Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Viktor Orban e përkrah pozitën e kryeministrit bullgar për mbylljen e menjëhershme të kufijve të jashtëm të BE-së

Foto: arkiv

Kryeministri Bojko Borisov e njohu homologun e tij hungarez me pozitën e vet, të cilën do ta prezantojë në takimin e punës në Bruksel të dielën për çështjet e migracionit dhe ofrimit të azilit.

Gjatë bisedës së tyre telefonike Borisovi ka deklaruar se Bullgaria si vend “i vijës së parë”, bashkë me Greqinë, Italinë e Spanjën nuk mund të pranojë pozitën për kthimin e migrantëve, të cilët tashmë ndodhen në Evropë, në shtet ku është bërë regjistrimi i tyre i parë në territorin e Evropës.

Borisovi ka thënë se do të insistojë për një analizë të hollësishme të flukseve të refugjatëve, të cilët mbërrijnë në Evropë. Në të duhet të përcaktohen saktësisht cilët janë ata që në të vërtetë kanë nevojë për strehim dhe cilët vijë në Kontinentin e Vjetër për arsye ekonomike.

Orbani e ka bindur Borisovin se e përkrahë plotësisht pozitën e tij për mbylljen e menjëhershme të kufijve të jashtme të Bashkimit Evropian. Ai ka pohuar se për sa i përket ripranimit të refugjatëve, Hungaria dhe shtetet e tjera të Katërshes së Vishegradit vazhdojnë të jenë “kundër”.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një peshkaqen doli në plazhin e Burgasit

Një peshkaqen i vogël i Detit të Zi me një gjatësi rreth 90 cm doli nga ujërat e detit në plazhin e Burgasit. Ai u pa para një prej objekteve në Plazhin e Veriut dhe u kthye menjëherë në det, njoftoi BNT. Peshkaqenët e Detit të Zi janë të padëmshëm,..

botuar më 24-05-01 5.49.MD

Në Bullgari punohet më pak jashtë orarit në krahasim me vendet e tjera të BE-së

Bullgaria është vendi në BE me më pak orë shtesë pune, sipas të dhënave të Eurostat të publikuara me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës. Në vendin tonë, përqindja e punonjësve që kryejnë punë shtesë në vendin e tyre kryesor të punës, përkatësisht,..

botuar më 24-05-01 5.07.MD

Trafik i rënduar në kufirin me Greqinë

Intensiv është qarkullimi në pikën kufitare me Greqinë “Kulata-Promahon” në ditën e parë të serisë së festave, njofton korrespondentja e BNR, Keti Trençeva. Në të dy drejtimet – për në Greqi dhe për në Bullgari, ka më shumë makina pasagjerësh. Kalimi..

botuar më 24-05-01 1.08.MD