Pasi kombëtarja jonë e futbollit nuk mund të klasifikohet për të pestën herë me radhë në Kampionatin Botëror (krahas tri kampionateve evropiane me radhë) fansat bullgarë përsëri do t’i përkrahin skuadrat e preferuara të huaja. Megjithatë futbolli ynë do të qetësohet me faktin se disa futbollistë nga Liga e Parë Profesionale do të kenë mundësinë të marrin pjesë në Kampionatin Botëror të Futbollit në Rusi, i cili filloi ditën e enjte. Ata janë vetëm dy – shtylla islandeze e mbrojtjes në “Levski” Hólmar Eyjólfsson dhe mesfushori polak i “Lludogorec”-it Jacek Góralski. Kishte shans edhe për mbrojtësin nigerian të skuadrës bullgare “Llokomotiv” (Plovdiv) Stephen Eze, por trajneri i Nigerisë në fund të fundit e lëri jashtë kombëtares. Sulmuesi i “Lludogorec” Jakub Shviereçok nga Polonia gjithashtu mbeti jashtë kombëtares së futbollit të Polonisë, megjithë shtatë golat e shënuar nga ai në Ligën e Parë këtë pranverë.
Pesë medalje është shifra e medaljeve në ditën e fundit të Kupës Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Sofje. E dyta në shumëgarësh Stilijana Nikollova fitoi dy medalje të arta – për kombinimin me top dhe me fjongo ,dhe medaljen e..
Nga 30 prilli deri më 3 maj 2024 do të zhvillohet edicioni i 56-të i rrugëtimit tradicional të kanotazhit kajak "Jantra - Danub", njofton Bashkimi Turistik Bullgar. Varkat kajak me dhjetëra vozitës do të nisen përgjatë rrjedhës së lumit Jantra për të..
Federata Evropiane e Boksit (EUBC) prezantoi një film kushtuar kampiones sonë olimpike për femra nga Tokio, Stojka Krësteva . Filmi 48 minutash është episodi i gjashtë i vargut “Protagonistët”. Në të, Krësteva tregon për rrugën me gjemba drejt..
Në Sofje u mbajt Konferenca “Puna e mësuesve zviceranë – mesazh dhe sfidë për brezat e ardhshëm”. Ajo u organizua nga Akademia Kombëtare e Sporteve..