Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pritet festivali i parë në të hapur “Arti dhe reklama”

Pika e kryqëzimit midis artit dhe reklamës i shkatërron barrierat në komunikacion

БНР Новини
Foto: artofadvertising.net

Bota sot lëviz përpara e udhëhequr nga teknologjitë digjitale dhe informative, kurse komunikimi luan rol kyç në zhvillimin dhe suksesin e çdo një veprimtarie. Prandaj një festival i ri bullgar do të kërkojë pikën e kryqëzimit midis reklamës dhe artit në një mënyrë atraktive dhe interaktive.

Festivali i parë në të hapur “Arti dhe Reklama” do të takojë studentë nga Fakulteti i Gazetarisë dhe Komunikacioneve pranë Universitetit të Sofjes “Shën Klementi i Ohrit “ dhe nga Akademia Kombëtare e Arteve Figurative në Kopshtin e Qytetit në Sofje më 23 dhe 24 qershor. Ata do të punojnë mbi tema të shpallura paraprakisht nga kompani të ndryshme dhe do të krijojnë komunikacion vizual para kalimtarëve dhe vizituesve të forumit. Studentët do të punojnë në ekipe, kurse qëllimi është që t’i kombinojnë dituritë dhe aftësitë e tyre në sfera të ndryshme në një proces të përbashkët pune. Në Bullgari firmat shpeshherë ankohen nga mungesa e lidhjes adekuate midis arsimit dhe biznesit, kurse festivali ka qëllim të jetë urë midis specialistëve të ardhshëm dhe kompanive.

“Mendoj se festivali është një pikë kryqëzimi, e cila do të na orientojë se si studentët mund ta përdorin potencialin e vet, tha kryeasistenti Nikolla Vangellov, pedagog i reklamës në Fakultetin e Gazetarisë pranë Universitetit të Sofjes dhe organizator i aktivitetit. Studentët do të njihen me procesin e punës dhe do të punojnë me kompani reale, si bullgare, ashtu dhe të huaja. Në këto ekipe pune lind diçka e re dhe interesante, siç ndodh në degët e reklamës. Çdo një lloj komunikimi duhet të jetë orientuar mirë, që të funksiojë. Një reklamë, e cila punon në tregun amerikan, mund të mos jetë e suksesshme në atë bullgar për shkak të faktorëve të ndryshëm, si për shembull dallimet interkulturore. Konsumatorët thonë se çfarë duhet të jetë reklama, kurse reklamuesit duhet të përgatisin një komunikacion të suksesshëm marketingu. Reklama është një lloj komunikimi, e cila kudo në botë varet nga konsumatori. Në sferën e reklamës Bullgaria nuk mbetet prapa në asnjë mënyrë nga liderët botëror. Në vendin tonë punojnë dhe shumë prej kompanive botërore.”

Sipas Nikolla Vangellovit reklama mund të jetë art dhe e kundërta, kurse pika e kryqëzimit midis të dyve i asgjëson barrierat – si në komunikacion, ashtu dhe në punën e përbashkët të njerëzve nga sfera të ndryshme profesionale, midis reklamuesve dhe konsumatorëve.

“Arti dhe Reklama” është pjesë e kalendarit kulturor të Bashkisë së Kryeqytteit dhe është nën patronazhin e Kryetares së Bashkisë së Sofjes Jordanka Fandëkova. Veprat më të mira do të dallohen, kurse festivali është i hapur për të gjithë – është parashikuar një program interesant krahas festivalit, program ky i cili do të jetë atraktiv madje për fëmijët.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

U dhanë çmimet vjetore teatrore “Ikarus”

Në Ditën Botërore të Teatrit - 27 mars, në një ceremoni në Teatrin Popullor "Ivan Vazov", u dhanë për të 50-tën herë çmimet e artit skenik "Ikarus". "Haga" u shpërblye për performancën më të mirë. Krijuar nga autorja ukrainase Sasha Denisova dhe..

botuar më 24-03-28 9.31.PD

"Nga gazeta në muze" - karikaturat nga socializmi, të mbledhura në një ekspozitë

Një përpjekje për të rikthyer zhanrin e karikaturave në kushtet e sistemit totalitar të qeverisjes në Bullgari midis viteve 1944 dhe 1989 po bën ekspozita “Nga gazeta në muze”, e cila për të pestin muaj tashmë po tërheq vizitorët në Muzeun e Artit nga..

botuar më 24-03-23 9.30.PD

“Sofia Film Fest” viziton sërish Varnën

Më 22 mars, me filmin bullgar "Kurthi", në kryeqytetin tonë detar Varna fillon edicioni i XV-të i "Sofia Film Fest", njoftojnë organizatorët nga "Artin Vision". Nga  22 deri më 30 mars, adhuruesit e artit kinematografik në Varna mund të shohin një..

botuar më 24-03-22 6.55.PD