Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shënojmë Ditën Ndërkombëtare të jogës

Praktika mijëvjeçare për zhvillimin e mendjes, trupit dhe intelektit do të tregohen më 24 qershor

БНР Новини
Foto: arkiv

Për vit të katërt të radhës bota shënon Ditën Ndërkombëtare të jogës. Në fund të vitit 2014, në bazë të propozimit të Kryeministrit të Indisë Shri Narendra Modi, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së përcakton datën 21 qershor (ditën e solsticit të verës) për Ditën e Jogës. Bullgaria përfshihet në mënyrë aktive akoma gjatë vitit të parë, kur në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje  dhe në akoma rreth 10 qytete të tjera zhvillohen leksione dhe praktika. Sivjet ngjarjet e lidhura me këtë ditë do të zhvillohen nga 21 deri më 24 qershor në Sofje dhe akoma 35 vendbanime.

СнимкаFesta zyrtare në kryeqytet është më 24 qershor në Inter Expo Center, nën patronazhin e ambasadorit të Republikës së Indisë tek ne zonja Puxha Kapur. Një mik nderi do të jetë Zëvendëspresidentja e Republikës së Bullgarisë zonja Iljana Jotova.

Gjatë gjithë ditës, që të gjithë të cilët tregojnë interes do të kenë mundësi të marrin pjesë në leksionet dhe diskutimet mbi aspekte të ndryshme të traditës mijëvjeçare të jogës dhe ajurvedës. Në dy salla do të zhvillohen praktika, të cilat do të tregojnë shkollat kryesore në jogë, ushtrime për fëmijë, për gra me barrë dhe për njerëz në moshë të avancuar. Ato do t’i tregojnë instruktorë të profilizuar. Në ambientet përpara sallave miqtë do të mund të provojnë specialitete, të përgatitura sipas recetave të ajurvedës, si dhe të njihen me produktet shëndetësore, të prodhuara nga firma me reputacion të mirë. Ngjarja vazhdon deri në orën 18.00, kurse hyrja për të gjithë mysafirët është e lirë.

Shkaku që bota ta njohë jogën si një vlerë e jashtëzakonshme e kulturës njerëzore është në këtë se ajo ofron njohje të thelluara për njeriun dhe vetë-realizimin e tij nëpërmjet praktikave mijëvjeçare për trupin, mendjen dhe intelektin. Njohja e jogës në botë është edhe në saj të faktit se në botën moderne joga praktikohet në masë dhe është e përshtatshme për shoqëritë e ndryshme si një alternativë e mënyrës së jetesës me shumë stres - tregojnë në faqen e internetit të ngjarjes organizatorët nga Fondacioni i Indologjisë “Lindja – Perëndimi”, të cilët punojnë për përgatitjen dhe realizimin e festës, bashkë me Ambasadën e Republikës së Indisë tek ne, Federatën Bullgare të jogës, Asociacionin Bullgar të Jogës, si dhe akoma dhjetëra fondacione dhe klube të jogës tek ne.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sapun i bërë në shtëpi sipas teknologjive të vjetra në fshatin e Mezdrës, Carevec

Carevec po bëhet edhe një herë një vend për ringjalljen e traditave të vjetra. Të shtunën, më 27 prill, fshati i rrethinave të Mezdrës pret edicionin e tretë të Festivalit të Sapunit, i cili paraqet një zakon tipik vendas të transmetuar ndër breza. Për..

botuar më 24-04-27 9.05.PD
Bulqiza ka një potencial të madh turistik

Ndihma bullgare për zhvillimin e turizmit në bashkinë shqiptare të Bulqizës

Një projekt i financuar nga Bullgaria do të rrisë kapacitetet e punonjësve në administratën e Bashkisë së Bulqizës, Shqipëria Lindore, për zhvillimin e turizmit rural dhe malor në rajon, ku banon një pjesë e konsiderueshme e pakicës kombëtare..

botuar më 24-04-26 11.04.PD

Sa do të kushtojë tryeza e Pashkëve për bullgarët këtë vit?

Më thuaj çfarë ke në tavolinë që të të them se çfarë je duke festuar. Kështu, me shaka mund të shikojmë kalendarin bullgar të festave nga e kaluara deri në ditët e sotme. E vërteta është se tryeza ka qenë gjithmonë një element shumë i rëndësishëm i jetës..

botuar më 24-04-26 7.30.PD