Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mediat bullgare në Serbi do të marrin financim më të madh

Presidentët Radev dhe Vuçiç në Dimitrovgrad të Serbisë
Foto: BGNES

Nëntë media bullgare do të marrin nga shteti serb financim tri herë më të madh sesa ka qenë ai i deritanishëm – 535 mijë euro. Këtë e deklaroi Presidenti Rumen Radev në brifingun e përbashkët me homologun e tij serb Aleksandër Vuçiç pas takimit të tyre me përfaqësues të minoritetit bullgar në qytetin e Dimitrovgradit të Serbisë.

Për sa i përket arsimit në gjuhën bullgare Radevi tha se për herë të parë pas 30 vitesh vitin e kaluar ishin botuar të gjitha librat mësimore në gjuhën bullgare për arsimin e mesëm.

Problemi më i rëndë mbetet shpopullimi i vendbanimeve në Serbi, ku jetojnë njerëz me prejardhje bullgare, tha Radevi dhe saktësoi se është hartuar një plan për zhvillimin e infrastrukturës në pjesën lindore të shtetit, afër kufirit me Bullgarinë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Marija Sharkova

Një spital privat me struktura pediatrike do të përkeqësojë problemin e personelit

Vendimi për krijimin e një spitali privat për fëmijë, i cili u anulua mbrëmë, u mor në kushtet e një ndërprerjeje informacioni, tha për BNR avokatja Marija Sharkova, anëtare e Këshillit Publik për Krijimin e Spitalit Kombëtar të..

botuar më 24-05-02 3.07.MD

Fëmijët lyejnë vezët e Pashkëve për bamirësi

Të Enjten e Madhe, Mitropolia e Sofjes organizon lyerjen tradicionale të vezëve të Pashkëve për fëmijët e shkollave dhe kopshteve të kryeqytetit në sheshin “Shën e Diela”. Festa do të vazhdojë me një procesion litanie drejt kishës “Shën Sofija”...

botuar më 24-05-02 11.56.PD

Kabineti teknik anuloi vendimin për ndërtimin e një spitali privat

Këshilli i Ministrave anuloi vendimin për krijimin e spitalit të përgjithshëm privat “Mama dhe unë” në Sofje, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Kjo ndodhi pasi kryeministri në detyrë Dimitar Glavçev urdhëroi që vendimi të revokohet. Ai do të..

botuar më 24-05-02 8.44.PD