Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festa laramane pasurojnë ditët e pushimit në Bullgari

БНР Новини
Foto: BGNES

“Festa e qershisë” tërheq vëmendjen mbi qytetit Kjustendill, rajoni i cili është plotë pemishte qershie. Sipas traditës Instituti i Bujqësisë në qytet do të prezantojë varietete të përshtatshme të qershive si për regjion ashtu edhe për mbarë vendin. Në kuadrin e festës organizohet dhe një ekspozitë-treg të qershive dhe të ëmbëlsirave me qershi, konkurs për qershinë më të madhe dhe për banak më mirë të rregulluar plotë qershi.


Foto: @PlovdivMedievalFestival

“Jeta në qytetin Pllovdiv gjatë Mesjetës” është festa e cila organizohet për herë të parë në parkun “Kodrina Rinore” të qytetit. Afro 120 nxënës do të prezantojnë rregullimin e kampit autentik ushtarak, luftime, zanatet mesjetare, kostume, arma. Miqtë do të shijojnë ushqime dhe pije të përgatitura sipas recetave mesjetare, do të luajnë lojëra mesjetare dhe do të provojnë të ushtrojnë disa prej zanateve të lashta si farkëtimi, poçaria, lëkur punimi, prerja e monedhave, argjendaria etj. Veprimtaria është pjesë e kalendarit kulturor të Bashkisë Pllovdiv për vitin 2018.


Foto: bulgaria-trips-and-tours.com

Me prezantimin e ritit të korrjes së livandës do të fillojë Festa e Livandës, organizuar nga Kompleksi Turistik “Staro Karllovo” dhe Bashkia e qytetit Karllovo. Miqtë do të degustojnë produkte prej livande dhe trëndafili. Interes përbën edhe prodhimi i vajit prej livande.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Është e Premtja e Madhe - një ditë përulësie dhe heshtjeje

Dita e Kryqëzimit të Krishtit është më e trishtuar për komunitetin e krishterë, e vetmja në të cilën nuk shërbehet Liturgjia e Shenjtë. Nuk ka as Kungim të Shenjtë, sepse Vetë Zoti e sakrifikoi veten nëpërmjet vdekjes së Birit të Tij në kryq ...

botuar më 24-05-03 5.45.PD

Çdo i dyti në Bullgari kërkon punë me pagë më të lartë

54% e punëtorëve në vendin tonë thonë se janë në kërkim të një pune të re ndërkohë që janë në pozicionin e tyre aktual dhe arsyeja kryesore për këtë është dëshira për paga më të larta. Këtë e tregon një studim i një kompanie fillestare bullgare që..

botuar më 24-05-02 2.08.MD

Të Enjten e Madhe rijetojmë ditët e fundit tokësore të Shpëtimtarit

Të Enjten e Madhe, të krishterët ortodoksë rijetojnë ditët e fundit të jetës tokësore të Jezu Krishtit dhe kujtojnë vuajtjet, vdekjen dhe varrimin e Tij.Besimtarët nderojnë ngjarjet rreth Darkës së Fundit të Shpëtimtarit me apostujt dhe profecinë e..

botuar më 24-05-02 11.31.PD