Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

Marrëveshja për emrin e Maqedonisë – e përshëndetur nga disa, e kontestuar nga të tjerët

Foto: BGNES
Ministrat e jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë Nikos Koxias dhe Nikola Dimitrov nënshkruan marrëveshjen për ndryshimin e emrit të Maqedonisë nga Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kryeministri i Greqisë Aleksis Cipras komentoi se me këtë nënshkrim po mbylljet një kapitull të mosmarrëveshjeve në regjion dhe fillojnë politikat e reja në bazë të qëllimeve të përbashkëta ballkanike për të ardhmen e BE-së. Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev shtoi se ky nënshkrim krijon një realitet të ri në regjion. Duke i përshëndetur Zaevin dhe Ciprasin për “këtë hap të guximshëm”, homologu i tyre bullgar Bojko Borisov nënvizoi se tani qytetarët e të gjitha shteteve të Ballkanit duhet të kuptojnë se marrëveshja nuk do të provokojë pretendime territoriale apo probleme të ardhshme, por do të ndihmojë bashkëjetesën më të mirë në regjion. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres bëri thirrje që parlamentet e të dyja vendeve ta ratifikojnë marrëveshjen. Në të njëjtën kohë në Shkup u zhvillua një protestë e madhe dhe e dhunshme kundër emrit të ri, ku ndërhyri policia për kundërvënien e trazirave. Në Greqi pas protestave kundër marrëveshjes në fjalë mbetën 14 të plagosur, ndër të cilat kishte dhe policë.

Qeveria greke mbijetoi votimin e mosbesimit

Foto: BGNES
Qeveria e kryeministrit Aleksis Cipras mbijetoi votën e mosbesimit në Parlament, gjë e cila ishte në favor të nënshkrimit të marrëveshjes historike për emrin e Maqedonisë. Nisma e partisë opozitare “Demokratia e Re” u hodh poshtë me 153 kundër 127 votave. Lideri partisë “Grekët e pavarur” Panos Kamenos plotësoi premtimin e tij, se nuk do ta rrëzojë qeverinë, pavarësisht se është kundër nënshkrimit të marrëveshjes.

Turqia i propozon Rusisë të prodhojnë bashkërisht raketa S-500

Foto: sputniknews.com
Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan shpalli se Turqia ia ka propozuar Rusisë prodhimin e përbashkët të sistemeve raketore të tipit S-500. Kështu për herë të radhës u ripohua gatishmërinë e Turqisë për vendosjen e sistemeve S-400 në tokën turke, pavarësisht mospajtimeve me SHBA-në. Turqia do të pajiset me S-400 për forcimin dhe zgjerimin e mbrojtjes kundërraketore deri në korrikun e vitit 2019. Raketat S-500 do të pozicionohen deri në 2020-ën.

39% prej serbëve kanë qëndrim pozitiv ndaj BE-së

Foto: BGNES
Sipas studimit të Eurobarometer-it, të cituar nga Tanjug, qëndrim pozitiv ndaj BE-së kanë 39% prej qytetarëve të Serbisë. Krahas vitit të kaluar njerëzit me qëndrim pozitiv ndaj BE-së janë pakësuar 2%. Serbët më pro-europianë janë të rinjtë në moshë 15-24 vjeç. Mendimin e kundërt e përkrahin 22% prej të anketuarve, kurse qëndrimin neutral e ndajnë 37 për qind. Rezultatet e studimit tregojnë se serbët nuk i besojnë as Bashkimit Evropian, as institucioneve kombëtare. Besimi ndaj qeverisë është 44%, ndaj Parlamentit – 33%. Ndërkohë mosbesim ndaj këtyre institucioneve deklarojnë 49% prej të anketuarve.

Një nga liderët e opozitës malazeze doli nga burgu

Foto: BGNES
Milan Knezheviç
, një nga liderët e koalicionit “Fronti Demokratik” në Malin e Zi u liruar pas 88 ditëve të kaluara në burg. Ai u dënua pasi ishte akuzuar se i ka sulmuar një polici në kohën e demonstrimeve të organizuara nga “Fronti Demokratik”. Por koalicioni i tij pohon se dënimi i ka arsyet e veta politike. Koalicioni bashkëpunon me Serbinë dhe Rusinë dhe shpallet kategorikisht kundër politikës pro-perëndimore të autoriteteve malazeze.

Përpiloi: Stoimen Pavllov

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova


Më shumë nga rubrika

Kisha bullgare "Shën Gjergji Fitimtar" në Edrene feston 20 vjet nga restaurimi i saj

E ndërtuar në vetëm pak muaj nga komuniteti bullgar në Edrene, kisha “Shën Gjergji Fitimtar” vazhdon të ruajë frymën ortodokse bullgare për 144 vjet. Me lejen e Sulltan Abdul Hamidit II dhe me bashkëpunimin e valiut të Edrenesë Reuf..

botuar më 24-05-06 6.20.PD
Presidenti Rumen Radev

Presidenti Rumen Radev uroi bullgarët për Ngjalljen e Krishtit

“Uroj shëndet, paqe dhe dashuri në çdo shtëpi bullgare! Le të na mbushë zemrat dhe mendimet drita dhe gëzimi i festës më të madhe të krishterë dhe të forcojë mirëkuptimin dhe tolerancën e ndërsjellë në shoqërinë tonë”, ka shkruar Presidenti në..

botuar më 24-05-05 10.35.PD

Të krishterët ortodoksë festojnë Ngjalljen e Krishtit

Në mesnatë përballë Katedrales Patriarkale “Shën Aleksandër Nevski” kryetari i përkohshëm i Sinodit të Shenjtë – Mitropoliti i Vracës Grigorij, shpalli Ngjalljen e Krishtit dhe i dha një bekim popullit bullgar. "Krishti u ringjall! Duke e..

botuar më 24-05-05 9.33.PD