Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Samiti BE-Turqi në Varnë është i mundshëm, por dhe shumë i ndërlikuar

БНР Новини
Samiti i ardhshëm ndërmjet liderëve të BE-së dhe Turqisë është i domosdoshëm për normalizimin e marrëdhënieve të Bashkimit me Ankaranë, tha Bojko Borisov në takimin e tij me Donald Tusk në Bruksel.
Foto: BGNES

Mbrëmë vonë Samiti i Varnës ndërmjet liderëve të BE-së dhe Turqisë, i parashikuar për datën 26 mars, nuk ishte konfirmuar përfundimisht. Dje në Bruksel Kryeministri Bojko Borisov dhe Kryetari i Këshillit të BE-së Donald Tusk u pajtuan për këtë se samiti është i domosdoshëm për normalizimin e marrëdhënieve të Bashkimit me Ankaranë. Borisovi e cilësoi atë si mundësia e fundit për ruajtjen e dialogu. Pavarësisht nga paqartësitë në lidhje me këtë a do të zhvillohet ky takim i nivelit të lartë, pala bullgare vazhdonte përgatitjen e tij me shpresën se ai do t’i qetësojë raportet BE-Turqi. Më në fund, në mbledhjen e tyre në Bruksel mbrëmë liderët evropianë vendosën se samiti në Varnë do të zhvillohet, pavarësisht nga veprimet e papranueshme sipas tyre të Turqisë në Mesdhe dhe në Detin Egje. U bë e qartë se samiti është i mundshëm, por dhe shumë i ndërlikuar.

Në momentin, kur ishte shpallur iniciativa për këtë takim të nivelit të lartë gjatë kohës së Presidencës Bullgare të Këshillit të Bahkimit Evropian, qeveria e Bojko Borisovit kishte parasysh normalizimin e marrëdhënieve, por tani duket se ai është mundësia e fundit për vazhdimin e dialogut midis Turqisë dhe Bashkimit. Sepse për kohën e shkurtër që atëherë deri më sot tensionet në marrëdhëniet mes të dyja palëve në vend që të qetësohen, u përshkallëzuan ndjeshëm. Javën e kaluar Presidenti Rexhep Tajip Erdogan akuzoi Bashkimin për mungesë sinqeriteti dhe për pandershmëri, sepse nuk i plotëson angazhimet e tij financiare, të lidhura me 3 miliardë eurot e premtuara sipas Marrëveshjes për migrantët. Nga ana e vet BE-ja u solidarizua me akuzat e Greqisë dhe Qipros për veprimet e paligjshme të Turqisë në Mesdheun Lindor dhe në Detin Egje. Tensionet u përshkallëzuan akoma më shumë pas arrestimit të ushtarëve kufitarë grekë, të cilët duke patrulluar pranë kufirit, kanë hyrë pa dashje në territorin e Turqisë .

Dje në Bruksel Kryeministri Borisov komentoi se në situatën e krijuar qëllimi i tij i vetëm dhe shumë i vështirë, mbetet garantimi i vazhdimit të marrëveshjes për migrantët dhe pagimi nga ana e BE-së i ndihmës së premtuar financiare. Për sa i përket kërkesës për lirimin e ushtarëve grekë të ndaluar në Turqi, Borisovi tashmë i ka dërguar një mesazh Presidentit Erdogan duke shprehur mendimin e vet se çështja duhet të diskutohet sy më sy në Varnë.

Vazhdimi i marrëveshjes për migrantët në fakt varret nga pagimi i mjeteve të premtuara financiare nga ana e BE-së. Bashkimi tashmë e kreu angazhimin e vet për 3 miliardë euro për vitet 2016 dhe 2017. Sipas Ministres së punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva pjesa e dytë e përkrahjes financiare prej 3 milionë eurosh të tjerë është lidhur me qetësimin e situatës në Siri – diçka që akoma nuk është arritur. Ka gjithashtu njëfarë mospërputhjeje të informacioneve, të cilat pritet se do të sqarohen në Varnë.

Detyra e Bullgarisë si mediator i Samitit të Varnës është tepër e koklavitur, jo vetëm për shkak të rezervave ekzistuese të disa shteteve evropiane, lidhur me dialogun me Turqinë, por edhe nga disa rrethana të tjera. Në interes të marrëdhënieve të mira me Turqinë, Bullgaria nuk i ngre para Ankarasë çështjet e lidhura me respektimin e të drejtave të njeriut atje – diçka që shpesh diskutohet në BE. Por para disa ditësh organizata më e madhe e juristëve në Bullgari – Bashkimi i gjyqtarëve, i bëri thirrje Borisovit të insistojë para presidentit turk Erdogan për respektimin e të drejtëve themelore në shtetin e tij. Rekomandime ndaj Borisovit ka gjithashtu partia më e madhe opozitare në Bullgari – ajo e socialistëve. Ata dëshirojnë që në Varnë Rexhep Erdogani të kritikohet për fjalët e tij se qyteti bullgar Kërxhali “hyn në kufijtë shpirtërorë të Turqisë”, si një provokacion kundër sovranitetit dhe tërësisë kombëtare të Bullgarisë. Socialistët dëshirojnë gjithashtu që në Varnë të komentohen kompensimet e refugjatëve bullgarë nga krahina Trakia, të cilët kanë zgjedhur Bullgarinë, pasi tokat e tyre kanë mbetur brenda shtetit turk. Ndjeshmëri të shtuar ndaj kësaj teme kanë gjithashtu Patriotët e Bashkuar – partnerët e kryeministrit Borisov në qeveri.

Kështu vetëm disa ditë para Samitit të Varnës BE-Turqi pritjet e lidhura me të janë të shumta – nga këndvështrimi i perspektivës ndërkombëtare dhe të asaj të politikës së brendshme. Dhe Kryeministri Borisov nuk e fsheh shqetësimin e tij. Rezultatin do ta shikojmë pas tri ditësh, por akoma tani mund të themi se në këtë situatë të ndërlikuar secili sukses do të përshëndetet.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Alfa Research

Parlamenti i ri duhet të transmetojë një qeveri koalicioni me të paktën 3 parti

Gatishmërinë për të votuar më 9 qershor kanë deklaruar 40% e të anketuarve në një anketë përfaqësuese kombëtare nga agjencia “Alfa Research”. 35 për qind do të votojnë për Parlamentin Evropian, sepse shumë komunitete bullgare në vendet jashtë..

botuar më 24-05-08 10.06.PD

Ambasadori bullgar nuk do të jetë i pranishëm në betimin e Vladimir Putinit

Për arsye shëndetësore, ambasadori bullgar në Rusi Atanas Krëstin nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Vladimir Putin për mandatin e pestë presidencial, bëri të ditur një burim diplomatik për BNR. Më herët, shefi i politikës së jashtme..

botuar më 24-05-07 12.24.MD
Dimitër Gllavçev

Kryeministri Dimitër Gllavçev: Qeveria e përkohshme do të bëjë gjithçka që të ketë zgjedhje të ndershme

Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev siguroi se qeveria e përkohshme do të bëjë gjithçka që të mos ketë praktika që pengojnë drejtësinë e zgjedhjeve. Kryeministri u tha gazetarëve se kabineti po punon për të siguruar një votim të drejtë..

botuar më 24-05-06 2.48.MD