ne numërojmë harabelat" të Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve. U numëruan gjithsej 6240 harabela të tre llojeve - shtëpiake,..

botuar më 24-04-30 3.51.MD