Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festë e Kinemasë Bullgare në Romë

Shtëpia e Kinemasë në kryeqytetin italian Romë herën e 11-të me radhë do të jetë mikpritëse e Festës së Kinemasë Bullgare. Me këtë aktivitet, i cili do të mbahet nga 28 qershor deri më 1 korrik do të mbyllet zyrtarisht kalendari kulturor i Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së.

Sipas traditës do të asistojnë delegacione kulturore, regjisorë, artistë, autorë të filmave të përfshirë në program. Festivali do të hapet me filmin “Kodrinë” sipas romanit të shkrimtarit Milen Ruskov. Ky film me regjisor Viktor Bozhinov, u dallua me çmimin për film më të mirë në Konkursin Ballkanik të edicionit të 22-të Sofia Film Fest. Programi përfshin disa prej filmave më interesant xhiruar vitin e kaluar. Një vend special zënë filmat e frymëzuara nga veprat e shkrimtarit modern bullgar me popullaritet në Itali – Georgi Gospdinov. Filmi omnibus “8 minuta e 19 sekonda” mbledh gjashtë histori të tij të shkurtra. Festa do të mbyllet me filmin “Drejtime” me regjisor Stefan Komandarev. Ky film ishte pjesë e seleksionit special në kategorinë “Shikim i veçantë” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmave në Kan gjatë vitit 2017.

Festa e Kinemasë Bullgare në Romë organizohet nga Instituti Kulturor Bullgar në qytet me ndihmën e Ministrisë së Kulturës së Republikës së Bullgarisë dhe Qendrës Kombëtare të Filmave.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lutierët bullgarë po imponojnë instrumentet e tyre në Amerikë me cilësi dhe besueshmëri

Në vitet e para të demokracisë, një familje nga Plovdivi u shpërngul në Çikago për të krijuar një biznes që lidhet me ndjesinë  më të rafinuar që përcillet jo vetëm  te gishta t , por edhe te shpirt i njerëzor. Sepse të jesh një lutier..

botuar më 24-04-14 11.30.PD

Arti nga Antikiteti deri në periudhën e hershme moderne mbledh studiues nga Ballkani në Sofje

Nga data 11 deri më 13 prill në Sofje do të mbahet konferenca tradicionale shkencore ndërkombëtare “Lexime të studiuesve të arteve”, moduli “Arti i Vjetër”. Qëllimi i forumit, i organizuar nga Instituti për Studimin e Arteve pranë Akademisë Bullgare..

botuar më 24-04-11 6.30.PD

Ilustrimi bashkëkohor është "zemra" e stendës bullgare në Panairin e Librit për Fëmijë në Bolonja

Më 8 prill, fillon Panairi i 61-të Ndërkombëtar i Librit për Fëmijë në Bolonja .  Eventi më i madh ndërkombëtar i letërsisë për fëmijë këtë vit do të zgjasë deri më 11 prill dhe Bullgaria prezantohet për herë të parë me një stendë të veçantë tematike..

botuar më 24-04-08 7.30.PD