Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Më 18 qershor shkrimtarja e njohur amerikane Elizabeth Kostova do të promovojë romanin e vet “Toka e hijeve” në qytetin Varna

Foto: arkiv personal

Shkrimtarja amerikane me famë botërore Elizabeth Kostova do të prezantojë historinë e saj të radhës që ka lidhje me Bullgarinë. Romani i saj i parë “Historiani” gjatë vitit 2005 ishte ndër librat më të shitur në klasifikimin e “New York Times”. Është një fakt kureshtar se romani i saj i ri “Toka e hijeve” gjallëron një histori tragjike nga e kaluara e afërt e Bullgarisë. Protagonistja – amerikanja Aleksandra Bojd mbërrin në Bullgari dhe do që të shlyejë fajin e saj për zhdukjen e vëllait. Pse pikërisht në Bullgari? Sepse Bullgaria është ajo pjesë enigmatike e botës, e cila e ka fituar zemrën aventureske të vëllait të saj. Çfarë është çmimi i mbijetesës në kushtet e një regjimi të ashpër politik, ndjenja e nderit, dashuria autentike ndaj artit? Këto janë vetëm disa prej pyetjeve, të cilat i provokon romani i Elizabeth Kostovës. Nëse “Toka e hijeve” do të ketë të njëjtin sukses si romani i parë i shkrimtares, i cili u publikua me një tirazh prej 5 mln ekzemplarësh, këtë do ta tregojë koha. “Historiani”, i publikuar në mbi 40 vende në tërë botën, është përfshirë në listën e “10 librave më të mira të vitit” të “USA Today”. Për këtë roman gjatë vitit 2005 Elizabeth Kostova u dekorua me çmimin “Quill” për “Debutim të vitit”.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

U dhanë çmimet vjetore teatrore “Ikarus”

Në Ditën Botërore të Teatrit - 27 mars, në një ceremoni në Teatrin Popullor "Ivan Vazov", u dhanë për të 50-tën herë çmimet e artit skenik "Ikarus". "Haga" u shpërblye për performancën më të mirë. Krijuar nga autorja ukrainase Sasha Denisova dhe..

botuar më 24-03-28 9.31.PD

"Nga gazeta në muze" - karikaturat nga socializmi, të mbledhura në një ekspozitë

Një përpjekje për të rikthyer zhanrin e karikaturave në kushtet e sistemit totalitar të qeverisjes në Bullgari midis viteve 1944 dhe 1989 po bën ekspozita “Nga gazeta në muze”, e cila për të pestin muaj tashmë po tërheq vizitorët në Muzeun e Artit nga..

botuar më 24-03-23 9.30.PD

“Sofia Film Fest” viziton sërish Varnën

Më 22 mars, me filmin bullgar "Kurthi", në kryeqytetin tonë detar Varna fillon edicioni i XV-të i "Sofia Film Fest", njoftojnë organizatorët nga "Artin Vision". Nga  22 deri më 30 mars, adhuruesit e artit kinematografik në Varna mund të shohin një..

botuar më 24-03-22 6.55.PD